Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkesë KB: Dua të jem i pranishëm në mbledhje, mungesa nuk është pasojë e vullnetit tim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj kërkesë KB: Dua të jem i pranishëm në mbledhje, mungesa nuk është pasojë e vullnetit tim
Lajmi i funditPolitike

Veliaj kërkesë KB: Dua të jem i pranishëm në mbledhje, mungesa nuk është pasojë e vullnetit tim

Published: September 19, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra.

Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj sqaron se mungesa nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. “Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj.

- Publicitet -

Sipas Veliajt, kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës.

Teksti i plotë i letrës drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,

Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.

Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.

Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.

E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • SPAK says:
    September 19, 2025 at 2:06 pm

    O Erion nuk them se je fajtorpor me gjithe respektin kariera tende politike ka marre fund! Nuk te mbeshtet me njeri edhe sikur te dalesh i pafajshem nga gjykata! Arrite deri aty sa u diskutuan edhe te brendshmet e gruas tendE!

    Reply
  • Davvero says:
    September 19, 2025 at 2:35 pm

    Duke krijuar precedemt të rrezikshëm për demokracinë vendore thotë…po beleri si tu duk zotrote?!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 19, 2025 at 2:40 pm

    Veliu thote Nuk kam vjedhur.Akuza thoteJane 13 procese vjedhje te Provuar me dokumenta dhe me deshmitare.
    Ky veliu kerkon te gjykohet ne liri si kryetar Bashkie,Akuza thote ky eshte i rrezikshem,prish provat.
    Edi Rama e ka shkarkuar,I ka gjetur edhe zevensusen,.Edhe keshili bashkiak ka firmosur shkarkimin,ky Veliu fshihet prapa gishtit,do te mbulloje diellin me shoshe,se shkaktar nuk eshte Partia Socialiste,Kryetari i PS dhe keshilli bashkiak.
    PO TA DONIN KAQ SHUME NUK E KISHIN SHKARKUAR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Ay says:
    September 19, 2025 at 2:47 pm

    Ti se pranon po Partia jote te shkarkon! Ka ndodhur dhe para nja 40 vjetesh vetem se ai burri qe e denoi Partia e vete atehere ishte Burre me bole hekuri kurse ti je thjeshte bure kurve.

    Reply
  • revolucioni ha bijte e vet says:
    September 19, 2025 at 3:05 pm

    Se shpejti perplasja pashmangshme koke me koke mes Lali Erit e Ed Rames, nuk dorezohet lehte djali i Shqipes.
    (nuk keni pare gje akoma)

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 19, 2025 at 6:32 pm

    VO:
    -Erion Veliaj duhet të dëgjohet në Këshillë,Është e drejtë e tij.Edhe në kohën e Hoxhës dëgjohej i akuzuari me JETË.!
    -E.Veliaj nuk duhet të shkarkohet se nuk shkoi në detyrë 3 muaj ME DASHJEN E TIJ,POR TË IZOLIMIT NGA P/OLSI E GJ/DADO,PA FAKTE BINDËSE,POR DUKE I GJETUR ATO NË IZOLIM,Kur Olsi është në konflikt INTERESI.!
    -E.Veliaj u arrestua politikisht pas një LETRE ANONIME e bërë nga BERISHISTËT E SPAK,GJKKO DHE TË SHQUP,TË TIPIT BABALE,pas 54 javësh protesta te beshkia me qëllim që të merrej Bashkua në zgjedhjet 11 Majit 25.!
    -Po veprohet me DY STANDARTE,pasi TERROSTI GREK FREDI BELERI NUK MORI DETYRËN DERISA U MBYLLLN TË GJITHA PROÇEDET GJYQSORE.!
    -E.VeLiaj u arrestua për FUSTANET E ARIOLËS DUKE FRYRË TEJ MASE SHIFRAT SIPAS DIXHITALBI BERISHISTE.
    -KM E.Rama të KOMANDOI NË BASHKI DREJTUSIN POLITIKË DERI NË MBARIMIN E PROÇESEVE GJYQSIRE.!
    -E.Rama të mos bëj GABIMIN E 2 SI ME SAIMIR TAHIRIN,KU NË VËND QË TË DËNOEJ SALIU NGA DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92- QË LIGJËROI DROGËN E LAZARATI,U DËNUA ST QË E SHKULI ATË.PRA,KJO ISHTE HAKMARRJE SALISTE,PASI ME DROGËN E LAZARATIT DO TË KISHTE SIGURUAE 2 FISHIN E 70 PRONAVE AKTUALISHT NË SHQIPËRI DHE EUROPË,ME SHITJET NË GROPË TË 19 KULLAVE TE KL.PARTIZANI.!
    DREJTËSIA NË SHQIPËRI PO KTHEHET NË FATKESI KOMBËTARE NR.1(NR.2 SALI BERISHA).

    Reply
    • ¿? says:
      September 19, 2025 at 6:54 pm

      KApterr Ethemi, po sa i qut je mer kodosh, Edvin Rama po perdor drejtesine e Saliut qe te denoje shoket e vet. Hajde inteligjence Ethemiane, hajde. E ç’na duhet ne inteligjenca artificiale kur kemi Inteligjence kapteriane – ETHEMIANE?

      Reply
  • Sulo Palla says:
    September 19, 2025 at 9:27 pm

    Nuk perben asnje rrezik qe ne mbledhjen e keshillit te jete personi qe diskutohet. Nuk akuzohet per terrorist, vrases apo ndonje veper te tille.Plotesisht e drejte e tij qe te jete i pranishem ne mbledhjen qe anullon 165 mije vota qe ka marre.Olsi Dado mund te jete i vetmi qe ka frike.

