Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Wagner dhe Bjellorusia alarmojnë përsëri Perëndimin, Polonia në gadishmëri ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Wagner dhe Bjellorusia alarmojnë përsëri Perëndimin, Polonia në gadishmëri ushtarake
BoteKryesore

Wagner dhe Bjellorusia alarmojnë përsëri Perëndimin, Polonia në gadishmëri ushtarake

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Atëherë kur u mendua se Wagner kishte marrë pushimet dhe do të angazhohej vetëm në operacionet në Afrikë, mercenarët e Yevgeny Prigozhin ka nisur të ndërtojë një bazë me tenda në aeroportin Zyabrovka, rreth 24 kilometra nga kufiri ukrainas.

Pretendimet vijnë nga Qendra Kombëtare e Rezistencës Ukrainase, e cila pretendon se kampi do të strehojë rreth 1,000 mercenarë dhe do përdoret për “aktivitete subversive” në rajonin e Chernihiv, një zonë që mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Prigozhin, i cili supozohet se u internua në Bjellorusi pas rebelimit jetëshkurtër të qershorit duket se ka ndërmend të strehojë për një kohë të gjatë mercenarët e tij.

- Publicitet -

Madje, Wagner sipas Institutit për Studimin e Luftës ka kryer stërvitje ushtarake pranë Brest, një nga qytetet më të mëdha të Bjellorusisë, rreth 1 kilometër larg kufirit polak.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë po ashtu ndau foto të ushtrisë së saj duke praktikuar stërvitje në poligonin e qitjes Gozhsky, i cili ndodhet rreth 15 km larg nga qyteti i Grodno, në kufirin bjelloruso-polak.

Si përgjigje për zhvillimet e reja në kufi, Varshava ka rënë dakord të dërgojë më shumë trupa, rreth 1000 ushtarë të kërkuar nga Roja kufitare, për ti përforcuar ato.

Kërkesa ishte për të ndihmuar autoritetet të merren me rastet në rritje të emigracionit në Poloni nga Bjellorusia, por stërvitjet e fundit do të ofrojnë arsye të mëtejshme për Varshavën për të dërguar përforcime.

Të gjitha këto zhvillime në kufijtë e NATO-s dhe Ukrainës tregojnë se pretendimet e Bjellorusisë se Wagner do të trajnojë trupat e saj, është në të vërtetë një kërcënim nga presidenti Lukashenko me urdhër të Vladimir Putin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët, por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Denis on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. demo on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  3. Pensionist on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  4. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  5. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?