Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e dyfishtë në Manëz, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën për një filxhan kafe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e dyfishtë në Manëz, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën për një filxhan kafe
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e dyfishtë në Manëz, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën për një filxhan kafe

Published: October 22, 2025
Shpërndaje
Screenshot

Personat në foto janë i riu Aranit Kurti (majtas) dhe Flori Paluçi (djathtas) të cilët mbetën të në konfliktin për një kafe në Manëz të Durrësit.

Sipas dëshmive të kamarierit të lokalit, gjithçka nisi me kërkesën e ngutshme për një kafe nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Ai kishte hyrë në lokal bashkë me mikun e tij, Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe i ishte drejtuar kamarierit me porosinë ultimative: “Më bëj një kafe”. Vetëm se orari i natës ishte krejt i papërshtatshëm.

Përgjigjia e kamarierit se ekspresi ishte fikur dhe pastruar dhe kërkonte kohë për t’u nxehur, e kishte acaruar klientin e orës së vonë. Dhe në vend që ta ndërronte porosinë me një pije tjetër, kishte lëshuar ofendime dhe kërcënime ndaj kamarierit. Danieli, sipas dëshmisë së kamarierit, nisi ta fyente me fjalë të rënda.

- Publicitet -

Në atë moment, në tavolinën ngjitur ndodhej Flori Paluçi, 33 vjeç, banor i zonës dhe klient i njohur i lokalit. Ai ndërhyri për ta mbrojtur kamarierin me fjalët: “Mos e fyej, se ai po bën punën e vet” dhe kaq mjaftoi që debati verbal të shndërrohej në konflikt fizik.

Të tre dolën jashtë lokalit, dhe nën dritën e zbehtë të karburantit, mllefi për mungesën e kafes u shndërrua në një përplasje me armë.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Me të ishte edhe një shok i tij, Aranit Kurti. I thashë që nuk mund t’ia bëja kafenë sepse ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, pasi pas asaj ore nuk shërbejmë më. Kur i thashë se nuk mund t’ia bëja kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi që t’ia përgatisja. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi, një klient i rregullt i lokalit. Flori i tha Danielit të mos më fyente. Më pas, Flori dhe Danieli debatuan mes tyre. Dolën jashtë te dera, dhe gjatë sherrit ndodhi tragjedia ku u vra Aranit Kurti, shoku i Danielit, dhe Flori Paluçi”, ka thënë kamarieri në dëshminë e tij në polici.

Sipas dinamikës paraprake të hetimit, i pari që qëlloi ishte Flori Paluçi që vrau Aranit Kurtin. Por menjëherë më pas, Daniel Pepa nxori armën dhe qëlloi mbi Paluçin, duke e lënë të vdekur në vend. Autori 21-vjeçar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Policia rrethoi vendin e ngjarjes menjëherë pasi u lajmërua për të shpallur në kërkim Daniel Pepën.

Më pas njoftoi se Flori Paluçi ishte person me precedentë penalë në Itali, ndërsa për Daniel Pepën nuk ka informacion. Banorët e zonës e kanë pasur të vështirë të përtypin absurdin e asaj që ndodhi.

Gjithsesi, kur dita e mërkurë nisi të zbardhë, në hyrjen e lokalit dy trupa të pajetë dergjeshin mbi asfaltin e lagësht të Manzës, aty ku një filxhan kafe mund të përcaktojë vijën e hollë mes jetës dhe vdekjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?