Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja që do ta bëj Iranin ashtu si e do Izraeli: Më të ngurtë, më miop dhe më të rrezikshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vrasja që do ta bëj Iranin ashtu si e do Izraeli: Më të ngurtë, më miop dhe më të rrezikshëm
BoteLajmi i fundit

Vrasja që do ta bëj Iranin ashtu si e do Izraeli: Më të ngurtë, më miop dhe më të rrezikshëm

Published: March 18, 2026
Shpërndaje

Me të svanitet ndoshta mundësia e fundit për një menaxhim diplomatik të luftës, duke e lënë fushën drejt një përplasjeje totale dhe pa ndërmjetësim

Republika Islamike sapo ka humbur një nga strategët e saj më ndikues dhe figurë “stabilizuese”. Vrasja e Ali Larijanit, ish-kryetar i Parlamentit dhe Sekretar i Këshillit të Sigurisë, shënon një pikë kthese pa kthim për regjimin e Teheranit dhe për menaxhimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

​Kush ishte Larijani? “Ura” mes ushtarakëve dhe politikës

- Publicitet -

Larijani nuk ishte thjesht një zyrtar. Për dekada me radhë, ai ishte “nyja” që lidhte politikën, sigurinë dhe diplomacinë. Ai kishte besimin e plotë të sistemit dhe ishte njeriu që mund të komunikonte me botën e jashtme, duke harmonizuar mesazhet e regjimit edhe në kohë lufte.

Pasoja do jetë triumfi i “Linjës së Ashpër”. Vrasja e Larijanit lë një vakum që do të mbushet menjëherë nga elementët thjesht ushtarakë të Gardës së Revolucionit (IRGC). Kjo është saktësisht ajo që kërkon Izraeli. Një regjim pa zëra moderues, i cili udhëhiqet vetëm nga logjika e forcës.

Pa Larijanin, procesi i vendimmarrjes në Iran rrezikon të bëhet më i ngurtë, më miop dhe më i rrezikshëm. Nuk ka më hapësirë për negociata politike. Vendimet do të merren vetëm mbi baza të sigurisë dhe hakmarrjes. Zhduket mundësia e një “daljeje politike” nga lufta, duke e lënë fushën të hapur për një përplasje totale.

Në një kohë kur udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei, konsiderohet si më pak i përvojë, Larijani ishte arbitri i vërtetë i fatit iranian. Ai menaxhonte raportet me Rusinë, Kinën dhe ndërmjetësit si Katari apo Omani.

Nëse deri dje në Teheran kishte një “gardian” të diplomacisë si Larijani që mund të kalkulonte pasojat e sulmeve, sot vendimet i marrin ata që besojnë vetëm te sabotimi dhe dhuna.

​Pa “frenat” e Larijanit, Irani bëhet një bishë e plagosur që nuk njeh më rregulla loje.

Botuar në DITA nga Il Manifesto

​

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • five company says:
    March 18, 2026 at 4:36 am

    Me te ngurte?! Ti nenshtrohesh per nje kohe te gjate nje gjendjeje konstante terrori, behesh i ngurte! Miopia vjen nga efekti brutal kur arrin kulmin e dhunes verbale. Me te rrezikshem, kur urrejtja e akumuluar nen efektin e nje gjendje konstante terrori psikologjik, dhune verbale dhe fizike te zhvesh nga cdo ndjenje afeksioni, empathy dhe humane.
    Keto jane tipike te nje shoqerie njerezore ku Teoria e Marxit ( ithtare te cilit jane izraelitet), Unitetin e te kundertave, ose luften e klasave e perkufizoi vetem me Shfarosje te nje klase “inferiore” qe nuk pershtatet me Miopine driteshkurtrit, ngurtesine sadiste dhe urrejtjen antagoniste. Ose i duhet bere nje revizionim vepres se Marxit ose shoqeria njerezore perballur dekaden e fundit me kete klase ” superiore'” ( e perseris, e mesuan Kapitalin per 100 vjet dhe eksperimentuan Fatalitet), perballet me shfarosjen e asaj klase qe mund te them ne nr. eshte inferiore, te veshur me ndjenja humane.

    Reply
    • Aldrin says:
      March 18, 2026 at 1:43 pm

      wtf!?

      Reply
    • Asnjëansi says:
      March 18, 2026 at 5:04 pm

      E bla bla bla e bla bla bla, o five company .

      Reply
  • K R says:
    March 18, 2026 at 7:41 am

    Eshte e drejte
    Për të zëvendësuar Larijanin në Komitetin e Mbrojtjes mund të propozohet Said Jalili, ish-negociator për çështjen bërthamore, më radikal se ai që u vra.

