Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi për ish-krerët e UÇK, si e përcollën mediat ndërkombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendimi për ish-krerët e UÇK, si e përcollën mediat ndërkombëtare
AktualitetKosovë

Vendimi për ish-krerët e UÇK, si e përcollën mediat ndërkombëtare

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Aktgjykimi i së mërkurës i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zënë ballinat e mediave ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë te dënimi prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht për vendimin e gjykatës, duke theksuar se Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së janë shpallur fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte. Sipas AP-së, Thaçi është përballur me akuza për vrasje, torturë dhe persekutim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së.

- Publicitet -

Edhe agjencia Reuters e ka pasqyruar vendimin me titullin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

Në raportimin e Reuters thuhet se Thaçi, 58 vjeç, është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së.

Gazeta britanike The Guardian ka raportuar gjithashtu për aktgjykimin, duke e vendosur në titull dënimin prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës.

Ndërkaq, Euronews ka theksuar deklaratën e kryetarit të trupit gjykues se procesi gjyqësor “nuk ishte për legjitimitetin” e UÇK-së apo për qëllimin e saj për sigurimin e pavarësisë së Kosovës.

Në raportim thuhet gjithashtu se Gjykata Speciale nuk ka gëzuar mbështetje të gjerë popullore në Kosovë që nga themelimi i saj. Euronews ka përmendur edhe kritikat lidhur me përdorimin e dëshmive të siguruara nga Beogradi, i cili vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Prestigjiozja amerikane The New York Times ka raportuar se Gjykata Speciale e ka shpallur Hashim Thaçin fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje. Gazeta ka theksuar se dënimi i tij i ka dhënë fund një procesi gjyqësor që ka nxitur debate në Kosovë rreth figurës së tij si hero i luftës apo si lider i një kryengritjeje të armatosur.

Sipas The New York Times, Thaçi ka qenë një figurë qendrore politike në Kosovë, duke shërbyer si kryeministër dhe president. Gazeta ka rikujtuar edhe momentin e vitit 2020, kur ai u njoftua për aktakuzën ndaj tij derisa ndodhej në Vjenë, në rrugë për në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në bisedime për paqe me Serbinë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil
  • Arrestohet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?