Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Vuçiç dorovit muzikantët në festën me këngë çetnike, kush është shqiptari përkrah tij?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Vuçiç dorovit muzikantët në festën me këngë çetnike, kush është shqiptari përkrah tij?
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Vuçiç dorovit muzikantët në festën me këngë çetnike, kush është shqiptari përkrah tij?

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Të martën në Serbi u zhvillua një ceremoni e madhe për hapjen e seksionit Pakovraće–Požega në autostradën “Miloš Veliki”.

Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetarja e parlamentit Ana Brnabić, ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçić, si dhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është edhe president i Partisë Përparimtare Serbe, përveç disa ministrave të tjerë të kabinetit.

Të ftuarit shijuan një vakt të pasur dhe muzikën me trombistë, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet Vuçiç duke u relaksuar me një gotë birrë.

- Publicitet -

Ata u ekzaltuan nga kënga “Garda e Mbretit Petra që marshon”, të cilën presidenti Vuçiç e këndoi me kënaqësi dhe ndoqi ritmin duke ngritur grushtin.

Ai u duk i prekur edhe nga kënga me motive çetnike “Morem plovi jedna mala barka”, që përmban vargjet:

“Nëna e dërgoi të birin të kërkonte,

pastaj të raportonte te Gjenerali Drazha,

Xhaxha Drazho, ku është fëmija im,

ai po ruhet nga bajonetat serbe.”

Kjo këngë, që lavdëron ushtrinë jugosllave pavarësisht masakrave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, u luajt gjatë ceremonisë, ndërsa Vuçiç i dha muzikantëve para me bujari.

Seksioni i ri i autostradës Pakovraće–Požega, me gjatësi 19.5 kilometra, që u inaugurua nga Vuçiç, kalon nëpër zonat kodrinore mes Çaçakut dhe Pozhegës. Rruga përfshin 35 ura me gjatësi totale 5196 metra, disa mbikalime dhe tre tunele, prej të cilave dy Munjino brdo dhe Laz, janë më të gjatat në autostradat e Serbisë.

Ndërtimi është financuar nga qeveria serbe përmes Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa kontraktori kryesor është kompania kineze China Communications Construction Company.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/07/6881477d9194f.mp4
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    July 24, 2025 at 2:04 pm

    Ouuuu!Saliu theu Bllokaden Boterore OKB kunder Serbise ME NJE VIZITE TE BULLATOVICIT,duke qene President i Shqiprise.(jo i Serbise).
    Edi Rama i bente presion kryeministrave te Kosoves te falnin Mitrovicen dhe mbushi Kosoven me Zajednica pa ja kerkuar kush,duke qene Kryeminister i Shqiprise(jo i Serbise)
    Cfare ministri shqiptar keni gjetur ju ne Serbi,qe i beka Temenara Presidentit te Serbise?Po gjeni NJE, nje te vetem ne keto 28 mije km katror,qe do te vepronte ndryshe.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    July 24, 2025 at 4:47 pm

    Ky demo berisha, kjeka kushrini i sali ram berishës , te dy tradhtarët e kombit Shqiptarë. Të shpallen non grada në Shqipri e kosovë e kudo ku ka Shqiptarë

    Reply
  • 3D says:
    July 24, 2025 at 7:23 pm

    Këtë Dem Berishoviq dhe familjarë të tij po ashtu aktiv në Serbi së shpejti do të gostiten te TV Klanet shqiptare dhe te piki iVeton Surroit

    Reply
  • Sul Koburja says:
    July 24, 2025 at 8:30 pm

    Sa informacion jepni per rrugen ne Serbi,e paskeni nje virus brenda.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?