Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vendimi i Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit
BoteLajmi i fundit

Vendimi i Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane ngritën padi të martën për të bllokuar masën e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund një praktike imigracioni në Shtetet e Bashkuar të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre.

Urdhri ekzekutiv i zotit Trump i nënshkruar të hënën synon përmbushjen e një premtimi të fushatës presidenciale, por suksesi i tij është i pasigurt, në kushtet kur e drejta e shtetësisë në bazë të lindjes është e parashikuar në kushtetutën amerikane.

Prokurorët e përgjithshëm të shteteve me shumive demokrate dhe avokatët e të drejtave të emigrantëve thonë se çështja e shtetësisë përmes lindjes është e garantuar me ligj dhe megjithëse presidentët kanë autoritet të gjerë, ata nuk janë monarkë.

- Publicitet -

“Presidenti nuk mundet të shfuqizojë Amendamentin e 14-të me një të rënë të lapsit, pikë!”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Matt Platkin.

Shtëpia e Bardhë tha se është gati të përballet me shtetet në gjykatë dhe i quajti paditë “asgjë më shumë se pjesë e rezistencës së së majtës”.

“Të majtët radikalë ose mund të zgjedhin të refuzojnë vullnetin dërrmues të popullit, ose mund të bashkohen me ne dhe të punojnë me Presidentin Trump”, tha zëvendëssekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields.
Prokurori i Përgjithshëm i Konektikatit, William Tong, një shtetas amerikan i natyralizuar dhe prokurori i parë kinezo-amerikan i një shteti amerikan i zgjedhur në vend, tha se padia ishte personale për të.

“Amendamenti i 14-të e thotë qartë se nëse ke lindur në tokë amerikane, je amerikan. Pikë!”, tha ai.

“Nuk ka asnjë arsye ligjore për debat për këtë çështje. Por fakti që Trump është gabim nuk e pengon atë që të shkaktojë dëme serioze për familjet amerikane si e imja”, tha ai.

Në qendër të debatit është e drejta për shtetësi që i jepet kujtdo që lind në SHBA, pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre. Njerëzit që janë në Shtetet e Bashkuara me një vizë turistike ose lloj tjetër vize ose në mëmyrë të paligjshme mund të bëhen prindër të një shtetasi nëse fëmija i tyre lind këtu, sipas Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, thonë mbështetësit e kësaj të drejte.

Por zoti Trump dhe aleatët e tij e kundërshtojnë këtë interpretim të amendamentit dhe thonë se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë qytetar. SHBA-ja është mes rreth 30 vendeve, mes së cilëve edhe Kanadaja dhe Meksika, ku e drejta e shtetësisë garantohet përmes lindjes. Shumica janë në Amerikë.

Shumica e vendeve të tjera e japin shtetësinë bazuar në faktin nëse të paktën njëri prind – ose e thënë ndryshe përmes “së drejtës së gjakut” – është shtetas ose ka një formë të shtetësisë përmes origjinës që mund ta kufizojë shtetësinë automatike vetëm për fëmijët e prindërve që janë në një territor në mënyrë të ligjshme.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?