Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vërtetohet Teorema e Hawking, sinjali konfirmon rritjen e sipërfaqes së vrimave të zeza me saktësi 99.999%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vërtetohet Teorema e Hawking, sinjali konfirmon rritjen e sipërfaqes së vrimave të zeza me saktësi 99.999%
AktualitetKuriozitete

Vërtetohet Teorema e Hawking, sinjali konfirmon rritjen e sipërfaqes së vrimave të zeza me saktësi 99.999%

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

Vala më e fortë gravitacionale e regjistruar ndonjëherë u ka lejuar astronomëve të testojnë me saktësi të paparë një nga rregullat më themelore të fizikës moderne që sipërfaqja totale e vrimave të zeza nuk mund të ulet kurrë. Sinjali, i quajtur GW250114 , erdhi nga përplasja e dy vrimave të zeza më shumë se një miliard vite dritë larg dhe konfirmoi me siguri 99.999% se pas bashkimit sipërfaqja e tyre totale u rrit, siç parashikoi Stephen Hawking në vitin 1971.

Sipas studimit të botuar në Physical Review Letters,  kjo gjurmë gravitacionale u zbulua në janar 2025 nga detektorët binjakë LIGO në Shtetet e Bashkuara . Bashkëpunimi ndërkombëtar LIGO–Virgo–KAGRA analizoi të dhënat në detaje dhe paraqiti rezultatet në një studim të ri, bazuar në hipotezën e Hawking se gjatë bashkimit të vrimave të zeza, sipërfaqja e tyre totale mund të rritet vetëm dhe të mos tkurret kurrë.

Zbulimi shënon fillimin e një epoke të re në astronominë e valëve gravitacionale, e cila filloi në vitin 2015 kur LIGO zbuloi për herë të parë një sinjal të qartë nga një bashkim i vrimave të zeza. Valët gravitacionale janë valëzime në vetë hapësirë-kohën, të krijuara kur objekte masive kozmike përplasen. Për t’i zbuluar ato, janë ndërtuar detektorë të mëdhenj lazeri në formë L, me krahë katër kilometra të gjatë të aftë për të matur ndryshime më të vogla se madhësia e një protoni.

- Publicitet -

Sipas të dhënave, para bashkimit , dy vrimat e zeza kishin një sipërfaqe të kombinuar të horizontit prej rreth 240,000 kilometrash katrorë, një sipërfaqe e krahasueshme me atë të Oregonit. Pas përplasjes , sipërfaqja e vrimës së re të zezë u rrit në rreth 400,000 kilometra katrorë , një madhësi e afërt me atë të Kalifornisë . Probabiliteti i shkeljes së rregullit të Hawking u vlerësua të ishte më pak se një në njëqind mijë.

Mediat e huaja shkruajnë se, sinjali i bashkimit kishte dy faza të dallueshme: së pari “spiralja”, ku dy vrimat e zeza rrotullohen gjithnjë e më shpejt rreth njëra-tjetrës , dhe pastaj “ringdown”, ndërsa vrima e re e zezë stabilizohet. Në rastin e GW250114, shkencëtarët ishin në gjendje të dallonin qartë dy tone të ndryshme në këtë fazë, gjë që i lejoi ata të përcaktonin me saktësi karakteristikat e vrimës së zezë përfundimtare dhe është në përputhje me parashikimet e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit.

Hawking dhe Jacob Bekenstein kishin argumentuar se sipërfaqja e një vrime të zezë lidhet me entropinë e saj, domethënë me një masë të “çrregullimit” kozmik. Nëse sipërfaqja nuk zvogëlohet kurrë, atëherë as entropia nuk zvogëlohet, në përputhje të plotë me ligjin e dytë të termodinamikës. Çdo test i saktë i këtij rregulli është pra një test nëse graviteti dhe fizika kuantike i binden të njëjtave ligje themelore, madje edhe në kushtet më ekstreme të universit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?