Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Virtuozia Ganimet Vendresha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Virtuozia Ganimet Vendresha
Kulture

Virtuozia Ganimet Vendresha

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

In memoriam

Nga Bashkim Koçi

 

- Publicitet -

Unë nuk e kam takuar kurrë balerinën Ganimet Vendresha. Asnjëherë. Edhe pas disa përpiekjeve që bëra kohët e fundit për të mundësuar një “pirje kafe” me të, nuk na u bë për mbarë. Ajo tashmë është në moshë të thyer. E ka të vështirë të jetë “hazërxhevap” për takime, për t’ju përgjigjur “tekave” të njërit apo të tjetrit, si puna ime.

***

Kur ishim studentë, gjysmë shekulli më parë,  çka na e bënin  të veçantë Tiranën, krejt të ndryshëm nga qytetet e tjerë që kasha parë deri atëherë,  ishte  Teatri  Kombëtar dhe Pallati i Kulturës. Nuk di pse më jepnin një ndjesi të çuditëshme, paksa të largët e hyjonore, sikur brenda atyre ngrehinave kishte njerëz krejt të ndryshëm, të pangjashëm me ne të tjerët që zinim radhë për një marë një biletë e për të parë çfaqjen e radhës. Të zbritur nga fshati, relativisht të paditur dhe pa asnjë informacion për teatrin, operat apo  baletin, gjithçka që shihnim na jepte një efekt tonik, na ndizte kënaqësinë e mureve të zemrës, duke na e përciellë ato thellë në shpirt. Petagogu im i famshëm i kimisë organike, Aleko Xoxe, të parën këshillë që na dha ne studentëve, për çudi, nuk qe ajo e kujdesit që duhet të tregonim për përgatitjen sistematike  në lëndën e vështirë të kimisë organike, por diçka tjetër, që nuk kishte lidhje fare me mësimet në universitet. E dini cila ishte këshilla që na dha profesor Alekoja? Eshtë disi e pabesueshme por unë, studenti i tij, meqë erdhi rasti të shkruaj për një artiste të madhe si Ganimet Vendresha, më duhet ta riprodhoj fjalë për fjalë, ashtu si ai, profesori im i dashur, na jepte “edukatë qytetare” në atë fillim shtatori të vitit 1967. Ju, na u drejtua profesori, si të ishim fëmijët e tij, duhet të mësoni, të studjoni sistematikisht në të gjitha lëndët, të mos lini boshllëk nga leksioni në leksion, por…Qëndroi një çast, aq sa iu desh të krijonte përshtypjen për auditorin, ne që e dëgjonim me sy e vesh, se do të na thoshte diçka të rëndësishme. Kërkoj nga ju të gjithë që të njihni mirë kryeqytetin, Tiranën. Kur them “të njihni Tiranën” e kam fjalën që ju të jetoni me zhvillimet në kryeqytet; të njiheni e të shfrytëzoni mirë Bibliotekën Kombëtare; të vizitoni  muzeumet, të mos lini film pa e parë nga ata që çfaqen në kinematë e Tiranës; të shihni të gjitha premierat, dramat, tragjedi apo komedi që luhen  në Teatrin Kombëtar nga artistët tanë të mëdhenj.  Këto ditë në Teatrin e Operas dhe Baledit  po luhet “Halili dhe Hajria”. Heshti për një moment profesori dhe pastaj na u drejtua përsëri si të na lutej. Mos lini pa e parë “Halili dhe Hajria”!  Do të kënaqeni, do të mahniteni, do të përjetoni ca momente që mund t’i sjellë një balerinë si Ganimet Vendresha.

Sigurisht që porosia e profesor Alekos u bë pjesë e jetës tonë studentore. Ditët e fundjavës, gati të gjitha, i programonim për të ndjekur veprimtaritë më pikante, kulturore e artistike, të kryeqytetit. Por baleti “Halili dhe Hajria” ishte i pari që do të çelte derën për të përjetuar  botën e madhe të aktorëve të mëdhenj, për të shijuar përsosmërinë e jashtëzakonëshme të artit modern. Dhe këtë përsosmëri, nga ato që klasifikohen si “të shenjta”, mund t’i  kthente “në gjallesë”  një balerinë, një shpirt i etshëm prej artisti si ai i Ganimet Vendreshës.

