Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “Sa idiotë të tjerë ka?” Varhelyi ofendon deputetët në PE, ata i kërkojnë dorëheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: “Sa idiotë të tjerë ka?” Varhelyi ofendon deputetët në PE, ata i kërkojnë dorëheqjen
BoteKryesore

VIDEO: “Sa idiotë të tjerë ka?” Varhelyi ofendon deputetët në PE, ata i kërkojnë dorëheqjen

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi i quajti deputetët “idiotë” në Parlamentin Europian. Deputetët evropianë kërkuan dorëheqjen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, për shkak të incidentit të djeshëm në Parlamentin Evropian (PE), ndërkohë që komisioneri po i përgjigjej pyetjeve të deputetëve për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Kamerat mundën të filmonin momentin kur komisioneri hungarez Varhelyi i quajti deputetët “idiotë”. Pasi iu përgjigj një pyetjeje të një deputeti, ai u ul në vendin e tij dhe tha në hungarisht “sa idiotë të tjerë ka?”

Deputetët po kërkojnë hetim për komisionerin. Kështu tha deputeti hungarez i opozitës së qendrës së majtë Csaba Molnar se PE “duhet të kërkojë dorëheqjen e tij”. Varhelyi sot kërkoi falje dhe tha se ishte një bisedë private me shefin e kabinetit të tij që lidhej me një temë tjetër.

- Publicitet -
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/02/63ecfcfceb368.mp4

“Më vjen sinqerisht keq për keqkuptimin në lidhje me vërejtjen time në seancën plenare të Parlamentit Evropian më 14 shkurt 2023. Kjo lidhej me një bisedë private dhe të vazhdueshme në hungarisht mes meje dhe shefit tim për një çështje krejtësisht tjetër, e cila ishte nxjerrë jashtë kontekstit. Kërkoj falje për çdo keqkuptim rreth kësaj”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se respekton plotësisht “të gjitha institucionet e BE-së, përfshirë Parlamentin Evropian dhe anëtarët e tij të shquar”.

“Dëshiroj të falënderoj anëtarët e respektuar të Parlamentit Evropian për shkëmbimin e djeshëm të mendimeve, i cili ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje gjeopolitike me rëndësi ekstreme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Varhelyi.

Sincerely regret the misunderstanding around my remark at the plenary session of the @Europarl_EN on 14 February 2023.
My statement :https://t.co/rLjp768JEP

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 15, 2023

Ai tha se në të ardhmen mbetet i disponueshëm “për shkëmbime me Parlamentin Europian për zhvillimet në fushat e portofolit tim duke respektuar plotësisht detyrimet e mia ndërinstitucionale dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë”.

Kjo nuk është hera e parë që PE kritikon ashpër Varhelyin. Rezoluta e PE e 18 janarit mbi zbatimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE përmban një paragraf që i bën thirrje Komisionit Evropian të nisë një “hetim të pavarur dhe të paanshëm” ndaj tij për të përcaktuar nëse sjellja e Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë” shkel kodin e sjelljes “anëtarë të Komisionit”.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale
  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?