Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Me plumbat në trup, futet në lokal duke u lëkundur, momenti kur qëllohet polici i Shqiponjave në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Me plumbat në trup, futet në lokal duke u lëkundur, momenti kur qëllohet polici i Shqiponjave në Tiranë
KronikeKryesore

VIDEO: Me plumbat në trup, futet në lokal duke u lëkundur, momenti kur qëllohet polici i Shqiponjave në Tiranë

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

Del video e momentit kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë. Në video shihet efektivi i plagosur teksa tërhiqet i tronditur, ndërkohë që edhe efektivi tjetër duket teksa largohet me shpejtësi, për të hyrë në një lokal.

Siç shihet në pamje rreth orës 17.36 në trotuarin përpara lokalit shihen dy punonjës policie me motor që kanë ndaluar afër Klered Bozhanajt, i cili nis të lëvizë te hyrja e pallatit, ngjitur me lokalin aty pranë. Në atë drejtim kanë shkuar edhe policët.

Më tej Bozhanaj futet djathtas për nga hyrja e pallatit. Kur ora shënon 17:36 shikohet që polici Edlir Alleshi vihet në ndjekje duke lëvizur në drejtim të Bozhanajt. Polici hedh kokoren në rrugë dhe futet në hyrjen e pallatit ku është futur 42-vjeçari.

- Publicitet -

Pas Edlir Alleshit futet dhe polici Ted Koldashi. Disa sekonda më pas nga hyrja e pallatit vërehet Koldashi me pistoletë. Në orën 17:46:48 nga shkallët e pallatit del polici Edlir Alleshi me armë në dorë. Në orën 17.36.54 Alleshi shtrihet duke u përkulur. Policët hyjnë në lokal dhe në orën 17:37:06 në pamje shfaqet Klered Bozhanaj me pistoletë në dorë dhe del nga hyrja e pallatit duke u larguar.

42-veçari u arrestua 24 orë pas ngjarjes pasi hyri në shtëpinë e tij në zonën e “Kinostudios”. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj po ndërronte bluzën. Kjo u dha mundësinë policëve ta kapin në befasi, edhe pse në fillim i dyshuari tentoi të bëj rezistencë, por e kishte të pamundur të largohej.

Atij iu gjet dhe sekuestrua arma e krimit, një pistoletë me fishek në fole, e cila mund të kishte rrezikuar sërish jetën e efektivëve nëse do e kishte në dorë. Bashkë me armën, të mbështjellë me letër alumini policët gjetën disa plumba të tjerë dhe një doza hashashi që dyshohet se Bozhanaj i kishte për përdorim vetjak.

Rreth 12 orë pas arrestimit, Klered Bozhanaj, dha dëshminë për grupin hetimor në seancën e dytë të marrjes në pyetje mëngjesin e së premtes. Jam komandant i Pentagonit” citohet të ketë thënë ai, duke shtuar edhe më tej dyshimet se 42-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Grupi i hetimit ka kërkuar ekspertizë të plotë mjekoligjore e cila do të saktësojë nëse i akuzuari vuan nga problemet mendore.

Dosja ndaj Bozhanajt për plagosjen e policit 34-vjeçar është referuar në prokurori për “vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentative”. Më tej, për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të Bozhanajt.

I ati i tij u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Altini Meleqit says:
    September 23, 2023 at 9:00 am

    Po polici tjeter pse iken me vrap e nuk e ndihmon shokun e tij?Mbajini koburet si bishta fshese!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 23, 2023 at 9:24 am

    Ashtu sic eshte patriotizmi streha e fundit e maskarenjve, ashtu eshte dhe cmenduria streha e fundit e kriminelave ! Cmenduria iu rekomandohet kriminelave dhe vrasesve nga avokatet e tyre.

    Reply
  • Dr. Abaz Quka says:
    September 23, 2023 at 10:33 am

    Ne çdo vend normal duhet të hapet një hetim për çështjen në fjalë dhe nëse vërtetohet që polici largohet dhe lë shokun e plagosur atëherë të shkarkohet nga detyra dhe mos të ketë të drejtë të punojë në administratë.

    Reply
  • Arben says:
    September 23, 2023 at 11:18 am

    ore, me policine e degjeneruar qe kemi, qe na rrjep dita dites per llogari te edvin drogaxhiut, ne medyshje jemi a duhet te ndjejme keqardhje kur e pesojne keshtu.

    Reply
  • Polici qe mbahet padrejtesisht ne burg dhe krimineli shpallet hero says:
    September 23, 2023 at 12:17 pm

    Polici i plagosur kishte mundesine i pari ta vriste kriminelin por nuk e beri se Ju kujtua kolegu i tij qe eshte futur ne burg pse asgjesoi nje kriminel para dy vitesh , ku sot nje rruge mban emrin e kriminelit.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 23, 2023 at 1:47 pm

    Arben, e vetmja mëdyshje që ekziston është, a të ka mbarsur jot’ëm me gomar apo me cjap?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?