Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: “40 mijë euro mi dha vjehrra”, Vettingu shkarkon gjyqtarin, mbylli aferën CEZ dhe lobimin rus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VENDIMI: “40 mijë euro mi dha vjehrra”, Vettingu shkarkon gjyqtarin, mbylli aferën CEZ dhe lobimin rus
KronikeKryesoreVetting

VENDIMI: “40 mijë euro mi dha vjehrra”, Vettingu shkarkon gjyqtarin, mbylli aferën CEZ dhe lobimin rus

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Komisioni i Vettingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Lazër Sallakun, me arsyetimin se nuk justifikon plotësisht pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash.

Mes gjetjeve problematike të Komisionit të Vettingut, kryesore ishin 40 mijë euro dhuratë nga ish vjehrra. Sipas trupit gjykues, ish vjehrra nuk kishte mundësi financiare që t’i dhuronte ish bashkëshortes së gjyqtarit 40 mijë euro.

Nga ana e tij, gjyqtari tha se “Shuma që i është dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna është krijuar para martesës, në vitin 2004 dhe nuk kam pasur të drejta mbi atë vlerë. Ai dhurim nuk duhej të lidhej me procesin e rivlerësimit”.

- Publicitet -

Sallaku dhe solli në vëmendje një tjetër vendim të KPK-së, ku sipas tij një subjekt rivlerësimi nuk ishte ngarkuar me barrë prove për pasuri të krijuara nga bashkëshorti i saj, para martesës.

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.

Vendimi i tij për mbylljen e dosjes CEZ, e cila është rihapur nga SPAK-u, ishte pjesë e procesit të Vettingut, për kriterin e profesionalizimit.

Lazër Sallaku sqaroi para trupit gjykues se çështja CEZ ishte pushuar fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo vendimmarrje ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Bëhet fjalë për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Më vonë, Kuvendi i Shqipërisë, pas një komisioni hetimor, referoi një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Pa kryer hetime, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar sërish pushimin e hetimeve në vitin 2017.

Sallaku pohoi se nuk e kishte pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe kishte vendosur rikthimin e akteve për hetime të mëtejshme, duke lënë edhe detyra konkrete. Pas afro tre vitesh, prokuroria e kishte risjellë dosjen sërish për pushim.

Këtë herë, Sallaku e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e dosjes, ku sërish nuk ishte pyetur asnjë nga të kallëzuarit. Herën e parë mbylljen e dosjes e kërkoi Alma Bramo, ndërsa herën e dytë Erjon Imeraj.

a.q. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Popull says:
    May 27, 2023 at 1:06 am

    Mos u tallni me popullin…te gjithe e dine se te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret jane te korruptuar…ato 40.000 euro per te gjithe ata jane pare xhepi per kafe…milionave ne euro ua kane gjetur vendin… Kenaqesi te njihemi.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 27, 2023 at 3:59 am

    Ka gezuar vjerra ore, tere ky derrkuc qafetrashe, ku ta gjente nje dhender te tille. Na i tha, 40 mije euro i kam si pako llokume per ty, llokumi i nones

    Reply
  • ce says:
    May 27, 2023 at 11:34 am

    Keta jane gjyqtaret monstra te kursit 3 mujor te plepave te regjimit te vucidolit qe shkaterruan sistemin e drejtesise dhe e moren ne qafe kete popull duke shitur drejtesine me leke. Kurre me gjyqtare te tille ne sistemin e drejtesise, i shkofshin prapa perbindeshit te vucidolit dhe spiunit Agush askush kokeducja qe populli shqiptar i hodhi me 14 maj ne gropen septiko politike nga ku nuk do hipin me kurre ne pushtet.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 27, 2023 at 1:46 pm

    ce,, po mo, keta e bene namin me tremujoret, ndersa Rama i shkreti ka bere namin me tendera e koncesione.
    KEta te pakten e bene nje 6 mujor, ,ndersa keto shkerdhatat e Rames kane bere kursin e shaleve online
    Dhe duan te paguhen mire per kete.
    Eshte e turpshme, thote Bedriu. Nuk eshte e turpshme eshte kriminale. Vjedhje e hapur ne mes te dites. Dua te marr leke, thote Parlamenti, dhe do bej ligj qe ti marr.
    Duhet te shprehet Kushtetuta per keto privilegje qe deputetet i atribojne vetes. Duhet te jete e ndaluar nje rritje e tille ne kundershtim me nivelin e jeteses se popullsise.
    Parlamentaret duhet ti sherbejne popullit me rrogat minimale. Bile, pa rroga fare
    Diku Tarifa permendi se eshte e parashikuar ne Kushtetute sa duhet te jete rritja, dhe e quajti Shkelje.
    Nese ka shkelje, ka krim
    Kur shitet Deti nuk eshte turp, Kur shitet Porti nuk eshte turp
    Kur paguan taksen e Kastratit nuk qenka turp.
    Kur ngelen punetoret e Balleshit pa rroga e pa pune, ishte turp, nuk kish as leke shteti, e as privati.
    Per te marre miliona per vete dalin e teprojne
    Tani qe ngeli me zorren thare nena jote qenka turp.
    Sa fytyra keni o Bedri?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?