Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Gjesti i aktivistit në Bari / Politika heshti, qytetarë shqiptarë nderojnë sot Luigj Gurakuqin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Gjesti i aktivistit në Bari / Politika heshti, qytetarë shqiptarë nderojnë sot Luigj Gurakuqin
AktualitetKronike

VIDEO: Gjesti i aktivistit në Bari / Politika heshti, qytetarë shqiptarë nderojnë sot Luigj Gurakuqin

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

Luigj Gurakuqi është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.

Ai ishte një nga viktimat e listës së intelektualëve dhe politikanëve që u vranë nga intrigat e Ahmet Zogut.

Për këtë shkak politika e sotme për turp nuk e kujton 2 marsin e 99 viteve më parë kur Gurakuqi mbeti i vrarë.

- Publicitet -

Por shqiptarët që respektojnë historinë e kanë kujtuar sot këtë datë në forma të ndryshme.

Njëri prej tyre aktivisti Genti Labi….

“Luigj Gurakuqi, Bari Itali.

Unë si shqiptar i thjeshtë nuk mund të rrija pa ardhur e pa përkujtuar në këtë datë tragjike për kombin, këtë burrë të madh të Kombit Shqiptar, shkodranin e mirë Luigj Gurakuqi.

Luigj Gurakuqi ishte firmëtar i Aktit të Pavarsisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë, ku nënshkroi edhe tekstin e proklamatës së aktit të Pavarsisë që u mbajt për Shpalljen e pavarsisë në Vlorë. Si Sot në mbrëmje mbas një darke me bashkëpatriotët Dan Hasani & Riza Dani në Hotel Cavur këtu në Bari të Italisë u bënë 99 vite ku Baltjon Stamolla, djali i tezes së Luigj Gurakuqit e vrau me urdhër të tradhëtarve dhe armiqve të Shqipërisë këtë Burrë vërtetë të madh të Kombit Shqiptar.Pikërisht te ky vend në Bari të Italisë.Dyshimet jan se porositsi ishte Ahmet Zogu.

Zogu e shihte Luigj Gurakuqin si njeriun që mund ti merrte pushtetin dhe për këtë arsye si shumë nga këta personalitete me kontribut patriotik kombëtarë që Zogu kishte vendosur në listë për eleminim fizik ishte edhe Luigj Gurakuqi ku Zogu kishte rekrutuar Baltion Stamollën për ekzekutim! Luigj Gurakuqi u vra nga armiqtë dhe tradhëtarët e Shqipërisë por për ne Popullin e thjeshtë ai do të nderohet dhe përkujtohet si një Hero Legjendar.

Luigj Gurakuqi do nderohet e perkujtohet në jetë të jetëve si Hero Legjendar i Kombit Shqiptar.

Bari Itali 02.03.2024

Sipas dëshirës kush do e Shpërdan”, shkruan ai.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/03/431030075_392895253350846_6173496749977054781_n.mp4

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Lol says:
    March 2, 2024 at 7:11 pm

    ISA E GURAKUQI
    KUR U NGRIT FLAMURI
    QENE DY KOKAT E SHQIPONJES
    SKIFTERA KUSURI

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 2, 2024 at 7:12 pm

    ELEGJI PËR LUIGJ GURAKUQIN:

    Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
    Me tre plumba na i ranë,
    Na e vran’ e na e shanë,
    Na i thanë tradhëtor.

    Se të deshte kur s’të deshnin,
    Se të qante kur të qeshnin,
    Se të veshte kur të çveshnin,
    Nëno moj, të ra dëshmor.

    Nëno moj, vajto, merr malin,
    Larot t’a përmbysnë djalin
    Që me Ismail Qemalin
    Ngriti flamur trimëror.

    Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
    Ku të dha liri, kurorë,
    Shpirt i bardhë si dëborë;
    Ti s’i dhe as varr për hor.

    Nëno moj, ç’është përpjekur
    Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
    Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
    Ky Vigan Liberator.

    FAN STILIAN NOLI

    Reply
  • Sino Siku says:
    March 2, 2024 at 7:42 pm

    Nder e respekt të keshë tërë jetën, i nderuar Gent Labi.
    Njerëz si ju, i bëjnë nder e lavdi, Kombit Shqiptar.
    Ju falenderoj për këtë atdhedashuri t’uajën.
    Me shumë konsideratë.

    Reply
  • Al says:
    March 2, 2024 at 7:51 pm

    Respekte per cfare ke bere o Gent , por, po te kishe edhe ca perkrahes any rrotull do te dukesh me kuptimplote .Sidoqofte ti bere dica…..!!!!

    Reply
  • Mollosi says:
    March 2, 2024 at 9:16 pm

    Luigji ynë i madh.

    Reply
  • Detari says:
    March 2, 2024 at 9:46 pm

    skipkaret zgjedhin kryehoxhen sot lol

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?