Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është ish-ministri për të cilin SPAK thotë se ka nisur hetimet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush është ish-ministri për të cilin SPAK thotë se ka nisur hetimet?
KronikeLajmi i fundit

Kush është ish-ministri për të cilin SPAK thotë se ka nisur hetimet?

Published: August 23, 2025
Shpërndaje

Një ditë më parë, SPAK iu përgjigj interesit të gazetarëve duke bërë të ditur se aktualisht janë në hetim tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër, por pa dhënë asnjë emër.

Kjo ka ngritur pyetjen: a është ky ish-ministër Flamur Noka? Deputeti demokrat është paraqitur disa herë në SPAK, edhe pse në paraqitjen e  27 qershorit 2025, ai deklaroi se ishte thirrur për çështje që lidhen me denoncimet mbi krime zgjedhore, por jo si person nën hetim.

Pyetja e ngritur vjen si rezultat i akuzave të përsëritura nga Gazment Bardhi në drejtim të Flamur Nokës për një vilë 760 mijë euro në Gji të Lalzit, për pengmarrje nga oligarkia e lidhur me pushtetin dhe për lidhje të dyshimta me botën e krimit.

- Publicitet -

Noka i ka mohuar publikisht këto akuza, duke i cilësuar si sulme politike, madje më vonë doli publikisht dhe u shpreh se e kishte “falur” Bardhin, ndërkohë që ky i dyti nuk i ka mohuar ende akuzat.

Megjithatë, deri më tani, SPAK nuk ka konfirmuar asnjë emër. Për momentin, e vetmja gjë e sigurt është se hetimet përfshijnë një ish-ministër, por identiteti i tij nuk është bërë publik.

Historia

Në majin e 2023 Gazmend Bardhi shkaktoi sherre në Kuvend pas një denoncimi të bërë në “Facebook” për një koleg që sipas tij “mbahet peng nga Edi Rama përmes një vile 760 mijë euroshe”.

I pyetur nga gazetarët se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin. Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër.

Dhe ndërsa gazetarët i vunë përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Banorêt e fshatit “LURA 1” ku ka shtëpinë verore edhe Sali Berisha e dinë për kë bëhet fjalë.

Vila në fotot e denoncuara nga Bardhi banohet nga ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

Vila u ndêrtua kur Noka ishte ministër, pasi fshati kishte përfunduar. Për këtë shkak ajo ngushtoi dhe një pjesë të rrugës-unazë që rrethon fshatin rezidencial. Gjendet pranë hyrjes së LURA 1 në reshtin e parë anës rrugës.

Shumë nga banorët e LURA 1 që është fshati i parë turistik në Gjirin e Lalzit, i kanë vendosur në shitje vilat për shkak të mbipopullimit të zonës.

Kjo zonë mori zhvillim pas riardhjes në pushtet të Berishës dhe pasi vajza e saj Argita me një grup miqsh të punësuar në administratën e re në poste drejtuese investuan aty.

i.b. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 3:32 pm

    PS:
    – Vonesat në vendimmarrje të SPAK për VIPAT-janë të papranueshme nga 90 % e popullit.Ndërsa GJKKO i ka hyrë FRIKA NË KOCKË..me lirimin nga burgu të DHËNDRRIT milioner të NON HRATËËS.
    -Në këtë rast ka DËSHTUAR edhe SHBA që monitoron drejtësinë e “RE” me xhaketa të vjetra.
    -F.Noka ka kën i arrestuar nga UDB 40 ditë dhe u lëshua për ti “shërbyer”më mirë nga Shqipëria.Ndaj Sb e bëri MB dhe sit e tredh sipas qejfit.
    -F.Noka ka çallat shumë katësh edhe në SARANDË,mundet në gjithë Shqipërinë.
    -Tek ne nuk funksionon SEKTORI I DEKLARIMIT TË PASURIVE TË VIPAVE..QË NGA 1992.
    -Pasuria e grabitur 1992-2013 prej 350 mild.& i duhet kthyer popullit.
    -Vetëm sekuestro e 3 familjeve të politiqënve S.Berisha,L.Basha,I.Meta..siguron rritjen e pensioneve 50 % të 10 pensionistëve qyteti..!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 3:35 pm

