Autoritetet amerikane thanë se një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën të mërkurën kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Las Vegas.
Zyrtarët e Policisë Metropolitane të Las Vegasit dhe Departamentit të Zjarrfikësve të qarkut Clark thanë në një konferencë shtypi se një person vdiq brenda kamionit me pamje futuriste dhe ata po punonin për të nxjerrë trupin. Shtatë persona aty pranë pësuan lëndime të lehta dhe disa u dërguan në spital.
Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit, kamioneta ishte marrë me qira përmes aplikacionit Turo dhe dukej se ishte i ngarkuar me fishekzjarrë. Zyrtari foli me kusht që të mos i përmendej emri sepse nuk ishte i autorizuar të flasë publikisht.
Drejtorit ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, tha të mërkurën pasdite në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”, shkroi ai.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve.
“E di që keni shumë pyetje”, u tha gazetarëve Jeremy Schëartz, agjent special i ngarkuar për zyrën e FBI-së në Las Vegas. “Ne nuk kemi shumë përgjigje”, shtoi ai.
Presidenti Joe Biden u informua për shpërthimin, i cili ndodhi disa orë pasi një person përplasi një kamion në një turmë në lagjen e famshme franceze të New Orleansit herët në ditën e Vitit të Ri, duke vrarë të paktën 15 persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
Eric Trump, djali i presidentit të zgjedhur postoi në lidhje me zjarrin në platformën e mediave sociale X. Ai lavdëroi departamentin e zjarrfikësve dhe forcat e policisë lokale “për reagimin e tyre të shpejtë dhe për profesionalizmin”.
j.l./ dita
Kur Fut hundet ne gjithe Boten,keshtu do pesosh!Se edhe Muskut nuk ja kane bere llogarite mire si Inventari me Laps Kopjativ.Futi hundet ne Ukraine,sabotoi Sistemin mbrojtes Satelitor te Ukraines,Mijra Jete,deme te pallogaritshme dhe humbe territoresh.Futi hundet ne Zgjedhjet Presidenciale,me financime me fjalime me kercime,me striptime.Futi hundet edhe ne Itali per bllokimin e Kampit te Gjadrit per refugjatet Afrikane,.Po fut hundet edhe ne Gjermani per te sjelle ne pushtet Partine AfPD te extremit te Djathte.,por kur merresh me boten e ha brenda,.Nuk shikon cfare makinash prodon si fjala fundit e teknikes ,qe shperthejne si bomba Molotov, dhe vrasin dunjane,.Here tjeter ne koket or hajdut!
po i marrin masen e kokes trapit, qe heres tjeter ta qethin karre, jo si heren e shkuar qe ju doli huq.
Nuk kane nevoje per fizhekzjarre keto lloj Makinash, po te llogaritesh tonelatat e Baterive te Litiumit qe kane nen sedilje. Fishekzjarret jane nje shperthim i kendshem, ne krahasim me kombustibilitetin e Baterive te Litiumit. Provoni te shponi nje bateri te vogel Litiumi celulari. Te thjefsha fishekzjarret.
Te paguash 140-mije dollare per Elonin per nje makine, qe po morri flake merr si barut dhe nuk ka Perendi qe ta shuaj dhe eshte e sigurt qe pasagjereve as kockat nuk do ju gjenden nga temperaturat e larta te djegjes se Litiumit. Cmenduri!! Do zoti ndonjeri qe i ka keto makina, nuk ben ndonje aksident e shpon ndonje bateri, se pjekja e gjalle eshte e sigurt.