“Putini dëshiron një luftë në Ballkan”. Kështu titullohet një opinion i publikuar në gazetën prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon.
Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.
Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren, në një kohë tensionesh tepër të larta. Hulumtuesit vënë në pah lëvizjet kërcënuese të Serbisë me vendosjen e ushtrisë në gatishmëri luftarake pas tensioneve të majit të kaluar dhe frikën amerikane se ishte bërë gati për të nisur një pushtim të Kosovës pas sulmit të armatosur të shtatorit.

“Shqetësimet për një krizë të re, shtynë Uashingtonin të publikonte informacione sekrete të inteligjencës për rreshtimin ushtarak të Serbisë dhe për sulmin ndaj policisë së Kosovës. Disa ditë më pas, Serbia u tërhoq nga kufiri, por është e dukshme që Beogradi dhe Moska po përgatisin një fushatë tjetër dhune dhe provokimesh për vitin 2024. Rusia po kryen operacione të ndikimit me mesazhe në favor të luftës në Serbi dhe po dërgon armë. Edhe Kina po dërgon armë.”
Më tej në opinionin e Wall Street Journal, thuhet se Serbia ka shtuar shpenzimet ushtarake këtë vit dhe vazhdon që të lejojë veprimtaritë e të ashtuquajturës qendër humanitare të menaxhuar nga Rusia, pranë bazës kryesore të NATO-s në Kosovë.
Kjo qendër ruse, sipas funksionarëve perëndimor, shërben si qendër spiunazhi e Putinit në Ballkan. Hulumtuesit theksojnë se Serbia dëshirojnë dhe presin çdo pretekst për të vepruar.
Lidhur me këto zhvillime shqetësuese, ata i bëjnë thirrje fuqive perëndimore dhe NATO-s që të riorientojnë burimet diplomatike dhe ushtarake, por edhe të përdorin forcën e sanksioneve. Opinioni përmbyllet me faktin që Rusia ka nevojë për të hapur një front të ri në Ballkan, për të hequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.
j.l./ dita

Kosova ne Nato i zgjidhe tere problemet e Ballkanit, paqes ne rajon dhe dialogut me Serbine.
Ujku,ujku e çakalli ben namin!
Tmerr se po vjen Putini, dhe Amerika ja qr, e pushtoi gjithe Ballkanin.
Pyetja e vertete do ishte po perendimi e don kete konflikt?
Duke pare shqiptaret te coptuar ne shum shtete duke pare sesa po asistohet shqiperia ne fushen ushtarake perballe ketij rreziku duke patur parasysh qe miqte kosoves i mohojne te kete nje ushtri humbja ne konflikt eshte e sigurte
Dhe si rrjedhoje ndihmat do vijne pasi serbia ka marre cte doje ashtu si ne ukraine ku rusia mori cdeshi
Dhe kjo do na shitet si nje shpetim i radhes nga aleatet tane por mua me duket nje tjeter shen stefan apo nje tjeter londer
Dhe kto pazare kan qene jan dhe do behen perhere me popuj te pa armatosur
Ashtu sikur perandoria dje dhe dikush tjeter qe na mbron sot
Aleanca vlen vetem nese jemi ne lartesine e duhur.
Aleance pa ushtri quhet protetoriat dhe protetoriatet e dime si perfundojne (hong kong dje, taivan neser)
Amelika,Amelika e shqiptarëve me Serbin.
Diçka e ditur për secilin që kishte dy fie men.
Kur plasi lufta mes Kosovës dhe Serbisë,Udhëheqësi diplomatik i sheiptarëve të Kodovës Adem Demaçi pati kërkuar nga Amerika që ta armatosnin UÇK.
Jo thanë ata.
U muar vesh që Kosova do të shëndërrohej në Palestinë, me pregun perëndimor Veriun e Kosovës.
Pasuan edhe themelimi i gjashtë komunave serbe në brendësi të Kosovës,si dhe eksterritoret për mëse 40 kisha serbe.
Gjithë kjo qe projekt amerikan.
Shqiptarët duartrokitje deri në gjakosje duke sharë në anën tjetër gjithë dynjan,posaqërisht Rusinë dhe Kinen,thuase ne bënim politiken gjeostrategjike.
Edhe sot shtyhen liderçiçat tanë cili po shanë më tepër deri në çierrje zëri!
Vjosa e cakton se cili shtet është demokratik e cili jo,kush do hy në NATO e kush jo….
Me viça kryevendi nuk bëhet shteti.
Tash shihni gomat e traktorave,nëse keni nga t’i drejtoni.Drejtë Shqipërisë jo,se tanë kohen keni lehur:Edi Rama është me Vuçiçin!
Prandaj Amerika (Eskobari) ka te drejte! Albini duhet te degjoje aleatet.