Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç informon Kinën për “situatën në Kosovë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vuçiç informon Kinën për “situatën në Kosovë”
KosovëLajmi i fundit

Vuçiç informon Kinën për “situatën në Kosovë”

Published: February 6, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”.

Kështu u tha në një postim të publikuar në llogarinë e presidentit serb në rrjetin social Instagram.

Letra i është adresuar udhëheqësit kinez, Xi Jinping, dhe përveç informimit për situatën në Kosovë, letra u dërgua “me rastin e thellimit të shpejtë të raporteve tona dypalëshe”, shkroi Vuçiq në Instagram.

- Publicitet -

“E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe pa ekuivok të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të fundit të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha ai.

Kina, së bashku me Rusinë – dy shtete aleate të Serbisë – janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që të dy këto shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.

Më herët, Vuçiq kishte paralajmëruar se do të kërkonte një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Njoftimi i tij vjen pasi autoritetet në Kosovë morën vendim që të ndalonin përdorimin e dinarit serb për pagesa.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja për operacione me para të gatshme e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?