Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës, u gjetën 300 monedha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës, u gjetën 300 monedha
KultureLajmi i fundit

Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës, u gjetën 300 monedha

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin.

Specialistët janë kujdesur për të ruajtur veçanërisht mozaikët e zbuluar gjatë verës së kaluar, por sasia e madhe e reshjeve ka zënë vend në disa nga hapësirat.

- Publicitet -

E ardhmja e këtij territori nuk është vendosur ende, megjithëse relacioni profesional i gërmimeve është paraqitur gjashtë muaj më parë.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (KKTK) nuk ka përcaktuar ende nëse zbulimi i deritanishëm arkeologjik do të ruhet dhe do të konservohet i plotë, apo në një pjesë të sipërfaqes do të ndërtohet shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti”, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019.

Në hyrje të kantierit, që ka mbyllur dyert që nga korriku i vitit 2024, vazhdon të lexohet tabela e vendimit fillestar, që bën të ditur financuesit: Bashkimi Evropian dhe PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara) me shumën prej 237 milionë lekësh.

Nga informacioni i pandryshuar që prej 3 vitesh, mësohet se punimet për ndërtimin e shkollës do të përfundonin në vitin 2023, por zbulimi arkeologjik e ka shtyrë në një kohë të pacaktuar vendimin fillestar.

Nxënësit dhe mësuesit, që prej 5 vitesh, i kryejnë leksionet në shkolla të tjera, ndërsa mungon vendimi për ndërtimin e mundshëm.

Fatmir Tila, ish-nxënës i kësaj shkolle, tha për BIRN se shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, vetëm një vit pasi ishte festuar 50-vjetori i ndërtimit të saj.

“Që kur shkolla u prish, nxënësit mësojnë në godina alternative në kushte jo normale. Unë e kam kryer ciklin e plotë të mësimeve në godinën e vjetër të shkollës, ndërsa vajza ime u diplomua zyrtarisht në të njëjtën shkollë, por nuk arriti ta shohë godinën e hershme ‘Gjergj Kastrioti’,” tha Tila.

Vendimi për ndërtimin e ri u bllokua atëherë kur, në territorin prej 1.200 metrash katrorë ku dikur ngrihej shkolla e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, u zbuluan një sërë objektesh me rëndësi, mes të cilave edhe termat, tre mozaikë në gjendje të ruajtur, një tjetër i dëmtuar, si dhe një sërë afreskesh që shërbenin si faqe anësore për një pishinë.

Rreth 300 monedha të zbuluara, që i përkasin periudhave dhe prodhimeve të ndryshme, hedhin dritë mbi periudha të ndryshme të jetës ekonomike të qytetit bregdetar.

Në verën e vitit të kaluar, në territorin e kërkimit kanë punuar rreth 25 arkeologë dhe konservues gjithsej, grup që drejtohej nga prof. Luan Përzhita.

Deri tani, njihet vetëm gjysma e sipërfaqes së plotë të vilës së periudhës romake, e cila mendohet se arrin në 2.500 metra katrorë.

Specialistët janë të bindur se vendimi i KKTK do ta ruajë zbulimin e deritanishëm, ndërsa ende nuk ka një të ardhme të përcaktuar që lidhet me ndërtimin e mundshëm të shkollës në të njëjtën sipërfaqe.

Vila romake ndodhet rreth 300 metra larg amfiteatrit antik dhe, sipas arkeologëve, guida turistike mund të fillojë në monumentin më të madh të vendit tonë dhe të vijojë edhe drejt bregdetit.

Ndërtimi i saj në shekullin e I-rë pas erës sonë duket se ka lidhje me rritjen e numrit të shikuesve në amfiteatër.

Ekspedita e parë, në mes të vitit të kaluar, ka pasur edhe interesimin e bashkisë, si dhe atë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ekspeditën e fundit në Durrës, por nuk ka ende një vendim final.

Megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga dorëzimi i relacionit, KKTK nuk ka vendosur bashkëjetesën me shkollën e ardhshme, por as shfrytëzimin e plotë si park arkeologjik.

Nga 49 institucione arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, në Bashkinë e Durrësit aktualisht kanë mbetur vetëm dy shkolla të pandërtuara, njëra prej të cilave është “Gjergj Kastrioti”, që pret vendimin e institucioneve të kulturës.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Detari says:
    February 6, 2025 at 11:27 am

    kane ndertuar mbi themelet e Arberise tuyrkoskiptaret vetem beton xhami dhe plera.

    Reply
  • demo says:
    February 6, 2025 at 8:30 pm

    TE DHJEFSHA SHKOLLEN!
    Shkolla kemi pa fund,,Kemi me shume shkolla se banore..Keto shkolla nuk i bene shqiptaret as me te ditur,as me te edukuar.
    Shkolla maskarenjsh,mesues pedofile,mesuese hajdute,dhunues,manipulues,Shkolla Shejtanit.Shkolla ku vriten femijet.
    Vetem gjysinjoranti pa diplome Universiteti Erion Velia ,mburret me 100 shkolla100 lule si Mao Ce Duni.
    Mediokrriteti,Fallsiteti, Sa vlen nje Monument i Lashtesise,nuk vlejne 100 shkolla ne Durres.
    Stergjyshja ime kishte 5 djem, qeverriste 2 mije Ha toke,Hazinete plot me florinj,por vetem nje mbajti me florinj ne Vjene.
    Se ai ishte per shkolle.Ai u be shkencetar.per te perfunduar pre e Intrigave te ShejtanShkolles te Enver Hoxhes. TE DITURIT E VERTETE E KANE VENDIN NE BURG,SOT NE EMIGRACION.NUK KA VEND PER TA NE SHQIPERI.
    Enver Hoxha,Edi Rama,Erion Velia nuk duan ELITE,,duan MASOVIKE,qe te prodhojne Belinda Balluqe,Saimir Tahiri,Arben Ahmetaj,Beqir Beqja,hajdute,qe vjedhin eshe per ta edhe per vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?