Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulimi në ushtrinë e Skënderbeut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zbulimi në ushtrinë e Skënderbeut
Kulture

Zbulimi në ushtrinë e Skënderbeut

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Filip Tushi

 

Shërbimi i zbulimit për ushtrinë shqiptare të Skënderbeut, ishte ndër shërbimet më të organizuara dhe një ndër faktorët kryesorë për arritjen e fitoreve në 29 betejat e zhvilluara, në një periudhë gati 25 vjeçare.

- Publicitet -

Nga veprat e autorëve bashkëkohorë, si Tivarasi (sipas librit të Xhan Maria Biemit “Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbej”) dhe Marin Barleti në librin “Historia e Skënderbeut”, apo edhe nga veprat e autorëve të mëvonshëm, si F.S. Noli, Aleksandro Cutolo, etj. del se dhe shërbimit të zbulimit i ishte kushtuar vëmendje shumë e madhe, se për kryerjen e detyrave të tij ishin ngarkuar njerëz nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë shqiptare, të asaj kohe, që nga komandantët më të rëndësishëm të ushtrisë, deri tek banorët më të thjeshtë fshatarë, etj. Duke filluar nga vetë Skënderbeu, Moisi Golemi, Pejk Emanueli etj, janë marrë edhe vetë me zbulim. Kjo tregon se në ushtrinë e Skënderbeut përdorej edhe zbulimi me oficera, gjë që presupozon një organizim të përsosur të tij dhe mjaft të kualifikuar.

Megjithëse ende mungon një dokumentacion i plotë mund të thuhet se ky shërbim ishte i organizuar, që përpara nëntorit të vitit 1443 me kryengritjen e përgjithshme, Pra Skënderbeu kur ishte ende në shërbim të Sulltanit, kishte menduar edhe për forcën zbuluese të ushtrisë së ardhshme, që do të krijonte. Kjo del nga fjala e heroit tonë kombëtar në Kuvendin shqiptar të Lezhës (2 mars 1444) kur ai thoshte: “Ne s’kemi pse të trembemi e s’duhet të trembemi fare për ardhjen e tij (është fjala për Sulltan Muratin e II-të). Për këtë më kanë njoftuar mirë njerëzit e tij të brendshëm…”.

Shërbimi i zbulimit ishte organizuar sipas një sistemi që funksiononte normalisht, që në kohë paqe dhe shumë i intensifikuar në kohë lufte, Ai ishte organizuar si në shkallë strategjike ashtu dhe taktike. Në shkallë strategjike ai mbulonte zona shumë të gjera; duke filluar nga qendra e perandorisë osmane dhe deri te bazat kryesore strategjike të saj në drejtim të Shqipërisë, siç ishin Shkupi, Manastiri, Ohri etj. Nga këto qendra të rëndësishme me anë të korierëve, tregtarëve, korrespondencës, vinin të dhënat e nevojshme për Këshillin e Luftës.

Është fakt i njohur që vendi asnjëherë në atë periudhë nuk u zu në befasi. U bënë tre rrethime kundër Krujës, kundër Sfetigradit dhe gjithnjë, në kohe ishin siguruar të dhënat e nevojshme për qëllimet e arrnikut, numrin e ushtarëve të kundërshtarit, drejtimin e lëvizjes së tyre, vendfumizimet, karvanet e ushqimit etj. Aq i kualifikuar ishte ky zbulim strategjik, sa ka pasur raste që Skënderbeu dinte me saktësi edhe pi.anin strategjik të kundërshtarit, kohë përpara se të mësynte vetë ushtria armike. Këtë e dëshmon një nga betejat e shkallës strategjike dhe më të rëndësishme, siç është ajo në Ujë të Bardhë (Albulenë) ku në saj të të dhënave të sakta të zbulimit për planin e armikut, u përgatit dhe iu kundërvu kundërshtarit një plan i ri strategjik mashtri- mi, që çoi në shpartallimin e një ushtrie të madhe turke prej 50.000 vetësh.

Zbulimi i ushtrisë shqiptare funksiononte edhe në shkallë taktike. Detyra e tij kryesore ishte zbulimi me kohë i vendeve të betejave, i formacionit të luftimit të kundërshtarit, përbërjes së tij (sa kalorës, sa këmbësorë etj) kampet e ushtrisë kundërshtare, por kishte raste që ai korrigjoi edhe të dhënat e zbulimit strategjik shqiptar, për idenë e përgjithshme të luftimit të kundërshtarit, siç ndodhl për betejën e Otonetës. Në sajë të të dhënave të tij të sakta dhe të shpejta, Skënderbeu e ndryshoi vendimin në çastin vendimtar, duke e goditur kuitdërshtarin atje ku at nuk e priste,

Në zbulimin taktik, bënte pjesë edhe zbulimi me luftim, i cili ndihmoi për të zbuluar formacionin e vërtetë të kundërshtarit dhe në bazë të të dhënave të tij, ndërtohej si ideja e luftimit të ushtrisë shqiptare, ashtu edhe formacioni i saj i luftimit. Kështu p.sh. në betejën e Torviollit më 29 qershor 1444 zbulimi me luftim u aktivizua shumë. Siç shkruan Barleti, “Skënderbeu… me qëllim që t’i merrte vesh mirë fuqitë e armikut para se të ndeshej përfunddmisht me të, bëri disa prova me ndeshje të lehta më shpesh të kalorësisë se të këmbësorisë. Kështu përgatitej për betejën e vërtetë”.

Megjithëse të dhënat në përgjithësi mungojnë, del se në shërbim të zbulimit taktik mësohet se kanë funksionuar edhe vende të caktuara për vrojtim e zbulim. Në betejën e Ujit të Bardhë psh, Pejk Emanueli, një nga komandantët kryesorë të ushtrisë, u ngarkua me detyrë të vrojtonte marshimin e ushtrisë kundërshtare dhe të njoftonte Skënderbeun, për drejtimin e lëvizjes së saj.

Në ndihmë të zbulimit punonte një sistem i tërë sinjalizimesh i vrojtueshëm me lehtësi nga njerëz të përgatitur në mënyrë të veçantë. Për këtë përdoreshin mjete nga më të ndryshmet, si zjarret, gjëmimi i topit, këmbanat e kishave deri dhe mjete rrethanore, në pamje të thjeshta, për të mos u kuptuar nga armiku. Siç shkruan Barleti, në një betejë Skënderbeu “Vuri nëpër qafa e nëpër maja roja me vandakëza të zakonshëm (degë thuprash të mbledhura), pasi i porositi më parë që t’i mbanin drejt në këmbë, dhe kur të shikonin armikun, t’i jepnin poshtë nga ajo anë, ku ai do të zinte vend”.

Pra në sajë të të dhënave të zbulimit në forma të ndryshme ushtria e Skënderbeut nuk kapej kurrë në ne befasi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?