Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen: Europa do mbrojë çdo centimetër të territorit të saj, do ndërtojmë mur dronësh kundër Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Von der Leyen: Europa do mbrojë çdo centimetër të territorit të saj, do ndërtojmë mur dronësh kundër Rusisë
BoteLajmi i fundit

Von der Leyen: Europa do mbrojë çdo centimetër të territorit të saj, do ndërtojmë mur dronësh kundër Rusisë

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka dhënë një mesazh të fortë mbi gjendjen aktuale të Bashkimit Europian dhe sfidat globale me të cilat përballet kontinenti.

Në një fjalim të mbajtur para deputetëve të Parlamentit Europian, Von der Leyen theksoi se “Europa është në një gjendje kritike”, dhe bëri thirrje për një rilindje të Europës si një fuqi e pavarur, e bashkuar dhe në paqe.

Gjatë fjalimit të saj, Ursula von der Leyen u ndal në situatën e sotme në Poloni, ku u rrëzuan mbi 10 dronë rusë të cilat ishin të destinuara për të sulmuar Ukrainën.

- Publicitet -

“Sot kemi qenë dëshmitarë të një shkeljeje të papërgjegjshme dhe të paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe evropiane nga më shumë se 10 dronë rusë Shahid. Europa shpreh solidaritet të plotë me Poloninë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mesazhi i Putinit është i qartë dhe përgjigja jonë duhet të jetë e qartë gjithashtu. Duhet të ushtrojmë presion, më shumë sanksione, po përgatisim paketën e 19 të sanksioneve, të godasim energjetikën ruse.

Po vlerësojmë veçanërisht eliminimin më të shpejtë të karburanteve fosile ruse, po shqyrtojmë flotën e errët dhe vendet e treta dhe, njëkohësisht, kemi nevojë për mbështetje më të madhe për Ukrainën. Askush nuk ka bërë më shumë se Evropa për Ukrainën, duke nisur nga 117 miliardë Eurot. Nuk duhet të jenë vetëm taksapaguesit evropianë, duhet të paguajë Rusia për dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës. Prandaj duhet të punojmë me shpejtësi për të gjetur mundësi të tjera për rindërtimin e Ukrainës, duke sekuestruar asetet ruse”, tha von der Leyen.

“Europa do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në çdo vend që ka vizituar, kam dëgjuar të njëjtin mesazh: nuk ka kohë për të humbur. Në Këshillin e ardhshëm Europian, ne do të paraqesim një plan të qartë për të nisur projekte të reja të përbashkëta mbrojtëse, për të vendosur objektiva të qarta për vitin 2030 dhe për të krijuar një Semestër Evropian të Mbrojtjes. Viti 2030 është nesër dhe Evropa duhet të përgatitet sot”, theksoi von der Leyen.

Ajo shtoi se do të ndërtohet një mur mbrojtës me dronë mbi Kievin.

“Mund të njoftoj gjithashtu se Europa do të paradhurojë 6 miliardë euro nga kredia e G7-ës dhe do të nënshkruajë një aleancë për dronët me Ukrainën. Ukraina ka zgjuarsinë. Ajo që i duhet tani është shkalla industriale. Dhe së bashku mund t’ia sigurojmë këtë: që Ukraina të ruajë avantazhin e saj konkurrues ndaj Rusisë dhe Europa të forcojë të vetin. Do të ndërtojmë një mur dronësh”, tha Ursula von der Leyen në Strasburg.

Von der Leyen ka deklaruar ndër të tjera për një plan me 3 pika për të mbrojtur Gazën dhe ndëshkuar Izraelin.

“Komisioni do të bëjë gjithçka që mundet të bëjë. Ne duhet të ndalim të gjitha pagesat për shtetin e Izraelit, shoqërinë civile në këtë shtet.

Së dyti, duhet të vendosim për veprime të tjera me Parlamentin Evropian kundër ministrave ekstremistë, për ata që nxisin dhunën në këtë rajon, dhe do propozojmë ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit me Izraelin derisa të ndalet dhuna në Gaza. Jam e vetëdijshme që kjo do të jetë e vështirë të gjejë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare dhe mund të duket e tepruar, por ne duhet të marrim përgjegjësi mbi vete.

Plani i tretë është të ofrojmë mbështetje humanitare për rindërtimin e Gazës. Kjo do të jetë një përpjekje ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët evropianë”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi gjithashtu se pengjet duhet të lirohen menjëherë, të shpërndahen ndihmat në zonë dhe të arrihet një marrëveshje.

“Por në afatgjatë duhet të kemi dy shtete, dhe t’i jepet fund terrorit nga Hamasi. Është koha të arrijmë një marrëveshje mes palëve që të arrihet një paqe”, shtoi von der Leyen.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Një banor I Tiranës says:
    September 10, 2025 at 11:13 am

    Po kush i paska thënë BE-së që do t’a sulmojë Rusia ? Këta janë fare idiota nuk kanë çfarë t’i bëjnë paratë .

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2025 at 12:21 pm

    Ti moj Laje je si ajo mesuesja qe kercenon nxenesit rrugace,sikur do i thyesh note ne sjellje,do ti perjashtosh nga shkolla,,por,poor ne fund te gjithe kalojne,madje rrugacet behen me te sukseshmit ne jete.
    Ishte Margaret Thecer ajo kapedane qe drejtoi Luften,por edukatore si puna jote kane kopshtet dhe cerdhet sa te duash.

    Reply
  • Edi says:
    September 10, 2025 at 12:53 pm

    Muhabet kafenesh

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2025 at 1:54 am

    Teta Edukatorja Laje !Nuk ke stature per perballje ushtarake me Rusine.As Ti,as ay hollandezi ne krye te NATOS.
    Zonja Albright,kur sulmoi agresionin Serb ne Kosove nuk beri Samite,Konferenca,cfaqje.Nuk priti ndonje si Edi Rama te luante Romeo dhe Xhulieta,por nisi F16 dhe B29 nga Aviano te bombardojne Serbine.Ty te rrojne 7 kalamajt sa ke,se e ke kry detyren para Europes,qe po mbushet me gjyma te zinj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?