    PS:
    – Vonesat në vendimmarrje të SPAK për VIPAT-janë të papranueshme nga 90 % e popullit.Ndërsa GJKKO i ka hyrë FRIKA NË KOCKË..me lirimin nga burgu të DHËNDRRIT milioner të NON GRATËËS.
    -Në këtë rast ka DËSHTUAR edhe SHBA që monitoron drejtësinë e “RE” me xhaketa të vjetra.
    -F.Noka ka kën i arrestuar nga UDB 40 ditë dhe u lëshua për ti “shërbyer”më mirë nga Shqipëria.Ndaj Sb e bëri MB dhe sot e tredh sipas qejfit.
    -F.Noka ka pallat shumë katësh edhe në SARANDË,mundet në gjithë Shqipërinë.
    -Tek ne nuk funksionon SEKTORI I DEKLARIMIT TË PASURIVE TË VIPAVE..QË NGA 1992.
    -Pasuria e grabitur 1992-2013 prej 350 mild.& i duhet kthyer popullit.
    -Vetëm sekuestro e 3 familjeve të politiqënve S.Berisha,L.Basha,I.Meta..siguron rritjen e pensioneve 50 % të 10 pensionistëve qyteti..!

    Reply
  • peshkatari says:
    December 2, 2023 at 5:35 pm

    O budallenj!Amerikes i duhet qe te jete sa me rremuje.Peshkim ne uje te turbullte!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 7:11 pm

    VO:
    -Sot mësuam se Goca e Saliut-ARGITA,dhëndrri MALLTEZI,LULIBASHA,Zonja e Lulit AURELA ISUFI,GRIDA DUMA,etj jan financuar nga SOROSI për Studime në HOLLANDË etj,ndërsa NON GRATA e akuzon Sorosin se e ka denoncuar në DASH për ta shpallur NON GRATA.
    -Marrzit e Sb nuk kan fund në 33 vite në Shqipëri.Pra,Ai nuk ka turp që të Akuzoi,Të shpif,Të mashtroi,denigroi,Vjedhi,Vrasi natën e të qai ditën siç ja u ka bërë 20.000 personave në Shqipëri 1992-2021..dhe nuk i ka hyrë asnjë gjëmat në këmbë.Dhe arsyet dihen tashmë: 1.Kapi DREJTËSINË 100% që në 1992 me kursin 6 mujor dhe 2.GAZETAVE,PIRTALEVE NË 2005= 97 %,përveç Rep.TV,Gazetave:DITA,TEMA,SOT..!
    -Si ka mundësi që Sorosi paska financuar vetëm nga PD e Saliut dhe asnjë nuk shkruan e fletë.. ?
    -Po kështu,Sot Sb
    dhe të tijët sulmuan DREJTËSINË,E.RAMËN..Duke i cilësuar KRIMINEL..Dhe drejtësia heshtë si në vitet 1992-2016..!!
    -Dhe kur Sb sulmon DREJTËSINË e ka inatin me SHBA..!
    -A nuk di AMERIKA SHQIP..??

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 7:14 pm

    VO:
    -Sot mësuam se Goca e Saliut-ARGITA,dhëndrri MALLTEZI,LULIBASHA,Zonja e Lulit AURELA ISUFI,GRIDA DUMA,etj jan financuar nga SOROSI për Studime në HOLLANDË etj,ndërsa NON GRATA e akuzon Sorosin se e ka denoncuar në DASH për ta shpallur NON GRATA.
    -Marrzit e Sb nuk kan fund në 33 vite në Shqipëri.Pra,Ai nuk ka turp që të Akuzoi,Të shpif,Të mashtroi,denigroi,Vjedhi,Vrasi natën e të qai ditën siç ja u ka bërë 20.000 personave në Shqipëri 1992-2021..dhe nuk i ka hyrë asnjë gjëmat në këmbë.Dhe arsyet dihen tashmë: 1.Ai Kapi DREJTËSINË 100% që në 1992 me kursin 6 mujor dhe 2.Kapi GAZETAT,PORTALET NË 2005= 97 %,përveç Rep.TV,Gazetave:DITA,TEMA,SOT..!
    -Si ka mundësi që Sorosi paska financuar vetëm nga PD e Saliut dhe asnjë nuk shkruan e fletë.. ?
    -Po kështu,Sot Sb
    dhe të tijët sulmuan DREJTËSINË,E.RAMËN..Duke i cilësuar KRIMINEL..Dhe drejtësia heshtë si në vitet 1992-2016..!!
    -Dhe kur Sb sulmon DREJTËSINË e ka inatin me SHBA..!
    -A nuk di AMERIKA SHQIP..??

