Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zëra të rinj që dëshmojnë se “shpirti i arbërit rron”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zëra të rinj që dëshmojnë se “shpirti i arbërit rron”
Kulture

Zëra të rinj që dëshmojnë se “shpirti i arbërit rron”

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Akademik Gjovalin Shkurtaj

 

Sot ishte dita e katërt e leksioneve në kuadrin e “Ditëve të Drejtshkrimit”, por mendoj se ishte edhe dita më e bukur, sepse patëm rastin e gëzueshëm të kishim si ligjerues dy prej figurave me të dalluara të profesoratit arbëresh të Italisë: prof.Françesko Altimarin nga Universiteti i Kosencës dhe prof.Matteo Mandalà nga Universiteti i Palermos. Hera e mbarë e ka prurë që këta të dy, sot edhe anëtarë të Akademisë sonë të Shkencave, t’i kem njohur qysh shumë vjet më parë, (më 1973) kur ata ishin ende të rinjë, por kanë qenë, qysh kur ishin studentë (përkat. të prof.Francesko Solanos (në Kalabri) dhe të prof.Antonino Guzzettës në Sicili), kanë qenë të dalluar si e ardhshmja  e studimeve arbëreshe dhe albanologjike në Itali dhe, jam shumë i lumtur, që sot atë dëshirë të mentorëve të tyre , e shohim të realizuar kaq mirë në frgurën e dy profesorëve të shquar që na folën e na mrekulluan me  kumtesat e tyre pak të themi magjistrale.

- Publicitet -

Arbëreshët e Italisë përbëjnë një diasporë të kahershme historike, të shtrirë në rreth 50 vendbanime në krahinat e Kalabrisë,  Puljes,  Bazilikatës, Molizes dhe të Sicilisë, po edhe një shtresë të “diasporas së diasporës”, që ka depërtuar me kohë gati në të gjitha qendrat urbane të Italisë Jugore dhe në shumë nga metropolet e Italisë së Veriut, si në Napoli, Romë, Milano, Torino, Firence etj. Të shumta janë sot edhe “networket” arbëreshe edhe në vise të tjera të Evropës Perëndimore, sidomos në qytete e mëdha industriale të Gjermanisë, Francës, Zvicrës etj. si dhe në Amerikë e deri në Australi. Sipas disa studiuesve të autoritetshëm të antropologjisë sociale, sot në Itali janë rreth njëqind mijë arbëreshë, shumica edhe shqipfolës (albanofonë), si dhe gati po aq të tjerë që e pranojnë dhe e pohojnë  se janë me origjinë etnike nga Shqipëria, ndonëse tashmë janë vetëm italishtfolës.

Mërgimi i arbëreshëve në Itali ka pasur arsye historike dhe është kryer, në fakt, fillimisht në kuadër të një bashkëpunimi e ndihme të ndërsjellë midis princit të famshëm shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe mbretit të Aragonës, Alfonsit I, i cili, ia njihte vlerat dhe ia provoi nderet e forcën ushtrisë që i dërgoi asokohe për ta ndihmuar fqinji trim e bujar i përtej Adriatikut.Porse valët e mërgimit të arbëreshëve drejt Italisë fqinje, sidomos drejt Kalabrisë dhe Sicilisë, do të shtoheshin pas vdekjes së Skënderbeut (1468), kryesisht për shkak të rrënimit ekonomoik dhe të dhunës e terrorit që ushtruan pushtuesit osmanë. Sidoqoftë, dyndja e arbëreshëve nga Shqipëria në Itali dhe përfshirja e tyre në jetën e bëmat e Jugut, gati gjithmonë të varfër e problematik, ku ata edhe u bënë qytetarë të përhershëm, ka qenë një faktor pozitiv dhe një urë miqësie midis Shqipërisë dhe Italisë.

Historia e Italisë në këta pesë shekujt e fundit dëshmon se arbëreshët janë shquar gjithandej si bujq e punëtorë të mirë, si qytetarë të devoçëm dhe kanë rrojtur e rrojnë në harmoni të plotë me fqinjët e tyre italianë, ndonëse kanë ruajtur me krenari gjuhën shqipe dhe traditat kulturore e lidhjet shpirtërore me etninë prej nga e kanë zanafillën. Edhe sot, arbëreshët thonë se janë “gjak i shprishur nga Albania”, porse kjo gjë nuk i ka penguar ata për t’u përfshirë me plot dinjitet në rrjedhat pozitive të jetës në atdheun e tyre të dytë, në Itali. Ndihmesa e arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat historike me rëndësi për popullin Italian) ka qenë realitet dukshëm dhe i njohur nga të gjithë. Në mënyrë të veçantë mund të përmendet ndihmesa e tyre në luftërat garibaldine për bashkimin e Italisë, ku arbëreshët e Kalabrisë dhe të Sicilisë qenë në ballë të luftëtarëve më të shquar, aq sa vetë Xhuzepe Garibaldi i pat quajtur ata “heronj të njëmijë luftërave” dhe ofroi një shumë të madhe të hollash për mëkëmbjen e Kolegjit Arbëresh të Shën-Adrianit në Shën-Mitër Koronë.

