Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Liridona Ademit, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Liridona Ademit, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin
AktualitetKosovë

Vrasja e Liridona Ademit, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin

Published: April 17, 2026
Shpërndaje

Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit.

Kjo çështje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatë, ka folur edhe vëllai i viktimës, Leonardi, i cili ka kërkuar drejtësi dhe dënim shembullor për autorët.

- Publicitet -

Ai theksoi se në Kosovë janë vrarë mbi 55 gra në pak vite, duke nënvizuar nevojën që drejtësia të japë një mesazh të fortë.

“Ne e dimë se nuk mund t’i kthejmë motrat tona të vrara, por sot duhet të përçojmë mesazh për ata që guxojnë të çojnë dorë mbi nënat e motrat tona”, u shpreh ai.

Në dëshminë e tij, Murseli ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka organizuar ai vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Unë gjatë këtyre viteve, prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë të cilin nuk e kam kryer, unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, nuk kam marrë pjesë në vrasje, nuk e kam pa vrasjen, as unë as fëmija. Në momentin e vrasjes jemi qenë duke ikë, këtë e tregon edhe Leonard Ademaj në polici por edhe në media. Mund t’i shihni intervistat ku tregon se çka i kane treguar fëmija, ai version është që unë e fëmijët kemi vrapuar nga makina. Pastaj, në këtë proces gjyqësor, pa të drejtë është përmendur edhe z. Behgjet Pacolli i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht i është përmendur emri dhe kisha të nevojshme të sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij sepse është e padrejtë.

I nderuar trup gjykues ju do të merrni vendim së shpejti, ne kemi propozuar një CD ku shihet komunikimi im me fëmijët, ndryshe nuk do e propozonim dhe e vetmja arsye pse nuk kam komunikim të rregullt është sepse jam në masën e paraburgimit, e jo pse nuk duan fëmijët. Është shumë e ulët të citohen rrejshëm. Natën e vrasjes ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj, po të fshihja diçka nuk e kisha këtë guxim. Në natën e vrasjes fëmijët e mi janë intervistuar në polici, një polic pyet se a po deklarojnë kështu dhe ata thonë po. Një ditë pas, isha në prokurori, te prokurori. Besa Limani aty e shihni çka kanë deklaruar fëmijët.

Ju betohem, Naim Murseli nuk ka qenë në veturë, Naim murseli nuk ka paguar për vrasjen. Kjo është e vërteta. Pa të drejtë jam akuzuar e targetuar, nga mediat, nga kjo sallë por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kaq kisha i nderuar trup gjykues ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi, ju vlerësoni faktet e provat dhe nga ju pres vetëm një dënim të drejtë. Pres nga ju që vërtetë të ketë drejtësi për Liridonën, sepse për këtë jemi këtu. Liridona meriton drejtësi të plotë, por të keni parasysh që integriteti juaj të jetë në nivelin më të lartë”, deklaroi Murseli.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri
  • Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
  • Mblidhet Kuvendi, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje
  • Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë
  • Tymnaja e “patriotëve”

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tymnaja e “patriotëve”
  2. TITI on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Ethem Lalaj on Tymnaja e “patriotëve”
  4. nastradini on Tymnaja e “patriotëve”
  5. strehime refugjatesh si strategji pushteti on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?