    Reply
  • M. SH. says:
    December 2, 2023 at 11:50 pm

    -Ku ka ze nuk eshte pa gje- thote populli. SPAK duhet ta therrase kete Noken i cili, nga veprimet qe ben ne publik dhe ato qe bente kur ishte minister, nuk duket qe ka sistem mendor normal dhe ti kerkoje se si e ndertoi kete vile. Pyetja eshte e thjeshte: me nje rroge mujore 2000 euro, ku i gjeti deputeti i pd Noka 760000 euro per te ndertuar vilen?
    Kur ti vihet kjo pyetje perpara ateherev le te krekoset karabushi Noka, po ja mbajti.
    Eshte e vertete se SPAK ka aqe shume pune per te bere me karabushe dhe hajdute te tille si Noka sa i duhet te dyfishoje stafin e tij per te evidentuar te gjithe kete klase hajdutesh te formuar nga qeverite shqipetare ne keto 30 vitet e fundit.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 3, 2023 at 3:06 am

    Në fillimet e demokracisë Berisha thoshte se të gjithë ne jemi bashkëvuajtës dhe njëkohësisht edhe bashkëfajtor. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne ishim disa të persekutuar dhe të tjerë të privilegjuar nga pushteti i E. Hoxhës. Pronarëve ai sistem i mori pronat por Saliut çfarë i morri ndoshta morrat se prona nuk kishte. Dhe pronat e marra nga ai sistem demokrati Sali ja dha anëtarëve të Pd. Kjo është fillesa e pasurisë e pushtetarëve tanë. Të tregojnë si u bënë miljonerë.. Njërez ndiqni historinë si kanë ndodhur dhe nuk ka nevojë për shumë mend të kuptoni të vërtetën. Duajeni veten dhe të ardhmen e vendit tuaj!

    Reply
  • Andis says:
    December 3, 2023 at 4:43 am

    Mul Noka me vile 500 mije euro ? Demokratet jane tyta qe i shkojne nga mbrapa ketyre legena politikanesh

    Reply
  • ce says:
    December 3, 2023 at 4:56 am

    E dijne gjithe shqiptaret se me cfare parash eshte ndertuar ajo vile nga njeriu monster i foltores , kryevagabondi Muli qe zbriti nga Shishtaveci me kepuce te grisura dhe u be milioner kur ishte president i Republikes se Lazaratit qe vete e ngriti dhe pastaj me parate e Lazaratit ndertoi vilen gjigande ne Lalez eshte 2 here me e madhe se e ish Kryeministrit Mehmet Shehu dhe 4 here me e frikeshme se ajo per misteret qe kane parate me te cilat eshte ndertuar. Dihen boterisht dhe apartamentet e rrembyera ne Sarande nga enti i banesave kur kjo monster ishte drejtor enti dhe u dha apartamente ne Sarande familjareve te tij ne Kukes. Prandaj sot ai leviz me makine 125 mije euro dhe zoteron apartanente 150 m2 ne Tirane dhe vile ne periferi te saj. Tik tak ku je o Spak,,,,

    Reply
  • vlonjati says:
    December 3, 2023 at 7:50 am

    Me fal Andis, meqenese vilen e Nokes e paske vlersuar, a s’na tregon edhe sa kushton vila e Rames ?

