Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkesë GJKKO-së për të shpallur të pavlefshme hetimet: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj kërkesë GJKKO-së për të shpallur të pavlefshme hetimet: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
KronikeLajmi i fundit

Veliaj kërkesë GJKKO-së për të shpallur të pavlefshme hetimet: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Published: August 18, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Në kërkesën e tij, Veliaj rendit të gjitha shkeljet e bëra nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij, si dhe argumenton të gjitha arsyet pse hetimet e deritanishme duhet të shpallen të pavlefshme.

Lidhur me hetimin ndaj tij, në kërkesën e zgjeruar drejtuar GJKKO-së, kryebashkiaku Veliaj konstaton se:

- Publicitet -

• Hetimi i çështjes nga një shtetas që nuk ka pasur kurrë statusin ligjor të prokurorit, pra një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas legjislacionit shqiptar;

• Ushtrimi i ndjekjes penale nga një person në konflikt të pastër interesi me subjektin e hetimit;

• Përdorimi i një kallëzimi penal të falsifikuar si bazë për nisjen e hetimeve, pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit;

• Kryerja e veprimeve hetimore pa regjistrim të procedimit penal, për të shmangur afatet, kontrollin gjyqësor dhe kufizimet ligjore;

• Tejkalimi i afateve hetimore përmes fshehjes së statusit të personit nën hetim;

• Sekuestrimi dhe përdorimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate dhe leximi i korrespondencave private në mungesë të çdo baze e autorizimi ligjor;

• Cenimi i së drejtës për mbrojtje efektive, përmes refuzimit të kohës së nevojshme për njohje me aktet;

• Përdorimi i ekspertëve të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet e paanshmërisë;

• “Fraksionimi” i çështjes si një mjet për të cenuar të drejtën për mbrojtje dhe sigurinë juridike;

Përdorimi i medias si zgjatim i akuzës, përmes rrjedhjeve të qëllimshme, manipulimit të opinionit publik dhe mosveprimit institucional kur sekreti hetimor rrjedh në publik.

Kërkesa me 77 faqe, e cila është depozituar tashmë në GJKKO, dokumenton me prova shkeljet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, për shkak të të cilave Veliaj kërkon pavlefshmërinë e hetimeve të kryera ndaj tij, dhe rikthimin e ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe paanësisë së hetimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • ILIR says:
    August 18, 2025 at 12:13 pm

    Veliaj mjafton te gjykohej per ndotjen ne Tirane e ardhur nga moszbatimi i ligjit te menaxhimit te mbetjeve,inceneratorin inekzistent, dhenien e lejeve te ndertimit ne kundershtim me ligjin e urbanistikes,abuzimin me listepagesat e fryra dhe abuzive,me njerez qe paguhen ne Bashki dhe nuk punojne aty,deri ne pagesat e gazetareve etj…..etj Mjafton te kontrollohen praktikat e lejeve te ndertimit per financimet publike,apo dhe te kontrollohet fushata e fameshme e gjelberimit,numri i pemeve dhe cmimi i blerjes se tyre.Me aq peme sa ka deklaruar ai do te ishte krijuar nje pyll i tere……

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 18, 2025 at 12:32 pm

    Arrestimi pas një letre ANONIME,pa prova konkrete të forta,cilat i jan shtuar në burg prej busedave telefonike me gruan dhe policin,Është kulmi i thyerjes ligjore të një PREKURORIE SPECIALE TË TIPIT UDB,Sikurse Ajo e Hagës që mban në burg A.Thaçin me shokët e tij,me dëshmotar të rrem.
    Dhe kjo ndodh për KryeBashkiakun më të mirë në Shqipëri e më gjërë pas 54 javësh protesta në Bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e saj & mandej zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025.!
    Shyqyr që 60 % e popullit i kuptoi marrzit e Non Gratës fatkeqsi Kombëtare 35 vjeçare.
    Arrestimi i Erionit dhe të ILIR METËS pa qepur më par dosjen dhe mos gjykimin e tyre mbi 10 muaj tregon se AGRESIVITETI NDAJ TË MAJTËVE NË SHQIPËRI ËSHTË SHUMË I LARTË,Duke e çuar raportin në 100/1,kur edhe Saliani i videos Babale doli para kohe.!
    Konkluzioni është i bërë 100 %:
    ● Drejtësinë e komandon Saliu që nga 1992 me SHEFE PERSONELI ARGITA SALI MALLTEZI(BERISHA).
    ● Ata që thon se Drejtësinë e komandon KM E.Rama,përfshi Saliun që i poshtëron çdo ditë me libër shpie jan LEGEN.!
    RROFTË MBRETI,POSHTË MBRETI.!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 18, 2025 at 12:36 pm

