Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin
KronikeLajmi i fundit

Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë.

Tch shkruan se ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht.

Hijet e dyshimit shtohen për votimin, ku u shpall fitues për vakancën, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai, por njëra nuk u quajt e vlefshme, duke pamundësuar arritjen e kriterit të 3/5 të votave për emërimin.

- Publicitet -

Vijon skandali në Gjykatën e Lartë: Zbulohet audio, censurohen

Në procesverbal shihet mungesa e zbardhjes së plotë të audios me zërat kundërshtues të gjyqtarëve që nuk pranojnë vlerësimin si të pavlefshëm në fletën e votimit për kandidaten më të votuar, Naureda Llagamin.

Nuk është pasqyruar as ndërhyrja e kryetarit Sokol Sadushi që i mbyti zërat dhe ju dha të drejtën e vlerësimit sekretarëve.

Diskutimi i plotë:

Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”

Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”

Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”
(Zhurmë)

Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”

Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”

Në padinë e ngritur nga Naureda Llagami te Gjykata Administrative deri te vetë Gjykata Kushtetuese, ku kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit dhe deklarimin e rezultatit të votimit në favor të saj, ajo cilëson vendimmarrjen e marrë nga Komisioni Teknik të përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore si procedurë të parregullt dhe jo të parashikuar në ligj.

“Nëse ka dyshime për një votë të pavlefshme, nuk mund të jetë struktura kompetente Komisioni i votimit për shpalljen e kësaj vote të tillë. Çështja duhet t’i shtrohet Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe të ketë një vendimmarrje të vetë gjyqtarëve për pavlefshmërinë apo jo të kësaj vote”.

Gjyqtarja Naureda Llagami bën paralelizmin me Kodin Zgjedhor dhe përshkruan qartësinë e vullnetit të votuesit për emrin e saj.

“Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat. Ndërkohë që vendosja e rrethit tek numri 2 veçse përforcon zgjedhjen e qartë dhe që nuk cënon me zgjedhjen e asnjë kandidati tjetër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rast identik kur ka këto dy shenja, në të njëjtën mënyrë dhe formë në një fletë votimi për një subjekt zgjedhor, i ka konsideruar në Manualet e tij të Punës për vlerësimin e votave si vota të vlefshme të dhëna në favor të subjektit zgjedhor përkatës”.

Rasti i shpalljes së pavlefshme të votës në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është një sfidë për integritetin e sistemit gjyqësor shqiptar.

Ndaj pyetjet kanë mbetur ende pa përgjigje… A do të triumfojë forma mbi përmbajtjen, procedura mbi ligjin, dhe administrata mbi gjykatësit? Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese. / Tch

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    October 16, 2025 at 1:10 pm

    ketu nuk shohim shenje tjeter pervec +

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 16, 2025 at 2:47 pm

    Po për këto monstra do të shtohet numri i policëve në gjykatat e vendit.
    Ja cilët punonjës ndodhen akoma në sistemin e drejtësisë.
    Pastroni radhët tuaja nga sistemi i drejtësisë pastaj kërkoni ndihmë nga shteti..
    Nëse punoni duke zbatuar korrekt ligjin, pas kësaj ka detyrime shteti,në të kundërt ligji do të veproj rreptësisht mbi ju.

    Reply
  • info analitike says:
    October 17, 2025 at 7:25 am

    Cfare ka ketu për tu habitur shokë të Ditës. Ky është shteti që deshët. Cfarë rezultati prisnit nga një koalicion qelbësirat. Nashti dhe Naureda do të ankohet si Lali Eri duke ia vënë fajin gjykatësve?! Ore kur do të merrni guxim të drejtoni gishtin nga fajtori i vërtetë e të mos enden kot rrotull! Tashme vendi po shkon drejt autokracisë e asnjë nuk pipëtin madje ka akoma syresh që e pranojnë akoma rolin e lolos së oborrit e pse jo dhe burgun.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  2. lola on Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  3. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  4. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?