    Reply
  • Xha jaho says:
    December 3, 2023 at 8:00 am

    Te gjithe te shpjegojne burimin e lekeve, ndryshe te sekuestrohen pa dallim emri dhe roli

    Reply
  • fteri says:
    December 3, 2023 at 8:02 am

    Kongresi i PEDES-ë ishte si një fragment i fundit të poemës satreike të thirrjeve të Don Zhuanve të katrahurës thirrjeve të liderit të së djathtës shqiptare ,tani i rrudhur famëljare ,Sali Berisha i gjendur në një pozitë të vështirë ,për shkak të të dënimit non grata,dhenë prej shteteva të bashkuara dhe Britanisë ,organizon këtë kongres pa vulë ligjoore ,thjeshtë për të spostuar vëmendjen e popullit ndaj tij ,ka vazhduar ta shprehë në foltoret e tij si në këtë kuvend broçkullat e tij ,duke ligjëruar si gjeli majë plehut .keni par një kongres mbushur me servila që më shumë duan Salinë se atdheun e popullin ,apo amerikën miken më të madhe tonën.se si ngjiten në foltore të kongresit duke ligjëruar si “bilbili !”edhe Vajza e Sali Berishës edhe kjo non grata ,kur nuk ka asnjë kontribut për demikracinë ,veç vjedhjeve më mafioze se i jati.Keni pa se si zotronë postet familiare ,vajza ,dhëndri ,shoku i vajzës Luli ,etj etj , jo vetëm këto por të gjithë tifozët e Saliut ,sevilët që ngjiteshin në podjum ,anti-ligjor pa vulë tarafi vepreon nënë rrogoz u jepet pozita hipokritve ,mafioz që kan vjedhur e vrarë këtë popull ,mbi 4 mij veve. me shpifje e marrëzi ?!….

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    December 3, 2023 at 8:10 am

    Atje ne Gjirin e Lalzit vetem Noka i opozites ka vile se keta te Majtet “prane shtresave ne nevoje” pa perjashtim jetojne ne apartamente 1+1 nen shembullin e kreut te tyre qe me 3000 Euro pasuri te deklaruar kur qe Kryetar Bashkie ne Tirane ndertoi nje goxha keshtjelle ne Surrel.

    Reply
  • Këtu janë të gjithë për në burg says:
    December 3, 2023 at 8:27 am

    Mulit që zbriti nga pema,i ka rënë bretku duke shkulur patatate në Shishtavec,i ra bretku duke lehur për familjen berishoviç,u lodh duke ngjitur muret e kangjellat,kurse ju bëni bla bla dhe doni të keni vila.
    Nuk keni parë çadrën që kishte Muli pranë detit,para vilës që do ja kishte zili edhe sulltan Murati duke parë atë farë burri të shtrirë në Shezlong.
    Muli dhe Saliu që e panë detin në mosh të madhe me vila sheikësh në lalëz,kaja nonën

    Reply
  • Tironci says:
    December 3, 2023 at 10:22 am

    Ja kush esht arsyeja qe mul noka esht qen i saliut se saliu e ka ber si mbret shikoini vilen mul nokes , llogaritni sa rrog ka mar dhe do shikoni qe treçereku i lekve jan pa adres , spaku mos jaj mut kot e na kerkon fakte te rrethoj objektin te kerkoj llogari ku jan gjetur parat , po nuk i justifikoj sekuestrim vile dhe burg per vjedhje mulin , thjesht fare , dhe le te lefi si qen muli masnej .

    Reply
  • Edi says:
    December 3, 2023 at 10:50 am

    Lefo ‘FTERI’ paska gjetur serish pseudonimin Tironci se u ngop me Fjale me fend.

    Reply
  • Boston1 says:
    December 4, 2023 at 5:32 am

    Mul Noka nuk eshte nga Shishtaveci, por eshte nga fshati qe shishtavecaret i mbillnin patatet diten dhe ata i shkulnin naten.