    Reply
  • capi says:
    September 19, 2025 at 10:01 pm

    Ky ka kaluar ne depresion se nuk po mbjell ndonje peme aty ne burg ku eshte. Gjithandej beton, se mos vetem aty, eshte bere gjithe shqiperia. Po kush hyne ne burg ne menyre te vullnetshme, di ndonje rast?

    Po nuk je dhe shume pa faj. Te ishte Taku spurdhjaku do thoshte se sistemi juridik anglo-sakson funksionon me precedent, jo me kode. Dhe precedent kemi Sali ngordhjen, qe shoket e partise tende ne parlament ja justifikuan mungesen si te pavullnetshme, nuk ja hoqen mandatin dhe ja paguan rrogen koker me koker.

    Keq e ke nuk di nga te ruhesh. Po mbyll gojen, bej ate vit qe te ka ngelur, dhe mos e perserit heren tjeter.

    Reply
  • Për këtë veprim! says:
    September 20, 2025 at 5:00 am

    Problemi kryesor z. Veliaj është që të mos kthehet në problem të PS-së. E dimë se çfarë juristësh të politizuar kemi, përderisa bëjnë veprime selektive. Ndaj PS-së janë në sulm dhe ndaj PD-së sikur kanë frikë se mos i qëllon ndonjëri “prapa ferrave”. Kjo është arsyeja që nuk duhet të bësh veprime për të marrë zvarë të tjerët. Ktheje çështjen në çështje personale dhe përballu me juristët akuzues. Fitoje betejën me ata dhe po fitove, do të dalësh shumë herë më i fuqishëm politikisht. Respekti fitohet në sinqeritet dhe jo në manovra. Nuk është interesi i jot të bësh veprime politike kur problemi është juridik. PS-ja është e detyruar që të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, përndryshe opozita do të akuzojë për shkelje të ligjeve të vendosura më parë.

    Reply
  • demo says:
    September 20, 2025 at 5:23 am

    Mbajeni o shoke se ka filluar vajin Sali Berisha.Po vajton Erion Veliajn per te drejtat e njeriut.Po trajtohet si ne burgjet Enveriste-thote ky demagog.154 dite me radhe hodhi bomba molotov,gure e tulla,tabela,parrulla ne dere te Bashkise Tirane kunder Lali Erit.Aq bomba,rraketa,drone,gjyle nuk jane hedhur ne Ukraine per tre vjet.Per ta vrare,jo per ta burgosur.
    Sot qe e sheh me pranga e ka leshuar zemra Berishen,qe nuk u mallengjye as kur dogji Shqiprine ne 97,as kur vrau Aze Hajdarin,as kur cdarrosi Hsaklajt,u prishi kullen dhe varret.U be si Leke Dukagjini qe shkulte floket,corri faqet,vu piskamen,kur vdiq Skenderbeu.25 vjet me radhe Dukagjint here aleate me turqit,here me Venetikun nuk lane kurth,prite,ceta cubash pa i vervitur Skenderbeut.Aq sa nje turme cubash qe u kapen ne Krrabe deklaruan para Skenderbeut,qe na ka derguar Leke Dukagjini.Historia nuk ka shenuar as te shoqen,as te birin,as bashkeluftetaret,por pikerisht Faqeziun Leke Dukagjini qe vu gjemen per Skenderbeun.Dhe pikerisht andej nga Lugu Zi i Tropojes e kane pasur shpellen qe te dy.

    Reply
  • sinqeritet pushtetar says:
    September 20, 2025 at 6:34 am

    Me te lumte or “demo” sa shpejt i kap ca gjera! (..prandaj e ka burgos dhe Rama ate Veline, per ta bere te qaje Saline …)

    Reply
  • Njeri gozhdes tjetri patkoit says:
    September 20, 2025 at 8:15 am

    Pyes : ne cilen pike gabon Ethem Lalaj ne ato qe thote ???????

    Reply
  • Edi says:
    September 20, 2025 at 8:33 am

    Veliaj akuzohet per vjedhje bashke me grusn
    Ka edhe prova

    Reply
  • Edi says:
    September 20, 2025 at 8:34 am

    Tahiri u denua per bashkepunim me narkos

    Reply
  • Edi says:
    September 20, 2025 at 8:35 am

    Saliun nuk e denon Rama sepse nuk Eshte gjykates

    Reply
  • Edi says:
    September 20, 2025 at 8:36 am

    Ethemi nuk Eshte obiektiv
    Eshte tifoz

    Reply
  • MH says:
    September 20, 2025 at 9:50 am

    pergjigje pyetjes gozhdes e patkoit – Ethemja perdite shkruan per Drejtesi te tredhur nga Saliu. Se Drejtesia eshte Fatkeqesi Kombetare.
    Nese keto nuk te duken gafa, atehere prano verdiktin e Ethemes se Saliu paska tredhur e perdredhur dhe Edi Ramen qe krekoset e mburret se eshte ai babloku i kesaj Drejtesise tredhur nga Saliu sipas hulumtimeve te ekspertit tredhjeve Ethem Lalajt.

    Reply
  • Fshatari says:
    September 20, 2025 at 12:13 pm

    Po shko mor lali ,shko pe te lane ,keshilli nuk te pengon.Pse i drejtohesh keshillit ,apo qe ata mos mblidhen pa qene ti.E eeee po kete se beseoj se do ta pranojne ata

    Reply
  • Humoristi says:
    September 20, 2025 at 3:19 pm

    Lali te fiqve ju rrit menja shume.Edhe nga byrgu lakmon vendin e sulltanpiktorit me 83 vota ne parlament!?Si Kyrti i Kosoves,Gjyshi i Vicitolit,edhe lali i fiqve te tiranes jane ne proteste!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?