Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhen 16 leje, kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “TOP” kompanitë ndërtuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhen 16 leje, kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “TOP” kompanitë ndërtuese
KronikeLajmi i fundit

Zbardhen 16 leje, kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “TOP” kompanitë ndërtuese

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme.

Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.

Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri.

- Publicitet -

Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.

Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.

Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.

Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.

E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.

Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.

1– Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.

2– Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k

3– Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.

4– Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.

5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.

6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.

8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.

9– Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.

10– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

11– Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

12– Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”

13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

15– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

16- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Tironsi says:
    November 12, 2025 at 5:58 pm

    Mesa duket Edi Rama e ka marre ndertimin si hobby dhe nuk po i ndahet dot.
    Pa rezultate te dukeshme si djalosh, me pikturen dhe basketbollin, i ka hyre zelli per ndertimin tani si politikan mbas te 50-tave.
    Pak e frikshme nese mendojme mundesine e deshtimit edhe ne kete hobby!
    Zoti na ruaj, Zoti e ruajte Tiranen dhe Shqiperine!

    Reply
    • SHQIP says:
      November 13, 2025 at 8:04 am

      Tmerr! As hotel Adriatikun nuk e lënë rehat, sikur nuk ka aty pranë mundësi tjetër.
      Le më në Qerret, që nuk lanë tokë buke pa mbushur me hotele, pallate pa stacione riciklimi ujerash. Rezultati i derdhin ne lumin e Qerretit TMERR.
      E turpshme !
      Pasi vodhën gjithë tokat e bukës në Golem, ujerat i derdhin në det, pishat i prenë, i erdhi radha pishave të Qerretit
      Mëngjeseve në vënd të erës së pishës vinte era e plehrave që djegin. TURP! E gjithë kjo babëzi!

      Reply
  • Detari says:
    November 13, 2025 at 8:37 am

    Jane pushtues turq, kane shekuj te tera qe prishin ate vend.

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 9:01 am

    Po t`u keput dora duke firmosur Tower,o Edvin!? Po te del koha te shkosh ne vend te shohesh ku do te ndertohen keto 67 Towra?Sa lulishte,sa sheshe,sa parqe do rrafshohen?Sa pisha do priten?Apo do shtohet sip.Gjelberuar me palma Dubai?
    Une e dua pyllin me pisha te bregdetit te Durresit me pisha ashtu si ka qene,nga Shkembi kavajes deri ne pyll te Bashtoves.
    Me vete ne varr do ti marresh?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?