    Reply
  • demo says:
    March 31, 2024 at 1:20 am

    Pse i fshive dy komentet e mija ?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 31, 2024 at 2:52 am

    🤣

    Reply
  • capi says:
    March 31, 2024 at 2:57 am

    Sic shikohet nje veting i politikaneve eshte me shume eminent. Sa me shume kohe kalon me veshtire eshte te gjenden parate nga depositohen.
    Vila eshte nje indicie per te filluar hetimin. Shyqyr nuk ka kembe ska nga shkon, problem eshte llogarite offshore. Atyre si do tu behet.

    Reply
  • Mirësia says:
    March 31, 2024 at 4:07 am

    Vilat e politikanëve me të vërtetë që nuk fluturojnë por ekonomia shqiptare ka fluturuar. Këto vila u bënë nga fabrikat që shkuan për skrap, nga paratë e grabitura në firmat piramidale, nga shitja e gjithë arsenalit të armatimeve si dhe nga nxjerrja në ankand e pasurisë së nëntokës (naftë dhe miniera e tj..) Nga gjithë kjo grabitje e brezave (djersa e gjaku i shqiptarëve) ata kanë siguruar jetën edhe të pasardhësve të tyre. Prandaj nuk duhet heshtur, por duhet kërkuar shkaku i varfërisë së shqiptarëve tek politikanët grabitqare dhe tek veprimtaria e tyre kriminale ndaj këtij vendi. Zoti na i ka dhënë të gjitha, fushë, kodër, mal, liqen, det, pasuri natyrore dhe klimë për të pasur zili, atëhere ku qëndron e keqja???

    Reply
  • !!? says:
    March 31, 2024 at 6:05 am

    Shoku Teme na Çorrushi, më vjen turp kur dëgjoj polikriminelin Sali të zbraz nga dritarja lum me fekale sharjesh, shpifjesh për kryeministrin Edi Rama, ku kryesorja e quan kusarin më të math gjer më sot të pasurive të popullit dhe vëndit. Si e shpjegon ti Teme që shoku Edi Rama që është i pastër si kristali simbas teje nuk e denoncon dhe ta hap gjyq për shpifje Sali Berishën?

    Mos kemi të bëjmë me proverbin korbat e zinjë të kusaris bëjnë krrra…..krrraaa…..duke bër gjoja sherre por nuk i nxjerin sytë njeri tjetrit se janë të njëjtës specie?

    Teme, vërtet pse Edi Rama nuk hap gjyq për shpifje dhe ta diskretitoj publikisht Salin, apo ka frikë se mos humbet gjyqin se kusari Sali thot të vërtetën për kolegun e tij, kusarin Edi Rama?

    Qy gazetari që boton këtë shkrim për Flamurin e Saliut, pse të mos ta pyes direkt Gazmend Bardhin për deklaratën për Flamurët e Saliut që ai demaskoj me këtë punën e vilës dhe tani puthet e përqafohet me ta duke u lëpir me llapën e gjuhës pështymën plot jargë që u ka hedhur në surrat?

    Reply
  • Protokollisti says:
    August 23, 2025 at 1:42 pm

    Për !!? . Rama nuk mund t’a denoncojë Saliun vetëm me shprehjen e Saliut ” Rama është hajduti më i madh i pasurive të shqiptarëve ” . Nuk ka prokuror në botë , që merr në dorëzim një padi të tillë . Ky është një slogan i natyrës së debateve politike dhe nuk ka asnjë vlerë juridike . Nëqoftëse Saliu shpif fakte e prova të pa qëna , atëhere Rama mund t’a padisë për shpifje , po kjo nuk ka ndonjë përfundim kush e di se çfarë , dënimi është simbolik , me disa mijëra lek .

    Reply
  • chp says:
    August 23, 2025 at 4:02 pm

    Si ka mundësi që Flamut Noka bëhet minister i brendshëm duke qene i dyshuar per lidhje fisnore te aferta me sherbimin sekret serb…A eshte rastesi qe Salihi president dhe me me vone kryminister ka vjerren Milice e lidhur me UDB ??
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturave te huaja, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki.
    Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    Kaq thelle jane futur sherbimet sekrete serbe & greke ne labirinthet e e shtetit shqiptar ne drejtesi,media,sherbimet sekrete dhe deri te KQZ “master spy” Qelibashi ??

