Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se ka diskutuar me homologun e tij gjerman për tanket gjermane Leopard 2, të cilat Kievi po i kërkon me ngul për të luftuar kundër Ukrainës.
Gjermania nuk ka vendosur ende nëse do t’i dërgojë tanket në Ukrainë, apo do të lejojë vendet e tjera të dhurojnë të tyret, pavarësisht presionit ndaj Berlinit për të vepruar.
“Ne patëm një diskutim të sinqertë për Leopards 2,” tha Oleksii Reznikov pas takimit me aleatët perëndimorë.
Takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani solli një marrëveshje për furnizimin me më shumë automjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municioneve.
Por Leopard 2 shihet si një ndryshim i mundshëm i lojës për Ukrainën, pasi është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në pushtim.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se opinionet mbeten të ndara për furnizimin e Ukrainës me tanke dhe ai mohoi që Berlini po e bllokonte një lëvizje të tillë.
Sipas ligjeve gjermane të eksportit, vendet e tjera që duan të furnizojnë Leopards – si Polonia dhe Finlanda – nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë derisa Berlini të japë aprovimin.
Tanket aktuale të Ukrainës janë kryesisht modele të vjetra sovjetike. Më shumë se 2000 Leopards janë në magazinat në të gjithë Evropën.
Presidenti Zelensky beson se rreth 300 prej tyre mund të ndihmojnë në mposhtjen e Rusisë.

Nuk gabon Gjermani te jape tanqet se e di sh mire qe nese nje prej tyre kapet nga ruset zbulohet teknologjia dhe pikat e dobeta.
Pastaj mund tju vije rusi tek dera dhe nato te ha mune.
Ukraina ka keq,Nuk i do per llux.
Teknologjine ti mund ta kesh te njejte por nuk ke specialistet te njejte.
P.sh, sic shkruante nje analist britanik, teknologjia e aparateve optike ne Britanie e Madhe dhe ne Japoni eshte e njejte por as Britania e Madhe as Japonia nuk prodhohen me cilesine e aparateve gjermane (madje edhe radioteleskopi me i fuqishem qe SHBA ka hedhur ne hapesire e ka pasqyren prodhuar nga firma gjermane Zeiss. Sipas atij analisti difference vjen me shume nga kultura dhe etika e larte e punetorit dhe inxhinierit gjerman.
Mbi 30% e profileve të larta në Gjermani janë jo gjermanë bile disa shpikës specialistë gjetës të patentave të njohura janë kombe tjera,tjetër që të drejtën e licencës e kan kompani D mjafton p.sh. vaksina kundër Corona është patentë e çiftit turk Biontec
300 tanke ndryshojne fatin e luftes?
Po te ishte keshtu Amerika do te urdheronte Gjermanine qe te jepte 1000 mije te tilla, por realiteti eshte krejt ndryshe.
Rusia ka raketa dhe mbushje berthamore shume me te teper se Amerika dhe vete NATO, ato jane qe e vendosin fatin e luftes dhe jo tanket e prodhuara ne vitet ’80 te shekullit te kaluar.
20% e territrit i shkeputur nga Ukraina tavarish Zelensky dhe NATO t’a harojne qe do te rikthehet, te ruhen se mos u iki ndonje cope tjeter.
Ukraina mbi 300 vjet ka qene pjese e Perandorise Cariste dhe 65 vjet pjese e hartes se BRSS shtet i krijuar pas vitit 1991 pa asnje histori, kryeqytetit i pare i Perandorise cariste ka qene Kievei i themeluar prej saj.
Gjermania e ka ne ADN tmerrin e cizmes se ushtarit rus…….. Prusia Lindore sot eshte pjese e Polononise e cila u shty me dhune nga BRSS ne luften e dyte boterore duke i gllaberur tokat e saj.
Gjermania mendon per pas lufte sepse e dine mir qe ky sherr eshte midis amerikes/britanise dhe rusise dhe ajo e din mir qe gjermanise nuk mund ti kerkohet aq shume meqe ka pasur kushtin e mos armatosjes a e dini qe me shum leopard ka greqia se gjermania?
Mendoj se gjermania po kerkon heqjen e ketyre barrikadave nga perendimi pse jo mund te kerkoje edhe prodhimin e kokave berthamore ndyshe pse duhet te jete e rangut te dyte dhe ti kerkohet llogari sikur te jete e rangut te pare?