Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet vendimi, Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë të sqarohet a është ‘arresti me burg’ proporcional për një kryebashkiak të zgjedhur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbardhet vendimi, Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë të sqarohet a është ‘arresti me burg’ proporcional për një kryebashkiak të zgjedhur
Lajmi i fundit

Zbardhet vendimi, Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë të sqarohet a është ‘arresti me burg’ proporcional për një kryebashkiak të zgjedhur

Published: May 25, 2026
Shpërndaje

Gjykatës së Lartë, i duhet të shqyrtojë nga e para kërkesën për liri të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ky verdikt i Gjykatës Kushtetuese i marrë 5 me 3 është i pari që vjen në frymën e një tjetër vendimi të drejtësisë, atë të Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, për rishikimin e praktikës së arrestit me burg, edhe pse në vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese nuk e përmend drejtpërdrejtë si argument.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë, duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Në vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese thotë se “në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e lirisë personale në drejtim të proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur, të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi”

- Publicitet -

Kështu, Gjykata e lartë, do duhet të arsyetojë pse nuk prevalon e drejta e të përzgjedhurit dhe ushtrimi i detyrës si kryebashkiak, përballë masës ekstreme të sigurisë në këtë hetim. Pra përse masat e sigurisë alternative më pak kufizuese të lirisë personale, nuk janë të mjaftueshme, në rastin konkret ndaj kryebashkiakut.

Gjykata Kushtetuese gjen të paarsyetuar nga Gjykata e Lartë, edhe rrëzimin e kërkesës së Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë gjatë seanca gjyqësore, për çështjen ku ai është i pandehur në Gjykatën e Posaçme.

Në këtë pikë Kushtetuesja pranoi kërkesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rekurs, për “cenimin e dinjitetit gjatë prezumimit të pafajësisë lidhur me qëndrimin në kafaz”.

“Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi”, thuhet në vendim.

Në vendimin e marrë këtë të hënë, 5 ditë pasi e shqyrtoi rekursin mbi bazë dokumentesh, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi edhe një pjesë të kërkesave të Veliajt.

Me shumicë votash, u rrëzua pretendimi për cenimin e së “drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes”.

Trupa gjykuese me 8 anëtarë, nuk arriti dot shumicën, duke e konsideruar kështu të rrëzuar, pretendimin e Veliajt për cenimin e “parimit reformatio in peius (mos rëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Gjykata rrëzoi edhe pretendimet për cenimin e “lirisë personale në drejtim të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave”.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Në datën 25.05.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025 të po asaj gjykate, nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në ankimin kushtetues individual, e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Ne aspektin procedural, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Se drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes dhe të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

ii) Parimit reformatio in peius (mosrëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata nuk arriti numin prej pesë votash për vendimmarrje, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës ai konsiderohet i rrëzuar.

Në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi.

ii) Lirisë personle në drejtim të:

2.1. Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • info analitike says:
    May 25, 2026 at 4:48 pm

    Ore e vutë re që lali në seancë ishte nxirë e kish marrë diell ndryshe nga ngjyra kadaverike e Likes. Le ti shtohet edhe pyetja mbi trajtimin paritar të të dyve duke filluar që nga mënyra e arrestit. Nëse synimi është abuzimi ligjor e jo tifozllëku për lali Lekun. Në fund të fundit mjafton të mos akbuzonin me detyrën e nuk do të kishin asnjë problem të dy.

    Reply
  • demo says:
    May 25, 2026 at 4:55 pm

    Jo jo jo jo jo,..Hajduti i zgjedhur nuk duhet mbajtur ne burg,por te vazhdoje te beje kerdine..
    Mot moot e gjysem viti i kaloi ky,,Do prese edhe nje vit,sa te zgjidhet Bracja.
    Edvin,,do s`do ti,Bracja do fitoje! Ka dhene llafin floriri vogel.

    Reply
  • Ate e le ne burg Palloshi cfare grini sallat says:
    May 26, 2026 at 5:12 am

    Mm

    Reply
  • Ate e le ne burg Pae grini sallat says:
    May 26, 2026 at 5:12 am

    Mm

    Reply
  • Ate e le ne burg Pae grini sallat says:
    May 26, 2026 at 5:13 am

    Mm

    Reply
  • Ligjerisht says:
    May 26, 2026 at 6:42 am

    Kur per nje Kryebashkiak te zgjedhur e per me teper ne Detyre, rendojne akuza te tilla si ndaj Velise (korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie) arresti me burg eshte i domosdoshem sepse : E pa mundur te shkoje ne zyren e Bashkise per te firmosur akte tjera korruptive e me pas te detyrohet te rrefehet ne dyert e SPAK njekohesisht e brenda nje dite ai, kryebashkiaku pra!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 26, 2026 at 7:02 am

    Durresit nuk i ka humbur plazhi krejt.Kane mbetur ca copa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ka blerë 1.2 milionë metra katrorë në Pishë Poro-Nartë, biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
  • Guacka e Zvërnecit
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?