Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Zjarr i madh gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, merr flakë fabrika e bojërave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Zjarr i madh gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, merr flakë fabrika e bojërave
KronikeKryesore

VIDEO: Zjarr i madh gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, merr flakë fabrika e bojërave

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, në një fabrikë bojërash në zonën e Maminasit.

Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Sipas burimeve fabrika i përket kompanisë “Deutsch Color”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/09/650f4f1aa79e1.mp4

Duke qenë se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, Policia nisi evakuimin e banorëve të zonës me qëllim shmangien e ndonjë tragjedie.

- Publicitet -

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo për personel të ndodhur brenda fabrikës së bojërave.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/09/650f5d01ecb1a.mp4

“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset“, thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë.

Vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se kanë shkuar shërbime zjarrfikëse nga disa qytete, për shkak se situata është alarmante.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”, shkruan Balla.

Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrfikëse dhe 200 forca policie e vullnetarë u angazhuan në operacion për të shuar flakët të cilat pas mesnatës u raportua se kishin nisur të izoloheshin.

“Jemi drejt mbylljes. Vatra e zjarrit thuajse është izoluar. Pjesa e fabrikës pothuajse është djegur. Nuk kemi rrezik për depot e gazit. As banesat nuk kanë më problem. Vatra e Zjarrit ka qenë në fabrikë brenda”, informoi prefekti i Durrësit Emiljan Jani orës 01:12 minuta.

Fillimisht flakët u raportuan nga roja e fabrikës, i cili ka dëgjuar shpërthimet në brendësi të magazinës dhe më pas ka parë zjarrin të përhapet me shpejtësi. Më pas raportime të shumta erdhën edhe nga banorët të zonës të cilët kanë parë flakët dhe kanë dëgjuar shpërthimet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?