    Reply
    • ¿? says:
      August 23, 2025 at 4:24 pm

      Ti yço qe i di ketp bukurira me siguri duhet te kesh qene sigurims, se kush pidhi i s’emes e di sot se kur arratis ky Myrtezai. O zorraxhi mbeturine bajgave enveriste ik or mut lere rehat kete milet se mjaft e shkerdhyet sa mundet 50 vjet. Tashti i hani mutin dhe vetem llapni neper forume.

      Reply
  • Lasgushi says:
    August 23, 2025 at 5:09 pm

    O shqiptar ju…..
    Që votoni Flamur Nokën.Po pse ore kaq budalllenj ini.Sa të arijë një far debili i tillë,një ka… tu vjedhë dhe të bëjë edhe vilë!!!
    Panvarësisht se ështk binhrk ne k.ka……Dali Berisha

    Reply
  • SOKRATI says:
    August 23, 2025 at 5:16 pm

    SPAK-ut i pëlqen më mirë të nisë hetimet me” akuzat” e anonimëve Nesti Angoni, që “nuk ekzistojnë”, se sa të merret me akuzat konkrete, që bën një deputet! Interesante është logjika, sipas së cilës thëniet e deputetëvë nuk merren për bazë, mbasi ata “janë të papërgjegjshëm për ato, që thonë”! Kjo për mua do të thotë se çdo deputet për ato, që flet, nuk duhet besuar, mbasi fle përçartë, që nënkupton se në atë mjedis deputetësh kemi njerëz të papërgjegjshëm dhe kur ligjet bëhen nga njerëz të papërgjegjshëm, viktimat janë nga radhët e popullit dhe të pafajshmit. Nuk ka tjetër sqarim!? Ruana, o Zot!

    Reply
  • Dashi says:
    August 23, 2025 at 5:34 pm

    Sokrati , dakord me ty , por ligji për deputetët në të gjitha vëndet demokratike , nuk është që ” deputeti është i pa përgjegjshëm ” , se kështu do të ishte ofendim , por është kështu : ” deputeti gjatë veprimtarisë së tij si deputet , nuk mban përgjegjësi për ato që thotë” . Por kujdes ama’ , nuk mban përgjegjësi në sallën e parlamentit , se po doli jashtë dhe fillon e shan me fjalë ofenduese kush t’i dalë përpara , atëhere mban përgjegjësi si çdo qytetar tjetër .

    Reply
  • SOKRATI says:
    August 23, 2025 at 6:01 pm

    @”Dashi”
    I nderuar! Ju përsëri mendoni dhe shkruani një të vërtetë në të njëjtën linjë me mua! Deputeti është pasqyra e zgjedhësve! Brenda dhe jashtë Kuvendit ai është në aktivitet, na përfaqëson ne zgjedhësve. Brenda ky i “zgjedhur” na qënka i papërgjegjshëm, budalla, psikopat, shpifës, sharës, llapaqen, gishti i mesit, nuk mban përgjegjësi për ato, që thotë(!), ndërsa kur del jashtë, ai duhet të ketë kujdes, se po e nxori llapën e qenit, që përdor në Kuvend, ha dru kokës! Pikërisht kjo nuk i lejohet njeriut normal! Kudo ai duhet të jetë i njëjtë, të shkojë në një linjë të sigurtë, në atë drejtim ku pasqyrohen vlerat konstruktive të tij. Le të shpresojmë se në shtator, kur nis edhe aktiviteti shkollor i mësim-edukimit, do të shikojmë deputetë normal si brenda dhe jashtë Kuvendit, kudo të përgjegjshëm dhe të pëlqyer!

    Reply
  • chp says:
    August 23, 2025 at 8:37 pm

    -shpresojme qe ky link te hapet nga komentuesit
    -ben fjale per mitingun ne Lushnje 1997 ku ushtaret e Azemit midis tyre dhe Brecani me Noken me kallash ne dore mbrojne Berishin

    https://dai.ly/x2q8v10

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?