Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zelensky nuk është gati për paqe”, Trump për homologun ukrainas: Nuk e respektoi SHBA-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Zelensky nuk është gati për paqe”, Trump për homologun ukrainas: Nuk e respektoi SHBA-në
BoteLajmi i fundit

“Zelensky nuk është gati për paqe”, Trump për homologun ukrainas: Nuk e respektoi SHBA-në

Published: February 28, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA, Donald Trump anuloi këtë të premte negociatat me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë pas një takimi të tensionuar që zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.

Pas anulimit të këtyre negociatave, Trump tha se sipas tij, Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika. Më tej, Trump shkruan se Zelensky nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa shton se Presidenti i Ukrainës mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

“Ne zhvilluam një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësuan shumë gjëra që nuk mund të kuptohen kurrë pa biseda nën një presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që zbulohet përmes emocioneve dhe unë kam kuptuar që Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Ndërkohë, Zelensky përmes një reagimi në rrjetet sociale përmend 4 herë fjalën “faleminderit” për shkak se gjatë debatit, Presidenti Trump dhe Zv/Presidenti Vance i thanë atij se duhet të jetë më falenderues ndaj SHBA-së.

“Faleminderit Amerika, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidentit të SHBA, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po punojmë për këtë gjë”, shkroi Zelensky.

Takimi i Zelenskyt me Trump dhe Vance u shoqërua me tensione të shumta dhe debate me tone të larta. Ky takim i dështuar bëri që të mos nënshkruhet marrëveshja me SHBA-në për mineralet e rralla të Ukrainës. Gjithashtu edhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej, u anulua dhe Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    February 28, 2025 at 11:18 pm

    Ukraina nuk eshte Afganistani,qe u fale Ti qindra miljarda dollare,Tanket amerikane Abrams,Helikopteret Apache dhe Black Hawk,aeroplanat F16,qe te luftonin me Kinen e Rusine bashke,jo me Talibanet,por ata u zbythen te gjithe ne aeroport si njeriu i ri i enver hoxhes neper dyreket e Anijeve.Ato arme moderne nuk ja dhe kurre Mbrojtesve Heroike te Ukraines.,Se mos behej nami sulmonte Mosken. Or Trap!Te dalcin per hundesh pazaret e pista qe po ben me Putanen ne dem te Ukraines .

    Reply
  • demo says:
    February 28, 2025 at 11:30 pm

    Zelenski ka falimenderuar vazhdimisht Edi Ramen per ndihmen ushtarake qe i ka dhene Ukraines.Ky Edy Rama ,armik i betuar i Kosoves,ESHTE. Armiku me i zi i trojeve shqiptare,ESHTE,por Ukraines i ka falur 2 miljon kallashnikovet e Gramshit dhe policanit qe ndodheshin ne tunelet,bashke me arkat me fysheke,gramshi,policani,kineze,sovjetike,pa dallim feje,origjine dhe ideje,ne VEND QE T`JA JEPTE KOSOVES.Keto arme jane dorzuar pa buje dhe burokraci dhe sherbyen per Zbrapsjen e sulmit te pare rus mbi Ukraine.Ka qene shume me efikas per Ukrainen Edi Rama se Evropa me Ameriken.

    Reply
  • demo says:
    March 1, 2025 at 8:30 am

    ne fillim te luftes ne Ukraine,Ruset u tromaxen nga Sasia e madhe e armatimit shqiptar ne dispozicion te mbrojtesve Ukrainas,prandaj derguan turistet e apasionuar te uzinave ushtarakie te fotografonin qilaret e Avxhise ne Gramsh,se mos gjenin ndonje kombinat modern nen toke,qe prodhonte Arme.Gjeten hekurishte te ndryshkura dhe tombino qe sherbenin si hale per rojet.Po ruset harruan te pyesnin Xi Pingun ne Kine,se qe nga viti 1964 vaporrat me grure qe furnizonin popullin e uritur shqiptar mbusheshin pergjysem me Arme dhe makineri ushtarake,.Cfare Armatimi kembsorie prodhohej ne Kine,prodhohej edhe ne Shqiperi.Nga 64 deri ne 91 ne Gramsh dhe Polican jane prodhuar mbi 2 miljon karabina Simonov,Kallashnikove,Pushke automatike 20 ce,Antitank,Mortaja deri raketa me gjurmim termik per avione mig-19.
    Kur pane gjithe kete sasi armatimi gjeneralet e NATOs urdheruan ASGJESIMIN,se “Jane jasht standartit e Forcave te NATOs”
    JANE FLORI E SHKUAR FLORIRIT,O TUNXH,! otrung,o cung,o tradhtare,o felliqsira,se me Antitanket e Ushtrise shqiptare u asgjesuan tanket e ushtrise ruse,,se me Kallashnikovet e Gramshit u grine ushtaret ruse ne fillim te luftes,.
    Kur filluan pazaret:Me jep 6 drona Bajraktar ,te jap 6 ton grure,me jep 6 avione f16,te jap 10 mig 29,dergoi 10 tanke DT 59,te jap 6 tanke Leopard,Nuk te jap dot raketa me rreze te gjate,por do te jap me rreze te shkurter,UKRAINA MORI FUND.
    Matrapazet e BE,Fajdxhijte e Amerikes,Cmirezinjte e Evropes ish Sovjetike,i bene varrin Ukraines,.
    Sot nuk i ka Kartat ne Rregull te nderhyje ne Pazaret qe behen per Fatet e saj.
    Nuk e di fare mendimi ka shef ethemi,qe eshte specialist ne kete fushe.Jam dakord me te qe Sali Berisha eshte Tradhtar i deklaruar,Sabotatori N1 i Mbrojtjes Atdheut,.E ka pranuar vete qe organizoi Furnizimin e Serbise me Nafte,theu Embargon Boterore..Le qe jane fotot me Bullatovicin,Fasllicin e solli ne krye te Keshillit te Sigurimit,,Do ta sillte edhe ne krye te Parlamentit,por u terhoqen keta Socialistet.Ky eshte i Dekllaruar. Po per kete Edi Ramen,qe nuk la pushke belxhik,as Martine me strall ne depo pa shitur?Kur bota e gjithe po armatoset,ky nuk ka ushtri,Nuk ve ne funksion uzinat dhe kombinatet e Armatimit,paguan shurren e Vilma Nushit 100 miljone Euro,paguan Inceneratoret inexistente 60o miljon euro,por per armatimin e Ushtrise shqiptare ka dhene vetem 3,5 miljon euro,qe nuk dalin as per larje,pastrim,vajim dhe boje Antiruce,.se ky na nxjerr ca Amazona nga Burreli qe prodhojne Autoblinda me dafllak,deri sa ti dale Mysteri Dafllakut Autoblindave si mysteri OJQve te mbushura me breket dhe sytjenat e Ajoles 860 mije Euro,.Ja,ksoj cudirash prodhon ky Til Ulenshpingel.Cfare mendimi keni ju shef Ethemi si specialist ushtarak?

    Reply
  • LEON says:
    March 1, 2025 at 4:57 pm

    Po cfare do te mesoje Ethemi ty o demo!Deri ne 90 ishte me antiajroret azomuti 90 grade kunder NATOs,sot artileria kunderajrore humbi si shurre e pules.Mbrojtjen e drejton edi me fergese peshkopie.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?