Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani
Kosovë

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani

Published: January 6, 2026
Shpërndaje

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.

Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

- Publicitet -

Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të ndërmarrë verifikime të mëtejshme sipas ligjit në fuqi.

Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi. Agjencia Kundër Korrupsionit po vijon procedurat e verifikimit, ndërsa çdo rezultat do të bëhet i ditur sipas rregullave ligjore.

Për këtë, Presidenca ka dhënë një reagim zyrtar përmes zëdhënësit Bekim Kupina. Ai ka theksuar se Presidentja Osmani është e hapur ndaj çdo hetimi, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim lidhur me lajmin e publikuar.

“Presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga institucione të pavarura, me paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në kuadër të fushatave për njollosje, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin”, tha Kupina për RTV21.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Mollosi says:
    January 6, 2026 at 12:13 pm

    Kjo eshte me percarese se Albini!

    Reply
  • ..... says:
    January 6, 2026 at 12:15 pm

    Kurajo, kujdes mos na gacmoni Kurtin se ka nje familje 50 % kosovare, sipas mendimit te akademikut Nexhmedin Spahiu per “kombin” e Kosoves !

    Reply
  • Igor says:
    January 6, 2026 at 6:06 pm

    Pse nuk behet e njejta ne Shqiperi dhe jo nga SPAKU i dobet ndaj korupsionit dhe nuk kapin askend .

    Reply
  • ISMAIL says:
    January 6, 2026 at 6:38 pm

    AJO ËSHTË NJË ZONJË DINJITOZE!
    E JO SI CA HALABAKËR TË TIRANËS, TË CILËT PËRVEÇ TË TJERAVE, MORËN EDHE RROGËN E PRESIDENTIT.

    Reply
  • ..... says:
    January 6, 2026 at 6:41 pm

    O Milo, mos mba shume pergjegjesi per keta politikane si presidentja e Kosoves, dhe sidomos kur eshte femer se te ben emer. Sot nuk besohet vetja, ti na hidhe si me parshute tek Vjosa apo Semani, si e ka emrin kjo. Mos ke konflikt interes naten?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?