Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vritet daja, plagosen dy nipat në Krujë, autorët kishin tjetër objektiv: Iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vritet daja, plagosen dy nipat në Krujë, autorët kishin tjetër objektiv: Iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme
KronikeKryesore

Vritet daja, plagosen dy nipat në Krujë, autorët kishin tjetër objektiv: Iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme

Published: July 4, 2023
Shpërndaje

Një 29-vjeçar u vra gabimisht në Larushk të Krujës pak minuta pas mesnatës, gjatë një atentati me shënjestër Gentjan Bejtjan.

Ramazan Sino humbi jetën, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

- Publicitet -

Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

Si ndodhi ngjarja?

Autorët kanë ndaluar mjetin tip tip Wolsvagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 46 vjeçarin dhe plagosur nipin e tij. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin. Grupi hetimor dhe ekspertë nga kryeqyteti po grumbullojnë prova dhe po hetojnë pistat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka sekuestruar edhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
  • Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autori: Më ngacmoi të dashurën
  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  2. VK on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Replikusi kosov on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  4. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  5. Janessa Murray on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?