Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Ambasadori i OSBE: Serbia tentoi të më vriste në Prishtinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > VIDEO: Ambasadori i OSBE: Serbia tentoi të më vriste në Prishtinë
KosovëKryesore

VIDEO: Ambasadori i OSBE: Serbia tentoi të më vriste në Prishtinë

Published: January 15, 2023
Shpërndaje

24 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1999 një polic serb tentoi ta vriste në Prishtinë kreun e misionit verifikues për Kosovën te OSBE, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që Serbia kreu ndaj popullatës civile në Kosovë.

Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori Walker tregon se si kishte ndodhur gjithë kjo ngjare. Ambasadori thotë se gjithçka ishte planifikuar e orkestruar nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç. Ndërsa shton se ishin truprojat e tij, ata që e shpëtuan, duke e futur në një makinë të blinduar.

“… Një ditë para masakrës së Reçakut, ne patëm një incident këtu, në rrugë, ku disa policë serbë, besoj policë nga Beogradi, patëm një incident të vogël, dhe truprojat e mia të sigurisë, të gjithë të rinj kosovarë, djem të rinj, ata menduan se panë një nga këta policët serbë të vinte kundër meje me granatë dore, unë nuk pashë një granatë dore, por më futën në një makinë të blinduar, më çuan në zyrë, unë insistova të kthehesha në rrugë këtu ku ishte banesa ime dhe fola me disa policë, policë serbë, dhe ata nuk dolën me përgjigje shumë të mira për atë se çfarë kishte ndodhur, kërkova të takohesha me komandantin e tyre dhe më në fund takova komandantin, dhe sipas Millosheviqit, siguria ime ishte përgjegjësi e qeverisë së Serbisë, dhe unë thashë, mirë, një nga policët tuaj, mendohet se më ka ardhur me një granatë dore, dhe nuk e di nëse është e vërtetë, por kur u përpoqa të hetoja dhe të zbuloja se çfarë kishte ndodhur, mora përgjigje qesharake”, thotë ai.

- Publicitet -

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë tregon edhe se serbët e kishin mohuar madje një gjë të tillë.

“Fola me gjeneralin Lonçar, i cili ishte lidhja ime e komunikimit me Millosheviqin. Unë fola me Nicola Shainoviq, i cili ishte zëvendëskryeministri përgjegjës për Kosovën, u thashë se kjo ka ndodhur dhe ata më thanë, nuk ndodhi, se truprojat e mia po gënjenin. Nuk e di se sa e vërtetë ishte kjo, por ishte një incident, nuk ishte një incident i këndshëm, dhe një polic serb shumë i dehur u fut në një makinë policie dhe u largua i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë me një kallashnikov pranë tij, dhe unë pyes se a është kjo mënyra se si i pyet njerëzit këtu, e le të futet në një makinë policie me automatik brenda, gjithsesi, ishte një incident shumë i çuditshëm dhe sot erdha këtu me truprojën time kryesore, dhe ai më tregonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, dhe më thotë se ishte një tentim vrasje për të më vrarë. Unë nuk e dija këtë, ata kurrë nuk më thanë këtë”, tregon Walker.

Walker thotë se nëse nuk do t’i shpëtonte atentatit dhe nëse bota nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, ngjarjet do të kishin një tjetër rrjedhë.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Sa isha këtu, pas kësaj, kur kthehesha në Kosovë për të vizituar Kosovën e lirë dhe të pavarur, njerëzit shpesh më pyesnin, a nuk ke frikë se dikush do të tentojë të të vrasë? Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar për këtë. Unë nuk kam qenë shok i Sllobodan Millosheviqit, por e dija se ai ishte shumë inteligjent për të vrarë një ambasador amerikan. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin bërë atentat, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur. Unë mendoj se, ideja ime, besimi im është se, për shkak të asaj që ndodhi në Reçak, arrita atje menjëherë, i tregova botës me ndershmëri atë që kisha parë dhe kush mendoja se ishte përgjegjës, dhe kjo filloi një shpërthim lajmesh, gazetarë si ju, nga Kosova, nga Serbia, nga Evropa, nga e gjithë bota, dhe sa më shumë që Millosheviqi u përpoq të thoshte që ‘Walker gënjen, Walker nuk e di se për çfarë po flet, Walker punon për CIA-n’, të gjitha këto budallallëqe, Millosheviqi dhe Vuçiq, dhe Shainoviç thanë për përshkrimin tim për Reçakun, ata më shpallën persona non grata, gjë që bëri lajme të mëtejshme në mbarë botën, dhe gazetarë nga e gjithë bota erdhën këtu të dinë çfarë ndodhi në Reçak, kush është ky njeri Walker? Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin vrarë mua, nëse askush nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, nuk jam i sigurt nëse Kosova do të ishte një vend i pavarur, i lirë e demokratik në Ballkan sot. Ju do të mund të kishit qenë ende një krahinë e Serbisë, duke jetuar në kushtet se si e trajtonin popullatën shqiptare këtu”, thotë ambasadori Walker.

Ngjarja ndodhi 13 janarin e vitit 1999, në zonën e njohur “Qafa” në Prishtinë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?