Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur garë armësh, e kuptuam mesazhin, por do t’i pengojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur garë armësh, e kuptuam mesazhin, por do t’i pengojmë
BoteLajmi i fundit

Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur garë armësh, e kuptuam mesazhin, por do t’i pengojmë

Published: March 20, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiç për gazetarë në Bruksel më 19 mars.

Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiç theksoi se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”. Ai tha se këtë çështje e ngriti në takim me shefin e aleancës veriatlantike, por nuk tregoi çfarë ka thënë Rutte në lidhje me të.

- Publicitet -

“Është detyra jonë t’ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se me Rutten ka biseduar dhe situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë. Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh dhe rëndësinë e reagimit të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Deklarata përfshin, siç raporton Radio Televizioni Kroat, promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euro-atlantik. Deklarata lë të hapur mundësinë për vende të tjera për t’iu bashkuar asaj.

Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës sepse e konsideron shtetin pjesë të saj, megjithëse dialogon me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në një proces që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Më 2023, palët arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e cila, veç tjerash, i kërkon Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tensionet mes dy shteteve kanë qenë të larta viteve të fundit, dhe Kosova e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kosova fajëson Serbinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur u vra një polic, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit në veriun e Kosovës nëntorin e vitit 2024.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • E çuditëshme! says:
    March 20, 2025 at 10:04 am

    Këta serbët janë të çuditshëm!!! Ata kanë të drejtë të armatosen, të bëjnë aleanca më rusin, të mos pranojnë NATO-n, por të tjerët nuk kanë të drejtë të mbrohen nga vringëllimi i armëve të tyre!!! Megallomania e tyre u ka atrofizuar edhe llogjikën!

    Reply
  • labi says:
    March 20, 2025 at 10:42 am

    Reagimi i nje qeni te rrahur.Vucici nuk e ka me Shqiperi e Kroaci e ka me ata qe kane dale ne proteste.

    Reply
  • Piro says:
    March 20, 2025 at 12:45 pm

    Gjeja me intresante ketu eshte se krijimi i kesaj aleance NUK mund te behej pa miratimin ose inkurajimin nga ambasadat amerikane (e mbase edhe tw BE-se?) ne Zagreb, Tirane dhe Prishtine.
    Po te jete keshtu, kjo perfaqeson
    – nje refuzim absolut te idese se “Ballkanit te Hapur” qe reklamonte vite me pare Beogradi dhe Tirana dhe, mbase edhe
    – nje mbeshtetje te Shtepise se Bardhe per Kosoven dhe pavaresine e saj.

    Reply
  • katarakti says:
    March 20, 2025 at 1:07 pm

    Tirana me këtë hap sikur gjeti rrugën e duhur. Se na e shpifi me atë dashurinë e madhe për Vuçiçin dhe “Ballkonin” e hapur! Ndryshe Kosova i ka forcuar çdo ditë marrëdhëniet me Kroacinë, Se që të dyja e njohin mirë Serbinë. Mirë që kësaj nisme iu bashkua më në fund edhe Shqipëria. Ndryshe Amerika dhe BE-ja nuk kanë gisht fare këtu. Madje unë jam i mendimit se edhe mund të jenë kundër kësaj nisme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?