“Ai që do të mësojë që të mund të fluturojë një ditë, duhet së pari të mësojë të rrijë në këmbë, dhe të ecë dhe të vrapojë, dhe të ngjitet, dhe të kërcejë. Nuk mund shkosh me fluturim për të mësuar fluturimin”. Kur kam lexuar këtë thënie  të filozofit gjerman Fridrih Niçe mendja më ka shkuar tek puna, tek përpiekjet që duhet të bëjë njeriu, tek mundimi, lodhja, tek ngarkesa dhe mbingarkesa për të arritur tek suksesi. Një ndër ekzemplarët e rrallë, një nga ata që e kishin ndarë mendjen për t’u bërë të famshëm qysh në moshën e herëshme të rinisë, është edhe Ganimet Vendresha. Ajo  nisi të vrapojë, të ngjitet e të rrëzohet, të ecë e të kërcejë qysh nga viti 1950, atëherë kur iu dha mundësia e jashtëzakonëshme për të studjuar e përgatitur si balerinë në të famëshmin “Balshoi Teatër”, në Moskë. Ganimet Vëndresha, e cila tashmë i ka kapërcyer vitet e një gradaçieli 80 katësh, të jep mësim, të qorton e këshillon se suksesi nuk mund të të vijë pa u “gjakosur”në rrugëtim për tek ai.

Ajo e filloi dhe e mbylli veprimtarinë e saj si balerinë duke luajtur me emra të të mëdhenj artistësh, të cilët kanë zënë vend e na kanë mbetur në kujtesë qysh nga mosha e rinisë, si  Xhemil Simixhiu,  Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Agron Aliaj apo Melushe Bebeziqi.  Menjëherë na çfaqen “të mëdhenjtë”, ata që për dekada me radhë punuan për të pastruar pluhurin e të përditëshmes në shpirtrat tanë.  Aty, pra në “Balshoi Teatër” studiuan për gjashtë vjet, dhe paralelisht me shkollimin edhe interpretuan  në skenën e teatrit emërmadh. Ganimeti ka qënë pjesë e një prej shfaqjeve, “Liqeni i Mjellmave” të Çajkovskit, por edhe  disa të tjerë,  prurje hungareze apo spanjolle. Ajo ka interpretuar  me një grup profesorësh, nga më të mëdhenjtë e baletit të atyre kohëve. E ka konsideruar veten me fat sepse të studjoje në një shkollë të famëshme si “Balshoi Teatër” do të thoshte se kishe lindur “me këmishë”. Nuk mund ta kishin këtë shans të gjithë. Moska ishte vendi ku kishte kulmuar arti, ku spektatorë dikur kishin qënë edhe mbretër,  pa përmendur personalitete të medhenj politikbërës të kohës, të Stalinit e dhjetra të tjerëve. Diploma e saj, kur përfundoi studimet,  mban firmën e mjeshtres së madhe, e të papërsëritshmes  Galina Ulanova. Ka qenë një mbrojtje e vështirë, dinjitoze, duke vallëzuar rolin e Maria Potocka në baletin Bachczysaraju.

Në balet nuk ka fjalë. Komunikimi me spektatorin bëhet nëpërmjet lëvizjeve, mimikës, të cilat pastaj përciellin mendimin. Sa e vështirë për të realizuar  artistikisht, për të “bindur” shikuesin se lëvizjet, akrobacitë, gjërat që duken në aparencë,  tjetër  kuptimi mbartin ato në brendësi. Nuk kanë qenë vite të lehta për  ballerinën Ganimet, për sjellë tek artëdashësit personazhe kaq të vishtirë, personazhe që u duhej fshirë pluhuri i shtresuar në shekuj. I qënnkeshin dashur dy muaj prova, pa ndalim, për t’u transformuar nga Ganimet në Hajrie. Punë cfilitëse, apo jo?! Punë që mund ta përballojë vetëm një dashuri e çmendur për profesionin, vetëm përgjegjshmëria e pazakontë për t’u bërë dikushi në jetë. Vetëm në dy fjalë mund të përmblidhet nga Ganimet Vendresha përgatitja për të realizuar një personazh baleti: artisti tjetërsohet, nuk është më vetvetja.

