Himara është kthyer në një ferr të vërtetë në tokë.
Pamjet dramatike të siguruara me dron tregojnë përmasat katastrofike të zjarrit që ka përfshirë zonën, duke lënë pas një panoramë apokaliptike. Nga ajri, flakët dhe tymi i dendur shfaqen duke pushtuar kodrat pranë qytetit, ndërsa një sipërfaqe e tërë duket sikur është gëlltitur nga zjarri.
Zjarri shpërtheu pranë lagjes “1 Maji” dhe bypass-it të Himarës, duke u përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara. Era e fortë dhe terreni i vështirë e kthyen situatën në një betejë të vërtetë për jetën dhe pronën.
Flakët iu afruan banesave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin evakuime. Raportohet se disa banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa dy të moshuar u shpëtuan në kohë nga flakët që kishin rrethuar zonën.
Por pamjet nga ajri tregojnë më shumë se çdo deklaratë zyrtare.
Ato dëshmojnë për një Himarë të mbuluar nga tymi, me sipërfaqe të tëra të përfshira nga zjarri dhe me një panoramë që të kujton skena filmash apokaliptikë. Aty ku pak orë më parë kishte gjelbërim, tani ka tokë të zezë, hi dhe tym.
Një nga perlat e bregdetit shqiptar u përball me një nga netët më të frikshme, ndërsa banorët dhe pushuesit panë flakët të zbresin gjithnjë e më pranë shtëpive dhe bizneseve të tyre.
j.l./ dita

Kjo është vepra e terroristëve të Njeriut të Zi që sa të jetë gjalle do t’i ngrinte buzëqeshjen në buzë shqipëtarëve, këtë po e shohim çdo ditë,digjen kodra me ullinj dhe pemë frutore.
Tani shikoj protestën që zhvillohet çdo ditë, i falenderoj për sakrificën që bëjnë por kam një vërejtje:
Kur ato çdo ditë bëjnë protestë përse nuk e ngenë problemin e zjarrit që i ndizet çdo ditë atdheut tonë të dashur?
Ky është problem shumë proekupant për çdo qytetar, për banorët ku ndizet, për zjarrfikësit që po sakrifikojnë dhe jetën.
Kjo më habit, protesta duhet të buçasë për këtë fatkeqësi kombëtare!
Postoni komentin tim!
Sabotatoret po bejne namin ne Shqiperi. Eshte e pamundur qe te ndizet vendi pa pushim me zjarre te reja, sapo fiken nje pale. Kjo nuk eshte natyra, eshte sabotazh i paster. Mund te jene edhe agjente te huaj qe i vene flaken vendit. Qeveria duhet te kontrolloje territorin e vendit per njerez qe i vene flaken vendit. Keta duhen varur ne litar si ne kohen a Ver llapes.
Një Adolf Hitler i vuri zjarrin Europës në luftën e dytë botërore, një Njeri i Zi, Sali Berisha tashmë po i vë zjarrin Shqipërisë.
Në vitet ‘e para ngriti piramidat(‘ 94_’97)më pas hidhte shtyllat e tensionit të lartë të energjisë elektrike në erë, më vonë hodhi në erë Gërdecin, më pas(2011)në bulevard vrau qytetarë
ditur thoshte do ju ngri buzëqeshjen në buzë dhe këtë e bëri, këtu e mbajti fjalën dhe përfundimisht para ngodhjes po i vë flakën Shqipërisë.
Eh moj Shqipëri e trimave në dorë të kujt ke rënë në këto 36vite që nuk po dalim nga ky rreth vicioz.
Kush nga patriotët shqipëtarë si vëllezërit Frashëri, luftëtarë si Azem Galica, dhe luftëtarë të penës si Noli e
Konica do të besonte se do të kishte dhe të tillë monstra që t’i vënin flakën kësaj nëne hallëmadhe, Shqipërisë sonë të shtrenjtë?
Shqipëria e shqipëtarëve të ndershëm dhe patriotë do të bëhet një zonjë e rëndë dhe tashmë po i vjen fundi i tradhtisë 36vjeçare.
Rroftë Shqipëria dhe populli patriot!
Një Adolf Hitler i vuri zjarrin Europës në luftën e dytë botërore, një Njeri i Zi, Sali Berisha tashmë po i vë zjarrin Shqipërisë.
Në vitet ‘e para ngriti piramidat(‘ 94_’97)më pas hidhte shtyllat e tensionit të lartë të energjisë elektrike në erë, më vonë hodhi në erë Gërdecin, më pas(2011)në bulevard vrau qytetarë
dikur thoshte do ju ngri buzëqeshjen në buzë dhe këtë e bëri, këtu e mbajti fjalën dhe përfundimisht para ngodhjes po i vë flakën Shqipërisë.