Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet e lira për infermierë, laborantë e mami në spitale dhe poliklinika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendet e lira për infermierë, laborantë e mami në spitale dhe poliklinika
AktualitetShoqëri

Vendet e lira për infermierë, laborantë e mami në spitale dhe poliklinika

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Strukturat shëndetësore publike të të gjitha niveleve në vend vijojnë të kenë me qindra vende të lira për punonjës të shkencave mjekësore teknike. Pjesa dërrmuese e nevojave të raportuara janë për infermierë, mami, si dhe laborantë, kryesisht pranë qendrave shëndetësore dhe strukturave spitalore në rrethe. Pas vlerësimit të bërë në të gjitha strukturat mjekësore që mbulojnë të katër rajonet, Rajoni i Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka konfirmuar të gjitha vendet e lira të punës për specialistë të profileve infermieri, teknik laboratori apo imazherie, mami, logopedi dhe fizioterapi në të gjithë vendin.

Qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet e Qarkut të Elbasanit dhe të Tiranës kanë edhe më shumë kërkesa për punësim në radhët e këtyre specialistëve të shkencave mjekësore teknike. Teksa me dhjetëra vendet e lira janë edhe në strukturat mjekësore publike të dy qarqeve të tjera, Vlorës dhe të Shkodrës. Në vijim të shkrimit gjeni të plota tabelat e vendeve të lira për punësimet e reja që do të realizohen në secilin rajon përgjatë muajit tetor.

Autoritetet e dikasterit të shëndetësisë bëjnë me dije se edhe për këtë muaj, shumë prej të punësuarve që do zgjidhen nga listat e pritjes për këto vende të lira do të mund të marrin kontratën definitive të punës, ndërsa një pjesë tjetër më e vogël do të jenë të punësuar provizor, sipas nevojave të shpallura nga qendrat shëndetësore, poliklinikat, apo edhe strukturat spitalore. Për vendet provizore, bëhet e ditur se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues teknik i shkencave mjekësore në profilet përkatëse, kandidati kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit të punësimit të infermierëve.

- Publicitet -

Sikundër ka ndodhur edhe në fazat e mëparshme, punësimet e reja për këto vende të lira do të bëhen me profesionistët që janë aktualisht në listën e pritjes të shpallur nga aplikimet që bëhen nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë. Në këto kushte, të gjithë fituesit e portalit të shpallur në fazat e mëhershme të aplikimeve dhe që aktualisht janë në listëpritje, do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurrimet që do të zhvillohen sërish gjatë muajve në vijim. Më tej, kandidatët që janë në listëpritje ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Për vendet e lira të punës në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor, kandidati njoftohet nga Komisioni i Vlerësimit të drejtorisë rajonale në varësi të cilës është vendi vakant.

Prej afro katër vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore bëhen nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermier për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit).

Pas një viti, portali i punësimit është hapur sërish, çka do të thotë se të gjithë kandidatët e diplomuar në këto profile mjekësore dhe që kanë siguruar lejen e ushtrimit të profesionit mund të regjistrohen për të qenë pjesë e garës vendet e lira të punës. Aplikimet e reja për punësimet nëpërmjet portalit do të jenë të hapura deri në datën 14 tetor, ku çdo kandidat duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të përcaktuara për konkurrimin e fazës së parë.

Aplikimi do të kryhet në platformën online “Infermier për Shqipërinë”. Një kopje të dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku kandidati zgjedh të aplikojë. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre njësi vendore të kujdesit shëndetësor. Sipas skemës së përcaktuar në fazën e parë të aplikimit me dosje kandidati vlerësohet rreth arsimimit të kryer, përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën. Për fazën e parë të aplikimit sigurohen deri në 30 pikë.

Në përfundim të aplikimeve të fazës së parë do të bëhet shqyrtimi i të gjitha aplikimeve, dhe në vijim do të shpallet edhe lista zyrtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të vijuar konkurrimet e fazës së dytë. Pjesë e fazës së dytë që është “Testimi i informatizuar”, do të mund të bëhen vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, dhe nëpërmjet testimit çdo kandidat mund të sigurojë deri në 70 pikë. Testi përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe pjesa e dytë që përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitet.

LISTAT: 

Elbasani

Shkoder

Tirane

Vlore

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?