Nëse ti je duke punuar për të kapur një sukses, por një zë i brendshëm  të thotë “mos, ti nuk mund të bëhesh i suksesshëm”, atëherë mos u ndal, vazhdoje punën dhe do të marësh vesh se ai zë nuk do të dëgjohet më. Këtë gjë e ka përjetuar edhe balerina jonë e madhe, Ganimet Vendresha. Thirrjen e së keqes “mos, ti nuk do të arrish të bëhesh balerinë”, ajo ia zuri “fyçkën” me këmbngulen që mund ta ketë vetëm një pasionante që nuk di ç’është lodhja, ç’është tërheqja, ç’është “pazari” për ta gjetur të qënurit e lumtur tek rehatia. Besoj se ka qënë kjo dhe vetëm kjo që balerina e madhe të mund të lunate në kryeveprën e Çajkovskit   ‘Liqeni i Mjelmave’, kryeveprën shqiptare “Halili dhe Hajria”  apo “Lola”,  “Mirandolina” etj.  Janë më shumë se 140 role të interpretuara prej saj.

E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni. Kjo është një nga porositë më të sinqerta që ajo ua jep balerinëve të rinj. Në një intervistë të shkurtër për “Virtuozët”, çfaqje shumë e suksesëshme në TV Klan, ballerina-legjendë, Ganimet Vëndresha tha një tog-fjalësh që, hollë-hollë, ishte edhe një porosi e madhe, nga ato porositë që ia ka dhënë vetë jeta  në gjysmë shekulli si balerinë. “E fillove një punë, një profesion, një detyrë a kudi çfarë? Ndaje mendjen!”  “Ndaje mendjen!” janë dy fjalë të thjeshta, por që mbajnë brenda një porosi të madhe. E dini çdo të thotë “ndaje mendjen” për Ganimet Vendreshën? Do të thotë “mblidh forcat, thirri mendjes për këtë punë të madhe që ke nisur, harroi ca gjëra që mund të prishin humorin e rehatinë”. Këtë përfundim ajo e ka nxjerrë nga vetja, nga peripecitë dhe vuajtjet që e shoqëruan në të gjithë karierën e saj si balerinë. Nuk është sakrificë e vogl të qëndrosh larg fëmijëve, të bëhesh “haram” i shtëpisë, të privohesh nga gëzime e ngjarje emocionuese të familjes. E, Ganimeti u bë “armiku” e vetvetes sepse e “kish ndarë mendjen” për tu bërë balerinë e nivelit që ëndërronte. Mu pre oreksi, mu prish gjumi, u tjetërsova si njeri-shkruan kjo mjeshtre e madhe kur kujton vitet që guxoi të merej me atë që kërkonte  kryeguximin, baletin.  Guximi për këtë balerinë të niveleve  shumë të larta ka gjenialitet, ka pushtet, por edhe magji brenda. Kjo e fundit, pra magjia, e shoqëron edhe sot e kësaj dite si të jetë pjesë e pandarë e shpirtit të saj.

Nuk është thjeshtë  çështje fati  drejtimi apo suksesi  që mer njeriu në jetë. Fati ka pjesën e tij, por kur ky fati shikon se ç’punë e përpiekje bën njeriu për të arritur majat, ashtu si Ganimet Vendresha,  mban anën e atij që guxon. Në rastin tonë fati mbajti anën e balerinës Ganimet. E di pse? Sepse ajo guxoi. Ajo guxoi të përballej me kërkesat e jashtëzakonëshme të krijimeve të Çajkovskit, të baleti “Halili dhe Hajria”, por edhe shumë të tjerë që luajti më pas. Një karakter I fortë mund  t’u qëndronte me dinjitet profesional kërkesave apsolutisht strikte të një koreografi si Panajot Kanaçi. Vetëm ajo  iu përgjigj pa asnjë kusht  seriozitetit  të kompozitorit  Tish Daija e dirigjentit Mustafa Krantja. Por edhe me  diçka tjetër, shumë më të vështirë, e që ndoshta ish  vetëm Ganimeti që mund t’ja dilte: partneri i saj, Xhemil Simixhiu, i cili luajti në mënyrën më të mirë të mundëshme rolin e Halilit.

