Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet kërkesa e Qeverisë drejtuar Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut krijon ‘vakuum institucional’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet kërkesa e Qeverisë drejtuar Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut krijon ‘vakuum institucional’
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet kërkesa e Qeverisë drejtuar Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut krijon ‘vakuum institucional’

Published: November 26, 2025
Shpërndaje

Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO-së, duke argumentuar se largimi nga detyra i zëvendëskryemimistres Belinda Balluku cenon funksionimin e institucioneve dhe projektet strategjike të vendit.

Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 21 nëntor, duke kërkuar pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

GJKKO ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

- Publicitet -

Qeveria argumenton se masa e marrë nga GJKKO cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Në kërkesën e firmosur nga kryeministri Edi Rama, qeveria kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me largimin nga detyra të Ballukut, duke pretenduar se ky akt prek interesa të lartë shtetërorë dhe shoqërorë.

Sipas argumentimit të Këshillit të Ministrave, pezullimi i Ballukut krijon një “vakuum institucional”, duke penguar funksionimin e ministrisë që ajo drejton.

Në dokument theksohet se kjo situatë “pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027”.

Qeveria shprehet se një anëtar i Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta si një deputet dhe, për këtë arsye, nuk mund të pezullohet nga detyra përmes një vendimi gjyqësor pa respektuar këto garanci kushtetuese.

Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e Belinda Ballukut nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe i ndaloi asaj daljen jashtë vendit, pasi ajo është e pandehur në hetimin për tenderin e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e qeverisë, e cila synon rivendosjen në detyrë të Ballukut deri në një vendim përfundimtar për kushtetutshmërinë e masës së marrë nga GJKKO.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    November 26, 2025 at 10:21 am

    K.Ministri ka të drejtë.SPAK po vepron me ndikim Partiak të Saliut dhe disa Nd/Kombëtarve të PPE që kërkojnë rrëzimin e PS të majtë dhe prurjen në Pushtet të Saliu Non Grata,si kundërvënie e DASH,larguar tashmë nga Pushteti në Amerikë.Kjo..sipa artikullit të TROPOJANIT EKEZ BIBERAJ 60 VITE NË V.O.A..AMERIIKË, i cili e pruri Saliun në Pushtet 1992.!
    GJK duhet të anuloi vendimin e SPAK+GJKKO,pasi Ballukun e ka shkarkuar pa prova vjedhje,vetëm se ka ndërhyrë në TENDERA,kur Saliu ka vrar njërz dhe po u LËPIEN nga frika.
    GJKKO duhej ti drejtohej KUVËNDIT TË SHQIPËRISË,PASI PO VEPROJNË ME GRUSHT-SHTRTI PA ARMË,POR ME VULË DREJTËSIE QË NUK JAPIN ËLOGARI ASKUND.!

    Reply
  • demo says:
    November 26, 2025 at 10:33 am

    SPAK eshte i Saliut,
    sa eshte i Ariut
    SPAK eshte i njeriut
    nuk eshte i Delenxhiut.

    Reply
  • Ok says:
    November 26, 2025 at 10:35 am

    Vakuum?
    Dmth i korruptuar me mire ne pushtet

    Reply
  • Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve says:
    November 26, 2025 at 10:46 am

    VAKUUM INSTITUCIONAL – kjo ishte sajesa ligjore qe me ne fund gjeti Haremi Sulltanit per pezullimi i Shefes tij kapur mat me hajduteri shume milionesha Euro neper prokurime publike e tendera te paracaktuar fituesi e ortaket e tij qe me pare! Kur ky pezullim i Shefes nga GJKKO eshte vecse nje Vakuum i perkohshem ne vazhden e vjedhjeve qeveritare qe e konsideron vehten ne Vakuum kur i pezullohen vjedhjet.

