Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Serbia, e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Serbia, e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit
AktualitetBoteKosovë

Vuçiç: Serbia, e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë.

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për personat e pagjetur. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç pas vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares, në Beograd.

Ekipet nga Kosova dhe Serbia janë takuar disa herë për të diskutuar çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, më 1998-99.

- Publicitet -

Kjo çështje është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Një diplomat i lartë i BE-së ka thënë në fund të prillit se Kosova dhe Serbia janë “shumë afër” nënshkrimit të dy marrëveshjeve për personat e zhdukur, por zyrtarisht, deri më tani, nuk është arritur ndonjë e tillë.Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Velko Odalloviç të shkarkohet nga pozita e kreut të Komisionit serb për Personat e Zhdukur, pasi ai është anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë. Kjo e fundit, në vitet 1990, është udhëhequr nga presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.Në kërkimet e fundit që janë bërë në lokacionin Shtaval, në jug të Serbisë, është thënë se nuk janë gjetur mbetje mortore. Kërkimet atje janë zhvilluar për 13 ditë në muajin maj.

Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Personat e Pagjetur ka thënë se edhe pse ka kërkuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e institucioneve serbe që të ndajnë informacione nga arkivat e tyre, përfshirë edhe për Shtavalin, “një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Megjithatë, Odalloviç e ka mohuar këtë.Vuçiq i vendosi kurorat me lule me rastin e 23-vjetorit të përfundimit të betejës në Kosharë – Komuna e Ferizajt – midis pjesëtarëve të ushtrisë së atëhershme jugosllave dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja ka zgjatur disa javë në pranverë të vitit 1999, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët.

Për deklaratat e Scholzit: “E jona është të negociojmë”

Vuçiç komentoi të martën edhe deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili, gjatë një vizite në Kosovë, më 10 qershor, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës.

“E jona është të negociojmë”, tha Vuçiç.

“Sa i përket cenimit të shtetësisë dhe integritetit territorial, ne e respektojmë të drejtën publike ndërkombëtare, në të cilën thirret e gjithë bota. Ne vetëm përsërisim atë që Perëndimi vazhdimisht e thotë kur bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiç. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nje shqiptar says:
    June 14, 2022 at 11:37 am

    Pas 23 vitesh, Serbia po ben nje hap perpara drejt zbulimit te te vertetes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri
  • Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
  • Mblidhet Kuvendi, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje
  • Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë
  • Tymnaja e “patriotëve”

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tymnaja e “patriotëve”
  2. TITI on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Ethem Lalaj on Tymnaja e “patriotëve”
  4. nastradini on Tymnaja e “patriotëve”
  5. strehime refugjatesh si strategji pushteti on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?