Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AKUZA: Ilir Beqaj favorizoi kompaninë fituese, duke ndryshuar vendimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > AKUZA: Ilir Beqaj favorizoi kompaninë fituese, duke ndryshuar vendimet
KronikeLajmi i fundit

AKUZA: Ilir Beqaj favorizoi kompaninë fituese, duke ndryshuar vendimet

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Është zbardhur skema se si ish-ministri  Shëndetësisë, Ilir Beqaj favorizoi kompaninë “Delta Pharma”, duke ndryshuar vendimet.

Në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014 në periudhën Mars-Prill, u përjashtuan firmat e njohura të huaja për t’i hapur rrugën “Novartis”. Kjo ndodhi përmes modifikimit të specifikimeve kualifikuese disa ditë pasi u publikuan tenderat.

Procedura e ndjekur u ankimua, por ish-ministri nuk e ndërpreu duke u shpallur kompani fituese për të gjitha lotet, Delta Pharma.

- Publicitet -

Kjo e fundit ishte njëherazi edhe distributor i Norvatis, e cila ishte e vetmja kompani multinacionale që nuk u prek nga procedura, duke deklaruar në dokumentet e tenderit se produktin do e merrnin në Turqi.

Investigimi:

Në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014 në periudhën Mars-Prill, pasi u publikuan tenderat, pak ditë më vonë del një njoftim për modifikim të specifikimeve kualifikuese.

Në mënyrë të selektuar për disa lote u hoq kërkesa për Autorizim Prodhuesi (ndërkohë që u la për të gjithë lotet e tjerë).

Ajo që bën më shumë përshtypje ku specifikimi u hoq për të gjithë kompanitë Multinacionale si Roche, Pfizer, Sanofi-Aventis, Bayer, Jansen Cilag, Abbvie përves njërës, Novartis.

Të gjitha kompanitë e kundërshtuan pasi binte në kundërshtim të plotë me ligjin e barnave, ku thuhet shprehimisht “Ministri i Shëndetësie jep leje importi për barna të pa regjistruara”, kur Kreu III pika 2 thotë:

“Në raste nevojash të shërbimit shëndetësor (për mjekim ambulator dhe/ose spitalor), për barna të cilat nuk kanë asnjë alternativë të ngjashme, e cila ka autorizim për tregtim nga Agjencia, ministri përgjegjës për shëndetësinë autorizon importimin e barnave, për të cilat nuk është lëshuar autorizim tregtimi nga Agjencia, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ndërkohë që të gjithë barnat në këto lote ishin të regjistruara, një rast flagrant i shpërdorimit te detyrës.

Megjithatë ministri nuk e ndërpreu procedurën edhe pas ankimimit. Kompania fituese për të gjitha lotët ishte Delta Pharma njëherazi dhe distributor i Norvatis që ishte e vetmja kompani multinacionale që nuk u prek nga këto procedura, duke deklaruar në dokumentet e tenderit se produktin do e merrnin në Turqi.

Me ankimim dhe në KPP, si dhe komunikim direkt të kompanive ( këtu flasim për komunikim direkt jo nga zyrat apo distributorët në Shqipëri), ministri nuk u tërhoq, për më tepër ka dale për të mbrojtur shkeljen e ligjit në një emision televiziv OPINION ku argumentonte se çmimi i një produkti të kompanisë ROCHR ishte për një flakon, ndërsa në Turqi ky çmim ishte 350 euro. Ndërkohë që tenderi ishte bërë dhe kompania Delta Pharma e kishte fituar për 350 euro, pra 200 qe shkonin pale se ku. Dhe kjo është deklaratë direkt në TV.

Skandali thellohet shumë më tepër, po të ndiqet si u procedua për lëvrimin e produkteve.

ASNJË produkt NUK është importuar direkt nga TURQIA siç është deklaruar në ofertë.

Po të kontrollohen lejet e importit ( sigurisht në shpërdorim të plotë të detyrës, pasi Ministri nuk mund te japë leje importi për produkte të regjistruara).

Të gjithë produktet janë importuar nga Delta Pharma Kosovë, kompania bije e Delta Pharma në Shqipëri.

Pa asnjë dokument shoqërues sipas ligjit, pa certifikatë origjine, pa certifikatë analize që janë kushte ligjore dhe për barnat e regjistruara, jo më për ato që vijnë pa asnjë kontroll.

Për më tepër për dy medikamente izofluran 100 ml dhe Interferon beta kompania Delta Pharma nuk pati asnjë mundësi për t’i sjellë. Sipas ligjit duhej të denoncohej në APP dhe përveç gjobës duhet të ishte përjashtuar për dy vjet nga tenderat.

Pas këtij tenderi kompania Delta Pharma njëherazi dhe përfaqësuese e Novartis ka pasur një favorizim në përfshirjen në listën e rimbursimit pothuajse të të gjitha produkteve, ndërkohë që kompanitë e tjera sidomos kompania Roche janë penalizuar duke mos ju futur asnjë produkt.

Kjo për faktin se një nga pronaret e Delta Pharma, Dorian Sadiku është kunati i shefit te Novartis për Shqipërinë, z.Kliti Hoti.

Po të shikohet ekstrakti i QKB, tre anëtarë të familjes Sadiku janë larguar nga Delta Pharma, kjo e fundit ka lidhur kontratë me Novartis, ku shef për Shqipërinë ka qene dhe është kunati i Dorian Sadikut i cili është rikthyer në 2023  duke blerë Delta Pharma nëpërmjet kompanisë Delta Holding ku pronarë janë Dorian Sadiku dhe Eduard Curri, i cili ka qenë ortak i vetëm dhe ia ka blerë vetes.

