Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet vakante për oficerët e sigurisë në shkolla, kushtet e punësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendet vakante për oficerët e sigurisë në shkolla, kushtet e punësimit
AktualitetShoqëri

Vendet vakante për oficerët e sigurisë në shkolla, kushtet e punësimit

Published: October 10, 2022
Shpërndaje
????????????????????????????????????

Zgjerohet numri i shkollave në të cilat do të bëhet i mundur ofrimi i shërbimit të oficerit të sigurisë, punonjës ky që do të ndihmojë në parandalimin e dukurive negative, si brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës. Lufta kundër dukurive të tilla, si: episode të dhunës, përdorimi i drogave dhe substancave abuzive, dukuria e bullizmit, siguria fizike në shkolla, janë prioritet i punonjësve të rinj të shkollave që ushtrojnë detyrën e oficerit të sigurisë. Ky punonjës do të monitorojë mjedisin e shkollës në mënyrë të vazhdueshme për të shmangur këto fenomene negative. Autoritetet e arsimit sqarojnë se ky pozicion i ri pune në shkollë, merr rol të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe komunitetin.

Konkurrimi për vendet vakante të këtij profili në shkollat publike të arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe shkollave të mesme ka nisur tashmë. Çdo kandidat që plotëson kushtet e përcaktuara mund të konkurrojë për këto vende të lira. Konkurrimi do të bëhet në dy faza, e para që ka të bëjë me aplikimin me dosje, si dhe e dyta që është intervista e strukturuar që çdo kandidat do të duhet të zhvillojë pranë komisionit të ekspertëve në përbërje të cilit janë pesë persona, dy nga MAS, dy ekspertë të tjerë nga Ministria e Brendëshme, si dhe 1 psikolog.

Kriteret e konkurrimit

- Publicitet -

Autoritetet e dikasterit të Arsimit kanë shpallur kriteret që duhet të përmbushë çdo kandidat që do të garojë për këto vende të lira pune. Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë: të jetë shtetas shqiptar, të ketë zotësi për të vepruar, të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale, si dhe të mos ketë marrë masë disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë. Kriter i veçantë aplikimi është edhe kushti që kandidati duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë, ose diplomë të barazvlefshme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale dhe të drejtësisë. Në vijim të shkrimit do të gjeni edhe dosjen e plotë të dokumenteve që duhet të dorëzoni në fazën e parë të konkurrimit.

Pranimi i dosjes së aplikimeve do të bëhet deri në datën 17 tetor. Sipas procedurës së konfirmuar, dosja e dokumenteve mund të dorëzohet në dy rrugë, ose me postë zyrtare në adresë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ose edhe vetë dorazi pranë ambienteve të këtij institucioni.

Pasi të bëhet verifikimi paraprak i dosjes së depozituar nga çdo kandidat, do të shpallet edhe lista zyrtare e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e detyrueshme për të vijuar fazën pasuese të konkurrimit. Në datën 26 tetor do të shpallet edhe lista e finale e kandidatëve të kualifkuar për fazën e dytë që është ajo e zhvillimit të intervistës.

Faza e dytë e konkurrimit\Intervista

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista do të përfshijë dijet rreth njohurive të legjislacionit përkatës që ka të bëjë me ligjin për sistemin arsimor në vend, manualin për policimin në komunitet, broshurat informuese (për mësues, nxënës dhe prindër) rreth rolit të oficerit të sigurisë në shkolla, si dhe kodit të etikës së mësuesve të arsimit parauniversitar publik dhe privat.

Në këto kushte, çdo kandidat që është kualifikuar nga faza e parë, gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohet rreth njohurive, aftësive, si dhe kompetencës në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për këtë pozicion, eksperiencën e tyre të mëparëshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Renditja finale për dy fazat e konkurrimit do të bëhet në datën 2 nëntor. Lista e kandidatëve fitues i përcillet Akademisë së Sigurisë për Trajnimin dhe Certifikimin e tyre brenda datës 3 nëntor. Në përfundim të trajnimit që çdo kandidat do të zhvillojë, Akademia realizon edhe testimin përkatës. Në këtë testim marrin pjesë kandidatët e trajnuar . Për çdo kandidat që kalon këtë testim, Akademia bën certifikimin e tyre. Lista zyrtare e kandidatëve që përfundojnë me sukses këtë testim dhe marrin certifikimin përkatës i përcillet MAS, e cila vijon më pas me zyrtarizimin e procedurave të punësimit të tyre.

