Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: KFOR ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç: KFOR ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë
BoteKryesore

Vuçiç: KFOR ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë

Published: January 8, 2023
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe.

- Publicitet -

“KFOR-i na u përgjigj se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës dhe Metohisë, siç e prisnim, edhe pse sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën tonë sepse ata nuk pyetën për këtë”, tha ai.

Vuçiç tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet OKB-së dhe do të kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë.

Ai tha se nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it.

“Çfarë do të bëjmë pas asaj seance, ta lëmë (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurti, të komentojë se si e refuzoi edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Vuçiç.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave janë tërhequr nga Kosova në verë të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Që atëherë, në Kosovë është vendosur misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili aktualisht ka rreth 3.600 trupa.

Ai po ashtu tha se do të monitorojë dhe paralajmërojë për situatat ku KFOR-i nuk i ka mbrojtur serbët në Kosovë. Ai përmendi plagosjen e një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari më 6 janar në komunën e Shtërpcës në Kosovë, ku jeton popullata shumicë serbe.

Autoritetet në Kosovë e dënuan incidentin dhe njoftuan se në të njëjtën ditë kishin arrestuar të dyshuarin.

Autoritetet në Serbi kanë marrë vendim që të dërgojnë kërkesë që pjesëtarët e forcave të saj të sigurisë të dërgohen në Kosovë, si reagim ndaj asaj që pretendojnë se ka prani të shtuar e policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Për njëzet ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës dhe Serbisë.

Barrikadat ishin vendosur në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, i cili sipas autoriteteve kosovare dyshohet se ka organizuar një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Serbët vendosën t’i heqin barrikadat pas ndryshimit të masës së sigurisë së Dejan Pantiçit nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Paraprakisht, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • MollA says:
    January 8, 2023 at 1:01 pm

    KA TE DREJTE KY MUTI
    TE LEH SI ZAGAR
    GJERSA COPE E CIKE
    NE JEMI TE NDARE

    GJERSA EUROPA
    BISHTIN PO JA KREH
    SI UJK NDAJ KOSOVES
    VAZHDON QE TE LEH

    KUSHDO VEC BE se
    ACIK E KUPTON
    SE NA NEPERKEMBIN
    NE TE DREJTEN TONE

    ME KOT HALLAKATEN
    SEPSE MIRE E DIJNE
    KUSH KA GJAK SHQIPTARI
    FE KA SHQIPTARINE

    CDO GJE KA NJE FUND
    SHUME PO SPEKULLONI
    ME DURIMIN TONE
    VETEM MOS HARRONI

    SE DO VIJ NJE DITE
    KUR PER KETE TOKE
    DO VENDOSIM VETE
    DY DUAR PER NJE KOKE

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 8, 2023 at 4:22 pm

    Fete jane ,pro turqis,pro greqis,pro ortho-komunizmit sllav.Pakicat kombetare jane pro perkatesis se tyre kombetare. Feja e shqiptarit ,shqiptaria ,e vetmia qe mund te shpetoje memedhene dhe kombin BASHKIMI i SHQIPTARIS

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?