Ganimet Vendresha, e cila tashmë e konsideron të mbyllur veprimtarinë e saj si e tillë, ndjek me merak të madh ecurinë në krijimtarinë e baletit  dhe, kur vëren se në ndonjë rast  punët nuk shkojnë mirë,  nuk  qëndron “gojëkyçur”. Flet e jep këshilla. Sipas saj të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të jesh në përsosmëri. Dhe përsosmëria vjen duke u ballafaquar me arritjet botërore, me përvojën tonë të shkëlqyer perj shtatë dekadash, duke bërë analiza tekniko-artistike në krijim, interpretim dhe ekzekutim. Ajo, sipas këshillave që ka dhënë së fundmi, është e mendimit se ka ardhur momenti të trajtohen tema dikur “të panjohura”, të cilat për kohën e saj, ishin tabu. Në veprat e baletit, sipas Ganimetit, nuk ka pse të mbyllin sytë mbi atë çka ndodh me shoqërinë njerëzore, me përpjekjen e njeriut në mes ekzistencës dhe mosekzistencës. Jeta, sipas saj, është  intensive, e mbushur me dhimbje të mëdha, çoroditëse, kur çekuilibrat psikologjikë, shpirtërorë e shoqërorë ndryshojnë shumë shpejt, në mënyrë marramendëse, të cilat vështirësojnë dhe errësojnë të ardhmen.

Kam dëgjuar të thuhet se e madhja dhe e mira rrallë jetojnë në simbiozë me njëra-jetrën, tek i njënjti njeri. Janë cilësi super të larta, super të virtytëshme.  Ballerina jonë, e cila e kërkoi mundësinë e suksesit tek çdo vështirësi që i doli përpara, meriton t’i thuash: virtuoze, e madhja dhe e mira Ganimet.

Me Enver Hoxhën dhe Çu En Lain

Duke kërkuar google gjetëm diçka që nuk mund të mos shënohet për veprimtarinë artistike të Ganimet Vendreshës.

“Halili dhe Hajria”  u ngjit në skenën e TKOB-it në vitin 1963. Ajo mbrëmje e çfaqjes paska koiçiduar me vizitën e Kryeministrit kinez Çu En Lait, i cili ato ditë ndodhej në Tiranën. Për balerinën Ganimet  mbetet një nga momentet më mbresëlënëse, më të bukura në historinë e karrierës së saj artistike. Bashkë me Xhemilin, Zoicën, Petritin e Miltiadh Papën në përfundim të shfaqjes, kur kanë dalë në korridor, për të shkuar më pas në dhomën e zhveshjes, Enver Hoxha, i cili shoqëronte autoritetin e lartë politik kinez, i kaparë. Ai, pra Enveri, është shkëputur nga grupi i politikanëve dhe bashkë me Çu En Lain u kanë dhënë dorën, e më pas I kanë përgëzuar për çfaqjen. Enveri i është drejtuar Ganimetit: na befasuat, interpretim shumë i bukur, shumë dinjitoz. Ka qënë çast, të cilin ajo nuk e ka harruar. U mpiva, shënon në kujtimet e saj Ganimet Vendresha. Sipas saj, ishte emocion i madh të të lëvdonte njeriu më i pushtetshëm i vendit.

Një natë përpara ikjes së Çu En Lait, u organizua një darkë e madhe, darkë qeveritare, kujton ballerina e madhe. Mbrëmja ishte e organizuar në tri salla, ndërsa vendet ishin të përcaktuara me emra të shënuara mbi tryeza. Në sallën qendrore ishin vendosur Byroja Politike, ndërsa në dy sallat e tjera ishin  artistët dhe të ftuar  të tjerë. Në sfond ishte vendosur muzikë popullore. Në një çast të gjithë ishin ngritur në kërcimin e rradhës. Ajo mban mend që në një moment kish mbetur vetëm, të gjithë ishin ngritur në valle. Edhe Enver Hoxha. Ai e paskësh parë vetëm dhe prej mesit të sallës, me zë të lartë, i ka bërë zë  që të çohësh.  Për një moment u hutova dhe nuk lëviza nga vendi, shënon në kujtimet e saj Ganimeti. Pranë meje, shënon ajo, vjen Ramiz Alia dhe më thotë: “po të fton Enver Hoxha”, demek thirri mendjes. Pasi “u zgjova” nga ai hutim i  pazakontë, u ngrita, e kapa nga dora Enverin, duke iu bashkuar rrethit të kërcimtarëve në  valle, shkruan në kujtimet shumë të sinqerta balerina Ganimet.

Artistja e madhe Ganimet Vendresha (Simixhiu) u nda nga jeta më 29 Shtator 2022, duke e përcillë për në banesën e fundit me të gjitha nderet e merituara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kasemi says:
    October 5, 2022 at 11:51 am

    Nje portret i plote dhe vleresuesp për te madhe Ganimet Vendresha.

    Reply
  • Llazar says:
    October 10, 2022 at 8:23 pm

    Bashkim I dashur, e lexova me kenaqesi kete shkrim. Mos sherte kurre Pena jote!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?