Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky në vijën e parë të frontit mes spekulimesh mbi fatin e gjeneralit “të hekurt”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky në vijën e parë të frontit mes spekulimesh mbi fatin e gjeneralit “të hekurt”
AktualitetBote

Zelensky në vijën e parë të frontit mes spekulimesh mbi fatin e gjeneralit “të hekurt”

Published: February 4, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky vizitoi trupat që luftojnë në frontin juglindor të vendit dhe shpërndau medalje, njoftoi zyra e tij të dielën. Vizita vjen mes spekulimesh në rritje për shkarkimin së shpejti të shefit të ushtrisë ukrainase.

“Është një nder të jem këtu sot për të mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me një mision të vështirë dhe kritik për të zmbrapsur armikun dhe për të mbrojtur Ukrainën”, u tha zoti Zelensky trupave në rajonin e Zaporizhias, sipas një deklaratë të nxjerrë nga zyra e tij.

Në një deklaratë thuhej gjithashtu se zoti Zelensky vizitoi pozicionet e ushtrisë ukrainase pranë fshatit Robotyne, që ndodhet pothuajse në vijën e betejës.

- Publicitet -

Vizita e presidentit vjen ndërsa janë ngritur pikëpyetje mbi fatin e shefit të ushtrisë, Valery Zaluzhny.

Dy burime thanë të premten se qeveria ukrainase kishte informuar Shtëpinë e Bardhë se planifikonte ta shkarkonte komandantin e lartë ushtarak, që mbikëqyr luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Dyshimet për largimin e zotit Zaluzhny, i cili është përplasur me Presidentin Zelensky për një sërë çështjesh, vijnë pas kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, e cila nuk arriti të rikuperonte pjesë të konsiderueshme të territorit që ndodhen tashmë nën kontrollin rus.

I njohur si “Gjenerali i Hekurt”, zoti Zaluzhny është një figurë jashtëzakonisht popullore. Largimi i tij mund të dëmtojë moralin mes trupave ukrainase që luftojnë për të mbajtur pozicionet përgjatë më shumë se 1000 kilometra vijë e parë e frontit, kundër një force të madhe ruse, që ka rezerva të mëdha në municione.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje te “Ligjet”, kërkohet mbledhja e Kuvendit pas masës ndaj kreut të SHISH
  • SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar drejtuesja e SHISH
  • Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  • Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur, kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?
  • A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  2. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  3. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?