Kjo ka qenë dhe arsyeja përse në tenderin e vitit 2014 e vetmja kompani qe nuk u prek nga ndryshimet e specifikimeve ishte Novartis.

Të gjitha faktet e përmendura me sipër janë shumë lehtë të verifikueshme, mjafton të shihet ligji i barnave, importet e kompanisë Delta Pharma për produktet ( te gjitha nga Kosova nga kompania bijë, Delta Pharma KS., lejet e importit dhe dokumentacioni përkatës që duhet të jenë normalisht në AKBPM ku duket qartë se asnjë import nuk ka certifikate analize dhe origjinë origjinale) si dhe ne Qendrën Universitare Nënë Tereza, ku për dy produkte jo vetëm që nuk e ka realizuar, por s’ka sjelle fare produkt dhe nuk është penalizuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Fatmir lohja says:
    December 29, 2023 at 12:49 pm

    Te njejten linje ka mbajtur edhe manastizeza.

    Reply
  • korçari says:
    December 29, 2023 at 3:20 pm

    Mendoj se te perfitosh duke korruptuar apo vjedhur eshte nje krim i rende por eshte me i rende dhe antinjerezor te perfitosh duke abuzuar me shendetin e popullit (barna jo efikase,te skaduar apo te pakontrolluar)t’i shtohet dhe shmangja e tatimeve mbi fitimet besoj se z.Beqja te ishte ne USA duhej te provonte karrigen elektrike pasi krimet e tij jane me te rendat pas viteve 2013.Uroj dhe shpresoj qe te sekuestrohen te gjitha pasurite e vjedhura popullit apo te mbyllen duke paguar gjoba marramendese te firmave qe ka favorizuar z.Beqja duke bere te mundur falimentimin e tyre dhe zevendesimine tyre me rregulla te qarta dhe ligjore.Pa meshire per “semundjen e bute” Beqja i cili duhet te behet shembull (me burgim te perjeteshem)per cilindo qe demton shendetin e popullit.Te gjithe i njohin cilesine e ilaçeve ne Shqiperi ku shumica perpiqet t’i bleje jashte Shqiperise …pa meshire dhe me mire vone se kurre.

    Reply
  • mali says:
    December 29, 2023 at 3:56 pm

    Korcar,shume I rende denimi qe I jep Beqjes,karrike elektrike. Po Edi Rames c’fare denimi do t’i japesh?Te gjithe keta jane pjelle e rilindesave me kryetar Edi Rama.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 29, 2023 at 4:07 pm

    mali me pelqeu shume replika rrufe per HAMASIN e Enverit, Hamit Beqja i jati i Ilir Beqes ka shkruar nje liber me vjersha kur ishte antar i KQ te PPSH me titull:

    EDHE I MIRI EDHE DJALLI
    JANE BRENDA TE I GJALLI

    prandaj:

    Korcari si katunar dru me pre nuk e di se karrikja elektrike eshte hequr prej kohesh ne SHBA, madje edhe ne shtetet ku ka mbetur denimi me vdekje

    Reply
  • korçari says:
    December 29, 2023 at 5:19 pm

    O Intelektualeshi mos harro ilaçet….

    Reply
  • mali says:
    December 29, 2023 at 5:34 pm

    Korcar ,te kam thene kaq here te ndryshosh nofken sepse nuk qendron ne nivelin e korces.Kryetari I bandes se hajduteve ministra dhe bashkiake socialiste qe jane ne burg per vjedhje te fondeve publike,Edi Rama, c’fare denimi mendon t’i japesh?Sepse keshtu ke thene qe Beleri ishte pjese e bandes qe kreu masaker ne ushtaret shqiptare dhe duhet denuar .Keshilla per ty dhe Ethemin:mos u merni me keto lloj gjerash sepse jane sport I rende per ju sepse bini me kembet tuaja ne gabime.

    Reply
  • mali says:
    December 29, 2023 at 6:27 pm

    Lexova Mirela Kumbaro dhe nje gje ishte ne thelb GJOBA.Po no Moj zonje nuk drejtohet shteti keshtu.Ti je per turizmin ministre dhe jep ndihme ne permiresimin e ketij sherbimi ne bregdet e malesi.Nuk te ka vene ty dikush per mbrojtje ambienti .Ka organizma te vecanta qeveria per kete pune qe paguhen.Nuk duhen organizma paralele qe te rendosh buxhetin e shtetit. Ti je kot atje sepse nuk ke haber fare si menaxhohet turizmi.

    Reply
  • Krstic says:
    December 29, 2023 at 9:17 pm

    Ku jeni Socialiste Jugosllave? I kujt eshte ky? Mos eshte i Saliut? Po ky ka vjedhur per Edin dhe me leje te Edit!
    A mos edhe per kete hajn, ne vargun e te gjithe hajnave socialist jugosllave qe punojne kunder Shqiperise, a mos edhe per kete ka faj Saliu??
    Ku eshte Ilir Beqoviq, Arben Ahmetoviq, Safet Gjicoviq, Sajmir Tahiroviq, Shukri Xheliloviq, Fatmir Xhafoviq…..? Besoj ne radhe jane Erion Veliq, Erion Braqoviq, Edvin Krstic Ramoviq, Taulant Balloviq, e shume shkije, niper te Koqa Popoviq e Dushan Mugoshas, qe i lane kopila ne Shqiperi. Duhet te behet deserbizimi i Shqiperise!

    Reply
  • Rv6b says:
    December 29, 2023 at 9:50 pm

    Mos e shaj mirelen
    Se zemerohet bosi
    Yll eshte si manekin
    Mire tamli mire kosi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri të mos ketë më zgjedhje
  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?