Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë.
Viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal në karburantin në pronësi të 66-vjeçarit në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë.
Pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë.
Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i fundit ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.
Policia e Sarandës njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë.
Dyshohet se në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Ka dyshime sipas policisë, se autori pasi ka qëlluar në tentativë për t’u larguar është qëlluar nga persona të tjerë që ndodheshin brenda në lokal.
“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.
Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.
Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.
j.l./ dita

…..forca shqipeeeeeeee….!….
Me podkaste i kemi zhdukur grekerit,por per te vrare na vrasin grekerit.
Ta kene vrare per nacionalizem?, se ishte i rrezokshem per Greqine?. Mbase duhet propozuar per Hero i Kombit, tek Bamja.
Ky 100% që esh vrar nga agjenetet e shtetit qe perkrahin serbogrekturqit sepse ky paska qen edhe kryetari i Çameris ne per Saranden
I njejti fat ndodhi edhe per zotin Festim Lantos Presidentin e Çameris
Ktyre nuk ju jep njeri (nongrata) sepse nongrata ju jepen atyre që thjesht per tju heq pak veshin ose per ti mbuluar
Loja vazhdon kush e ka radhen
Kudo që agjenetet gjejn pik kundershtare te fort me ndihmen e vet shtetit qe esh ne kryje I realizon krimet fare thjesht i heqin qafe patriotet Arberor
Normal veiten gjithmon patriotet me doren e shtetit qe ndihmon agjentet sllavogrekturq per te zhduk çdo energji që ngrihet Arberore
Ktyre nuk u jepen (nongrata) por i vrasin pa paralajmerim sepse behen penges per agjenetet që te zbatojn detyrat e SYSTEMIT te shkatrrimit te kombit Ylliro Arberore Epiriot që flasin nje gjuh SHQIP ne te gjith Gadishullin YLLIRIK
ATA që marrin nongrata thjesht ose u heqin veshin ose i bejn per te mbuluar agjentin
Sepse as Presidentit te Çameris që vran Luanin Festim Latos nuk i dhan (nongrata)