    Jalili do të mbyllte edhe mundësinë e kufizuar për një zgjidhje diplomatike. Vizioni i tij është pothuajse apokaliptik – sipas Faramand Alipour, gazetar politik i njohur që u largua në Itali në vitin 2011 dhe një nga zërat kryesorë të diasporës.

    Reply
  • Studenti says:
    March 18, 2026 at 7:42 am

    Familja Larijani ka shumë ngjashmëri me dinastinë Kennedy në Amerikë: jashtëzakonisht të pasur, karizmatikë, vizionarë dhe ambiciozë nga detyrimi i lindjes. Duke e “prerë kokën” e regjimit me bomba herë pas here, herët a vonë Irani mund të fillojë të lëkundet, por në një vend me mbi 90 milionë banorë ekziston një rezervë e pafundme elitash të nivelit të dytë.

    Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë e trajtimit të Republikës Islamike bie në një thënie të vjetër, të përqafuar nga Giacomo Matteotti dhe Thomas Sankara: mund të vrasësh një njeri, por jo idetë e tij. Janë shumë ata që ende besojnë te Revolucioni dhe te pavarësia nga kapitalizmi i korruptuar, më shumë sesa te liria.

    Reply
    • Shqiptar says:
      March 18, 2026 at 9:06 am

      Poshtë sionizmi izraelit! Poshtë imperializmi amerikan!

      Reply
  • 020202 says:
    March 18, 2026 at 7:43 am

    ‘ora zero’ ka trokitur. Teherani ka humbur busullën e fundit diplomatike dhe është dorëzuar në duart e ushtarakëve fanatikë.

    Edge Shqipëria, e cila ka marrë përsipër rolin e Davidit kundër Goliathit për llogari të Uashingtonit, duhet ta ket parasysh

    Reply
  • Na ruajt zoti says:
    March 18, 2026 at 7:46 am

    Pa.problem o ti me shifra se nuk e rrujm ne hic

    Ne mbrohemi me fjalime patriotike

    E ke parasysh vet ti

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    March 18, 2026 at 7:59 am

    Qe ta themi troc pa i ardhur anes –
    Rama pas Cifutit e neve pas Rames,

    sot kunder Iranit neser interesi ku tja doje,
    me Ramen para ngado qe te na drejtoje,

    do zoti ne qiell dhe nga mendja e ftillon,
    mos te hidhet ne lume e ne pas na kerkon,

    e ka ne gen partie e nuk i vjen zor hic,
    si dikur me jugot, ruset e kineze ogic.

    Reply
  • KRIM PA DËNIM says:
    March 18, 2026 at 9:08 am

    Pra qëllimi po del i çartë USA&IZRAEL jo demokratizimi i shoqërisë iraniane por radikalizëm shkatërrim ekonomik për një luftë të gjatë civile dhe ndër etnike një Avganistan tjetër kët plane djallëzore të shkatërrimit të jetës së shoqërive dhe shteteve të ndryshe duhet ndalu dhe dënu nga gjithë njerëzimi dhe jo të shikojnë elitat e tyre të koruptuara

    Reply
  • Socialist fierak says:
    March 18, 2026 at 11:34 am

    I nderuar zoti Thano

    Shqipëria po sillet gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë në arenën ndërkombëtare, duke marrë pozicione të forta dhe të qarta në çështje të ndjeshme gjeopolitike. Qëndrimi ndaj Iranit dhe miratimi i një rezolute që e cilëson atë si shtet sponsor të terrorizmit është një shembull i qartë i këtij pozicionimi nga ana e duhur e historisë. Nuk jam kritik ndaj gazetës Dita, kam shumë respekt për qëndrimet tuaja. Por këtë meritë në politikën e jashtme duhet t’ia njihni Ramës.

    Reply
    • xxx says:
      March 18, 2026 at 12:56 pm

      Me falni por jeni teper dogmatik, dhe mendjembyllur, per tu informuar me shume, qe tju merret parasysh pretendimi juaj.

      Reply
  • Aldrin says:
    March 18, 2026 at 1:46 pm

    Jo “svanitet”, o Thano.
    Nuk ka shqipja fjale te tille.
    Zvenitet
    Te lutem, puno pak per te zvogeluar masen e injorances ne gazetari.
    Nuk ka nevoje fjala per shpikje idiote per tu dukur e bukur.
    Mjafton te gjesh ate qe ekziston.
    Mos te harrojme gjuhen tone.
    Kjo eshte detyra jone e pare si shqiptare

    Reply
    • MODERATORI says:
      March 18, 2026 at 3:00 pm

      E drejtë.
      U korrigjua
      Faleminderit

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?