Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO\ U liruan sot nga Serbia, tre policët mbërrijnë në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > VIDEO\ U liruan sot nga Serbia, tre policët mbërrijnë në Kosovë
KosovëKryesore

VIDEO\ U liruan sot nga Serbia, tre policët mbërrijnë në Kosovë

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

 

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.

Pasi kaluan kontrollin serb, ata hynë në makina të Policisë së Kosovës dhe u nisën drejt Prishtinës, pa u deklaruar për mediat që ishin të pranishme.

- Publicitet -

Të arrestuar nga forcat serbe qysh më 14 qershor, ata u liruan paraditen e së hënës, konfirmoi avokati i tyre, Gradimir Nalliq, për Radion Evropa e Lirë.

Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj. Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre. Policët kufitarë të Koosvës u kapën nga forcat serbe më 14 qershor, dhe prej 10 ditësh ndodheshin në paraburgim, me vendim të Gjykatës serbe.

Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, përkatësisht janë rrëmbyer, por në Serbi e mohuan këtë, duke thënë se policët kishin hyrë “thellë” në territorin e tyre.

https://flashvideo.rferl.org/Videoroot/Pangeavideo/2023/06/0/01/01000000-0aff-0242-a477-08db763e5ac2_720p.mp4
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit dhe më pas Manaj, Shqipëria në avantazh 2 me 0 ndaj Finlandës
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?