Detyrat kryesore të oficerit të sigurisë në shkollë

Çdo punonjës i këtij profili monitoron mjedisin e shkollës në mënyrë të vazhdueshme, rreth të situatave të dyshimta, hyrjes së personave të paautorizuar apo cenimit të pronës së shkollës, ofron një prani të dukshme dhe të aksesueshme brenda shkollave dhe më gjerë në komunitet, punon me shkollat për përmirësimin e nivelit të ndërgjegjësimit për problematika si: përdorimi i drogës, bullizmi, siguria në internet, pasoja e dhunës dhe krimit. Oficeri i sigurisë parandalon dhe menaxhon rastet emergjente dhe të dhunës në shkollë, merr pjesë në takimet me prindër dhe në takime periodike të stafit pedagogjik të shkollës për evidentimin e problematikave dhe diskutimin e zgjidhjeve për sigurinë në shkollë, sa herë

kërkohet nga drejtori i shkollës, bashkëpunon me drejtorinë e shkollës dhe stafin pedagogjik, për të garantuar dhe krijuar një mjedis të sigurt në shkollë. Gjithashtu ai ndërvepron me drejtorinë e shkollës dhe me stafin e saj duke ndërhyrë dhe parandaluar në rastet e thyerjes së disiplinës, menaxhimit të krizave dhe në rastet e emergjencave, krijon një plan sigurie të shkollës, duke përcaktuar risqet e mundshme, daljet emergjente dhe duke minimizuar burimet e aksidenteve, si dhe bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe shërben si ndërlidhës mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit, me qëllim parandalimin e veprave kriminale. Oficeri i sigurisë evidenton situatat e parregullta të rendit dhe të sigurisë publike, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës, dhe njofton oficerin e policimit në komunitet, shërben si oficer raportues dhe menaxhues, i situatave, të cilat mund të paraqesin një rrezikshmëri në mjediset e shkollës, bashkëpunon dhe ndërmjetëson me punonjësin e shërbimit psikosocial në situata konfliktuale brenda mjediseve të shkollës, u ofron prindërve asistencë për zgjidhjen e situatave të ndryshme dhe për menaxhimin e konflikteve. Në vijim oficeri i sigurisë realizon takime informuese me nxënësit, stafin pedagogjik dhe prindërit, për rastet që paraqesin rrezikshmëri shoqërore, me qëllim që të rris ndërgjegjësimin qytetar, harton raporte javore, vjetore dhe të situatës/incidentit të cilat do t’ia dërgojë Zyrës për Koordinimin dhe Monitorimin. Ai raporton në mënyrë periodike pranë autoriteteve përgjegjëse (Njësive Arsimore Vendore, Zyrës së Koordinimit dhe Monitorimit pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë), sipas formateve të miratuara të raportimit, zhvillon kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve, vetëm në raste emergjente ose me vendim nga drejtoria e shkollave.

Dosja e dokumenteve që duhen për konkurrim:

  • Jetëshkrim i plotësuar (CV-Curriculum Vitae) në përputhje me formatin Europass (adresa e emailit është e detyrueshme).
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor). Për diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara, jashtë Republikës së Shqipërisë, të përcillet Vërtetimi i Njohjes dhe Njehsimit të Diplomës/Certifikatës, të lëshuara nga strukturat përgjegjëse përkatëse (i detyrueshëm).
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID) (i detyrueshëm).
  • Vërtetim mjeko-ligjor (i detyrueshëm).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore (i detyrueshëm).
  • Vërtetim i lëshuar nga gjykata (i detyrueshëm).
  • Vërtetim i lëshuar nga prokuroria (i detyrueshëm).
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Vlerësime dhe rekomandime nga punëmarrësi i mëparshëm (nëse ka).
  • Kërkesë me shkrim ku përcakton drejtorinë arsimore/zyrën arsimore, ku dëshiron të shërbejë (i detyrueshëm).
  • Deklaratë nga kandidati me anë e së cilës autorizon MAS dhe MB (Ministrinë e Brendshme) të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës së përcaktuar.

 

Intervista do të kryhet rreth këtij legjislacioni:

  • Ligji nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Manuali për Policimin në Komunitet.
  • Broshurat informuese (për mësues, prindër dhe nxënës) rreth rolit të Oficerit të Sigurisë në Shkolla.
  • Kodi i Etikës i Mësuesve në Arsimin Parauniversitar Publik dhe Privat

 

Gjatë intervistës së strukturuar me gojë kandidati vlerësohet për:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierë.

Vendet e lira për Oficerë Sigurie në shkollat 9-vjeçare (AMU), si dhe gjimnaze (AML)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?