    Reply
  • Detari says:
    November 26, 2025 at 10:56 am

    uaaa pa belen nuk futemi ne BE dhe vendi ngelet pa jete…

    Reply
  • i indinjuari says:
    November 26, 2025 at 1:01 pm

    Kush ja ka dhene foton qe kishte Berberi ne celularin e sekuestruas nga SPAK Gaz Bardhit ? Ta theme une: e ka dhene prokurori i SPAK qe ka celularin ne dispozicion. Ky eshte krim kunder njerezimit sepse celulalrin e ka marre jo si person por si perfaqesues juridik i drejtesise shqiptare dhe te gjitha çfare ka celulari brenda u a jep shokeve dhe miqeve, pra SPAK eshte kthyer ne organizate terroriste qe terrorizon njerezit ne emer te drejtesise shqiptare. Spak duhet te izolohet , ndersa prokurori duhet te arrestohet. Po bejne terror me njerezit keta palaço prokurora e gjykates. KUjt i duhen veç krimit?!

    Reply
  • Majlinda says:
    November 26, 2025 at 1:04 pm

    Nuk e cenon aspak, perkundrazi do lehtesohet situata, sepse eshte nje hajdute e permasave te paparashikueshme qe ka vite qe po shkaterron per te vjedhur pasurine e shqiptareve. Nje hajdute me pak, bile bene mire shume ti shkosh edhe ti nga pas sa me shpejt se te dy keni bere kerdine ne kete vend bashke me gjithe kopene e hajduteve politike. Te gjithe njelloj jeni, keni mbushur zyrat e shtetit, parlamentin dhe deri tek presidenti i republikes. Asgje nuk do ndodhi nese ikni ju bashke me kete baxhellen dhe gjithe kopen tjeter qe ju vjene nga pas, do clirohet shqiperia nga ju, do lindi nje dite e re! per cfare projektesh e ke fjalen se do mbeten rrugeve, per rruget qe i shkaterroi shiu, per hidrocentralet qe po shperthejn, per tigrat e Vlores, per minierat e kromit, bakrit, naftes etj., qe i keni bere pronen tuaj. per tunelin e llogaras, aeroportin e vlores, uPTHN ballsh, portet e durresit, per vjedhjen e zgjedhjeve, per shpopullimin e shqiperise, etj., etj. se jane aq shume sa skemi as durimin me qe ti permendim te gjitha. Asgje nuk do ndodhi se edhe po iku kjo do e zevendesosh prape menjeher me nje hajdute tjeter qe peret radhen me padurim, keshtu e ke nisur dhe keshtu do vazhdosh se kete mentalitet ke, vidh dhe shkaterro, bejei analizen vehtes se ne si popull nuk ta kemi borxh qe na ke katandisur ne dite te hallit per qejfet e tua te shfrenuara. Ju jeni njerez pa moral dhe me te tille nuk ndertohet shqiperi, ikja e te gjithe juve bashke me ate kriminelin tjeter Sali Berisha, bashke me gjithe kopete qe ju ndjekin nga pas do jete nje fitore e madhe, njelloj si 29 Nendori, dita e clirimit te shqiperise, ne mos me e madhe se pushtuesit nuk ishin me te rrezikshem se sa jeni bere ju per popullin tuaj.

    Reply
  • Skypion says:
    November 26, 2025 at 1:46 pm

    Nuk mund te anashkalohet kaq lehte krahasimi qe ben Doktor Berisha, mes rastit Meta dhe atij Balluku.
    Ne rastin e pare, Meta dha doreheqjen te parevokueshme, per t’u paraqitur para drejtesise,a shti sic e kerkon morali politik.
    Ne rastin e dyte, Balluku, jo vetem qe as e shkon neper mend doreheqjen, por po ben gjithcka qe te sfidoje sistemin e drejtesise.
    Ne rastin e pare, Doktor Berisha pranoi vendimin e lavderueshem te zevendesit te tij, Ilir Meta.
    Ne rastin e dyte, monstra Rama, per shkak ta shantazhit qe po i ben lubia, po ben gjithcka per te sfiduar sistemin e drejtesise.
    Besoj se krahasimi flet fet; eshte kaq i qarte edhe per me syleshin a syleshen.