    Arrestimi pas një letre ANONIME,pa prova konkrete të forta,cilat i jan shtuar në burg prej bisedave telefonike me gruan dhe policin,Është kulmi i thyerjes ligjore të një PREKURORIE SPECIALE TË TIPIT UDB,Sikurse Ajo e Hagës që mban në burg A.Thaçin me shokët e tij,me dëshmitar të rrem.
    Dhe kjo ndodh për KryeBashkiakun më të mirë në Shqipëri e më gjërë pas 54 javësh protesta në Bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e saj & mandej zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025.!
    Shyqyr që 60 % e popullit i kuptoi marrzit e Non Gratës fatkeqsi Kombëtare 35 vjeçare.
    Arrestimi i Erionit dhe të ILIR METËS pa qepur më par dosjen me FAKTE dhe mos gjykimin e tyre mbi 10 muaj tregon se AGRESIVITETI NDAJ TË MAJTËVE NË SHQIPËRI ËSHTË SHUMË I LARTË,pra POLITIKË,Duke e çuar raportin në 100/1,kur edhe Saliani i videos Babale doli para kohe.!
    Konkluzioni është i bërë 100 %:
    ● Drejtësinë e komandon Saliu që nga 1992 me SHEFE PERSONELI ARGITA SALI MALLTEZI(BERISHA).
    ● Ata që thon se Drejtësinë e komandon KM E.Rama,përfshi Saliun që i poshtëron çdo ditë me libër shpie jan LEGEN.!
    RROFTË MBRETI,POSHTË MBRETI.!

    Reply
    • ¿? says:
      August 18, 2025 at 3:08 pm

      Ore Trap Lalaj akoma nuk e ke mare vesh ti qe Lali Dhjerin e mban ne burg Edvin Beqir Rama? Te pjerdhsha trute.
      Shume FLM DITA!

      Reply
  • SPAK says:
    August 18, 2025 at 1:14 pm

    Rama duhet ta shkrije SPAK pavaresisht nga pasojat! Te largohen Dado dhe Bano! Te krijohen ligje te reja! Parlamenti te kontrolloje Gjyqesorin! Kjo per arsyen se vettingu u be nga Saliu!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 18, 2025 at 1:52 pm

    Sikur vetem skema e tanxhenteve,te perfitimit nga trojet dhe lejet e ndertimit indirekt npm,OJQ ve e vertetuar nga hetimet dhe e kapur me presh ne dollap,e plas brenda Puneshumtin, e ndermadhin.Do perfitonte shume ulje denimi po te bashkepunonte me drejtesine,.Ate listen e botuesve dhe gazetareve qe paguheshin nga Bashkia,se u cane te shkretet!Kane hall se u del emri,se jane te gjithe me vila ,me resorte ne bregdet.

    Reply
  • Matrapazi says:
    August 18, 2025 at 5:42 pm

    Hajde fiq, fiq… Me qillo… Matrapazllëku eshte zanati im i vetem. Sa për 77 faqet drejtuar gjkko-së, ato mi kanë shkruar ca servila qe me vardiseshin kur isha hypur majë fikut.

    Reply
  • uzina fitorja says:
    August 19, 2025 at 6:14 am

    Ik ore derdimen je ne shenjester te amerikaneve nuk te shpeton as zoti.dorrezo leket dhe vazhdo burgun

    Reply
  • Taraboshi. says:
    August 19, 2025 at 11:13 am

    .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?