Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban
AktualitetBote

Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një komandant të Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – bëri të ditur grupi më 5 tetor.

Kjo është hera e parë që Izraeli sulmon në këtë zonë që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor 2023.

Saeed Attallah Ali, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre u vranë “nga bombardimet e zionistëve [Izraeli] në shtëpinë e tyre në kampin Bedavi”, afër qytetit Tripoli, u tha në njoftim.

- Publicitet -

Izraeli vazhdimisht ka shënjestruar anëtarët e Hamasit në Liban që kur lufta në Gazë nisi pothuajse një vit më parë.

Që atëherë, Hamasi ka thënë se të paktën 18 anëtarë të tij janë vrarë në Liban.

Hamasi tha se në sulmet ajrore të së hënës u vra udhëheqësi i tyre në Liban, Fatah Sharif Abu al-Amine, në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në jug të Libanit.

Në gusht, gjatë një sulmi ajror izraelit në Sidon, në jug të Libanit, u vra komandanti i Hamasit, Samer al-Hajj. Ndërkaq, në një sulm në janar, që zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se u krye nga Izraeli, u vra zëvendësshefi i Hamasit, Saleh al-Aruri, dhe gjashtë radikalë të tjerë palestinezë në jug të Bejrutit.

Në Liban janë dhjetëra kampe të refugjatëve palestinezë që ishin krijuar për të strehuar palestinezët që u larguan gjatë luftës së vitit 1948, rreth kohës kur u krijua Izraeli./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?