Një zjarr i madh shpërtheu të enjten vonë në Hong Kong, në një qiellgërvishtëse 42-katëshe në ndërtim e sipër, në një zonë pranë bregdetit.
Autoritetet thanë se zjarri shpërtheu në orën 23:11 me orën lokale, 16:51 me orën shqiptare.
Nuk raportohet për viktima, megjithatë mediat lokale flasin për dy të plagosur.
Flakët fillimisht u lokalizuan në çati, por që shumë shpejt në rrugë filluan të bien “shi” shkëndijash.
Gradualisht flakët u përhapën në katet e tjera.
Ndërtesa do të përfundonte në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe do të bëhej një hotel.
NOW – Skyscraper under construction on fire in Hong Kong.pic.twitter.com/AvoeElDguc
— Disclose.tv (@disclosetv) March 2, 2023
fire in hong kong??? pic.twitter.com/S0KhWTePrD
— beef (@beef_54) March 2, 2023
j.l./ dita
