Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi hyri me shpejtësi skëterrë dhe më ndau me vajzën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi hyri me shpejtësi skëterrë dhe më ndau me vajzën
Kronike

Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi hyri me shpejtësi skëterrë dhe më ndau me vajzën

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Mediat kanë publikuar pjesë të dosjes me dëshmitë që janë bërë për ngjarjen e rëndë në Himarë të martën, ku tragjikisht 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga një gomone e drejtuar nga Arjan Tase.

I ati i Jonadës, Bledar Avdia, rrëfen detaje rreth asaj dite, ku kishin shkuar familjarisht në plazhin e Potamit.

“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”, tregoi Bledar Avdia.

- Publicitet -

“Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg, shtoi ai më tej.

Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme.

Janë siguruar edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.

Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve tepër të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur. “Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, tregoi ajo.

Edhe kushëriri i Jonadës, rrëfen në polici. Sipas dëshmisë, E.Z., thotë: “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”.

Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Neroni on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Vlora 97 on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Mali on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  4. Rama ne burg on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. O sh...urraq on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?