    Reply
  • Ela says:
    November 26, 2025 at 2:08 pm

    Ballukja mban peng prej koqesh Ramen

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    November 26, 2025 at 2:37 pm

    SPAK-u dhe GJKKO-ja duhet te kerkojne heqien e imunitetit Kuvendor dhe ti japin mase ndalimi,n.q.s kane prova.Po qe se gjykata (noteria e prokurorise) i vlereson se paraqet rrezik.Ato lloj bisedash qe kane dale ne media nuk jane shume te besueshm.Kur ministresha i thote Berberit:Vazhdo punen dhe zbato ligjin,nuk perben krim.Me te tjere keni vepruar ndryshe,Beqajn,Meten,Koken,Veliajn e te tjere.Jepni provat dhe jo ta pezulloni por ta ndaloni.

    Reply
  • Pipli says:
    November 26, 2025 at 3:01 pm

    AFERIM O KUMANDAR
    MOS U NDAL POR BEJA FORA
    PER MILET SPJERDH AS PER SPAK
    DAJAKUN MOS HIQ NGA DORA

    PER DICKA VEC BEJ KUJDES
    CDO BESH SOT NESER DO GJESH

    Reply
  • Rakipi says:
    November 26, 2025 at 3:22 pm

    Po pse krijon vakum? Kry-hajduti mund te emeroj 2 ose tre zevendeskryeministra. Ja lejon ligji dhe praktika.

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    November 26, 2025 at 3:48 pm

    Ra kjo kerkese per pezullim detyre e zevendeskryeministres se akuzuar per pabarazi ne tendera (pra plan i mirefillte vjedhje me miliona Eurosh) dhe u hodhen shume e shume mberthecka ligjesh ne opinion vetem e vetem qe te arrihej te fshihej ajo zevendeskryeministre akoma brenda qeverise e nga aty pra ta hetoje Drejtesia per pabarazi ne tenderat e vjeter nderkohe qe ajo te vazhdoje e pa trazuar duke planifikuar e percaktuar fitues te tenderave te rinj e vjedhje te reja nepermjet tyre.

    Reply
  • ¿? says:
    November 26, 2025 at 4:49 pm

    Mire mer ti, po kaq e pazevedsueshme qeka qo Ballukja???? Se, nje here thone qe Qeveria nuk ka pse bie pa zv.kryeministre se nuk eshte pozicion konstitucional, pastaj thone qe po t’u pezulloka zv.Kryeministri na u krijoka vakuum institucional. Gomarit te gjore ujin o te ftohte, o te ngrohte do t’ia japesh. Kjo tregon edhe nje here se sa te lidhur jane me korrupsion me njeri tjetrin qeveritaret shqiptare. Tigri Ahmeti si fuket nuk qe edhe aq i rrezikshem per ket palloshin, kjo Ballukja si duket e ka pare mir “lakuriq”, dmth pa poture e pa atlete, prandaj krijon edhe vakuumin kjo.

    Reply
  • Hajduteve tu merret placka says:
    November 26, 2025 at 9:26 pm

    Hahaass e pazevendesueshme?!!!! Poooo sepse eshte e arsimiar, e drejte e ndershme dhe nuk di te vjedhe?!!!!!!! Jemi te neveritur e po vlojme nga inati . Qerrrohuni ndyresira !!!!!!!!!!!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 26, 2025 at 10:34 pm

    Keta te dy jane si Lucky Luciano me Frank Costellon,si Carlo Bambino me Pol Castelanon,Nuk funksionojne si ekip pa njeri tjetrin.Rama pa Belen mbaron.Rama qeverris duke vjedhur,Po nuk vodhi vdes.

    Reply
  • ..... says:
    November 26, 2025 at 11:50 pm

    Majlinda, je dhe femer apo je si Gaz Bardhi, mos ben analizen e asaj qe nuk di, por diskuto veprimet qe shikon syri dhe prek dora, por si duket ty dora te prek ndonje vegel qe te le me goje hapet. Jeni kthyer ne….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?