Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen 32 emrat e grupit shqiptar të Dubait, Nuredin Dumani zbardhi edhe krimet e të vëllait
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohen 32 emrat e grupit shqiptar të Dubait, Nuredin Dumani zbardhi edhe krimet e të vëllait
KronikeLajmi i fundit

Zbulohen 32 emrat e grupit shqiptar të Dubait, Nuredin Dumani zbardhi edhe krimet e të vëllait

Published: August 19, 2024
Shpërndaje

Zbulohen të plotë 32 personat e grupit kriminal që drejtohej nga Dubai për të kryer vrasje, trafik droge, vjedhje, pastrim parash, sigurim kushtesh për vrasje, e vepra të ndryshme penale shumë të rënda.

Baza e komandimit dhe financimit të këtij grupi ishin dy vëllezërit Franc Çopja, tashmë i ekstraduar në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Hajdar Çopja rezident në Dubai, ndaj të cilit SPAK, ka ngritur 21 akuza të ndryshme. Ndërsa për vëllain tjetër Francin, SPAK rezulton të ketë ngritur plot 26 akuza të rënda.

Mes emrave të shpallur në kërkim është dhe Arzen Mama, djali i Abedin Mama, ose siç njihet ndryshe në Elbasan “Dine Çami” i shpallur edhe ky në kërkim nga SPAK tek dosja “Plumbi i Artë”.

- Publicitet -

Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani.

Veç komunikimeve në aplikacionin “SKY”, roli i Dashamir Dumanit është identifikuar prej prokurorëve të SPAK, edhe falë dëshmive që ka dhënë Nuredin Dumani, i cili ka treguar se në masakrën e Bradasheshit kishte marrë pjesë vëllai i tij, Dashi.

Sipas SPAK, veç ngjarjes me tre të vrarë, Dashamir Dumani rezulton të jetë pjesëmarrës dhe në super-grabitjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë SPAK ka riarrestuar për herë të tretë Altin Ndocin, një personazh ky që ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të Talo Çelës dhe vëllezërve Çopja. Ndaj Ndocit SPAK ka ngritur 8 akuza,duke filluar nga vrasja e trefishtë, sulmi me armë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, vjedhjen e parave në Rinas, sulmin me armë ndaj Kei Pikut e deri tek përkrahja e Talo Çelës.

Në kërkim janë dhe dy biznesmenët Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët administrojnë kompaninë e ndërtimit “B&M CONSTRUCTION” dhe një pikë shkëmbimi valutor në Tiranë.

Pikërisht në ambientet e kësaj pike “Exchange” që ndodhet tek zona e quajtur “Dollari”, SPAK sekuestroi pjesën më të madhe të shumës totale prej 1 milion eurove të bllokuara. E gjithë sasia monetare që i përket valutave të ndryshme është mbyllur në një llogari bankare që administrohet nga SPAK.

Lista me emrat

1. Franc Çopja “Arrest në burg”

2. Hajdar Çopja “Arrest në burg”

3. Mikael Qosja “Arrest në burg”

4. Eljo Bitri “Arrest në burg”

5. Altin Kamami “Arrest në burg”

6. Arzen Çopja “Arrest në burg”

7. Arben Lamçja “Arrest në burg”

8. Armis Stafa “Arrest në Burg”

9. Ervis Daka “Arrest në burg”

10. Flobenc Meçja “Arrest në burg”

11. Xhimi Hoxha “Arrest në burg”

12. Rexhino Doçi “Arrest në burg”

13. Guri Biba “Arrest në Burg”

14. Klajdi Merkaj “Arrest në burg”

15. Klodian Sinameta “Detyrim paraqitje”

16. Leon Ramani “Detyrim Paraqitje”

17. Talo Çela “Arrest në burg”

18. Altin Ndoci “Arrest në burg”

19. Arzen Mama “Arrest në burg”

20. Dorian Dyli “Arrest në burg”

21. Renato Musaku “Arrest në Burg”

22. Maksim Koçi “Arrest në burg”

23. Dashnor Dumani “Arrest në burg”

24. Aldo Xhika “Arrest në burg”

25. Maklen Mici “Arrest në burg”

26. Bashkim Lika “Arrest në burg”

27. Leonardo Ramani “Arrest në burg”

28. Martin Musaj “Arrest në burg”

29. Agustin Çinari “Arrest në burg”

30. Matilda Hoxholli “Detyrim paraqitje”

31. Pajtime Fetahu “Arrest shtëpie”

32. Denada Toda “Arrest shtëpie”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?