Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, për një tjetër mandat në krye të qeverisë.
Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës – të pamjaftueshme për të formuar vetë qeverinë.
LVV e ka marrë këtë vendim vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime për zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Masa do të jetë në fuqi nga 5-30 shtator. Ajo është kritikuar nga LVV-ja, e cila ka bërë thirrje të ecet përpara me formimin e qeverisë së re.
Teksa e ka propozuar Kurtin, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i ka kritikuar dhe fajësuar partitë tjera të mëdha shqiptare për krizën institucionale.
“Këtë vit pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me apo ndoshta pa vetëdije, partitë politike që e kanë shpallur veten kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje qysh prej certifikimit të zgjedhjeve, janë përpjekur ta thonë vetëm një gjë, vetëm një votë më pak se 50 për qind dhe shteti mbetet pa Kuvend”.
j.l./ dita

Së shpejti do të mbahen zgjedhjet të reja . Maksimumi deri në pranverë .
Albin Kurti eshte tashme pasuri kombetare. Vetem injorantet dhe armiqt e kombit nuk e duan.
Kjo “pasuri kombëtare” , do të vlente më tepër , po të dorëhiqej . Do të vlente më tepër i dorëhequr për Kosovën , se me kombin nuk ka asnjë lidhje , kombi është shumë më i madh për një vocrrak si Albin Kurti . Ai është votuar nga 40% e kosovarëve , këta 60% të tjerë , qënkan armiq të kombit , siç shprehet më sipër Një shqiptar !?
Nje komb i tille Shqiptar-Kosovar ne lufte me njeri tjetrin! Nuk thone kot se shqiptaret nuk dine te qeverisen! Armiqte me te medhenj jane shqiptaret me njeri tjetrin dhe tani Albini dhe Saliu na shpiken nje komb tjeter! Po shikoja NTV me Polin ,Hoxhen,nje medioker qe e di veten madheshtor ! Minimumi i nje njeriu te ditur eshte te dije te degjoje! Keta dine vetem te flasin po e menduar se e degjojne apo jo, idiotesise e tyre!
Ndoshta e ka mire “SPAK”-u, ndonese nuk merresh me detyrat qe i jane caktuar.
Sheh rrushi rrushin dhe pjeket!
Dashi qe si sherben kopese theret
Pa asnje dyshim qe e keqja me e madhe per shqiptaret e Kosoves eshte sharlatani Albin Kurti.
E papritur dhe e pabesueshme.hahaha.
O Dash ,nuk po te ofendoj megjithese e meriton, sa perqind e shqiptareve e kane votuar ate kollosin tend bythjashte ? Nuk e kuotoj pse jeni kaq shpirtlige ! ndoshta ngaqe i ngjani atij babait tuaj shpirteror ( ne mos e paç baba prej se verteti ) Rames !
Aliu i babait . Në të gjithë botën , nuk llogaritet sa popullsi ka vëndi , por llogariten sa e kanë votuar Ramën apo Kurtin , nga personat që kanë marë pjesë në votim . Sepse në demokraci , asnjëherë nuk votojnë të gjithë , por kush të dëshirojë . Dhe fakti është që , njëri merr 83 deputetë ( që të mos themi 86) , ndërsa tjetri , Albini , merr 40 deputetë e ka 9 muaj që nuk krijon dot qeverinë . Kaq e thjeshtë është , nuk do shumë mend .
O kasap therre të tëmë më mirë dëgjomë mua