Duke i përgëzuar kolegët (apo, më saktë, miqtë dhe vëllezërit tanë) arbëreshë F.Altimarin e M.Mandalanë  për sa na folën sot dhe, mbi të gjitha, duke i falënderuar për kumtet (mesazhet)  shumë të rëndësishme që parashtruan në kumteat e tyre për shqipen standarde si “çatia e të gjitha të folmeve shqipe” në trojet shqiptare ballkanike dhe në diasporën arbëreshe e përgjithësisht në diasporat e hershme e të reja në dhe të huaj, desha vetëm të theksoj se, edhe pesëqind vjet më parë, ashtu si sot, gjuha shqipe për arbëreshët ka qenë dhe është përherë e lidhur me thelbin dhe simbolikën e  vetë ekzistencës së tyre: ata  pohonin  atëherë dhe po e pohojnë bujshëm edhe sot të njëjtën gjë, sa të thjeshtë e madhështore: “na jemi arbëreshë“. Mund të duket  se kjo është një gjë e thjeshtë, sepse është një fakt i njohur dhe i pohuar nga gjithkush, që arbëreshët janë shqiptarë të Italisë, janë një element etnik që për më se pesë shekuj qysh nga mërgimi i të parëve të tyre në  Kalabri, Sicili, Pulje e Bazilikatë etj., brez pas brezi kanë ruajtur gjuhën shqipe, kanë ruajtur kujtimin  se janë arbëreshë apo “gjak i shprishur” nga Shqipëria, kanë ruajtur krenarinë  për origjinën e tyre. Po madhështorja ku është? Madhështorja është ajo që u pohua edhe në dy ligjeratat e sotme të dy studiuesve të shquar arbëreshë, njëherazi dhe anëtarë të jashtëm të Akademisë sonë të Shkencave dhe të Akademisë së Shkencave të Kosovës. Ngulimet arbëreshe paraqesin sot një diasporë historike të moçme e disashekullore, të shprishur dhe të përhapur tejendanë nëpër gjithë Italinë Jugore e në Sicili, që natyrisht, është e përfshirë, tashmë, ligjërisht  e “in tutto e per tutto” në jetën  e në konfiguracionin e Italisë, si shtetas italianë, por që, megjithëkëtë, arbëreshët nuk jepen kurrë: ata duan të flasin e të  këndojnë  shqip, të dallohen në mjedisin italian se janë pikërisht të tillë: ARBËRESH/ALBËRESH = ITALO-ALBANESI. Ata janë, pra, qytetarë italianë, me origjinë dhe gjuhë të ndryshme prej shtetasve të tjerë të vendeve ku ndodhen, ndonëse tashmë ata edhe italishten e kanë  nxënë dhe e kanë kudo si gjuhë “bukje”, kurse shqipen, në variantin e tyre dialektor  tradicional e me   shumë dukuri ruajtëse (konservative) e kanë pasur dhe vijojnë ta kenë kurdoherë si gjuhë të “zemrës“.Ka njerëz që këtë e kanë quajtur “mrekulli”, porse ajo nuk është aspak një  mrekulli. Përkundrazi, po të ishte një mrekulli, do të kishte zgjatur më pak. Sllavët, që i kemi fqinj, thonë një fjalë të urtë “Vsjako çuda do tre dana“, që do të thotë në shqip: “çdo mrekulli zgjat deri  në tri ditë”. Puna e arbëreshëve, jeta e tyre prej kaq shekujsh me kujtimin krenar të mëmëdheut të lavdishëm dhe, sidomos, ruajtja me aq forcë e gjuhës dhe e etnicitetit të tyre si arbëreshë, nuk është aspak një mrekulli, por është një realitet.

Një realitet i bukur dhe i shkëlqyeshëm (ashtu i fortë dhe i pëlleshëm e) që mbetet gjithnjë në vlim, që në vend se të tretet e të shuhet, siç ka ndodhur e ndodh zakonisht me çdo diasporë, përkundrazi, rilind dhe përparon me jetësi të çuditshme.  Kjo jetësi arbëreshe ka qenë gjithmonë gurrë e pashtershme për mbrothësinë e gjuhës shqipe. Është një gjë shumë e bukur që, edhe sot, lulja e intelektualëve të diasporës arbëreshe në Itali, qoftë ata që nëpër katundet apo qendrat e vogla, me modesti, por edhe me shumë devotshmëri, veprojnë si lëvrues e veprimtarë të thjeshtë vendorë (mësues, priftërinj, këngëtarë, mbledhës të folklorit, artistë popullorë, drejtues të bashkive etj.), qoftë ata që kanë detyra e ngarkesa mjaft të larta e me prestigj zyrtar, siç është drejtimi i katedrave dhe i instituteve universitare të gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptaree arbëreshe në qytetet e mëdha ku ia mësynin mërgimarët dhe ku tashti është e pranishme një  masë e madhe e rinisë studentore nga katundet  arbëreshe, si në Kozencë, në Palermo, po edhe në Napoli, në Romë, në Bari e në Leçe etj. Mund (dhe duhet) ta themi me një krenari të ligjshme se,  në të gjitha qendrat tradicionale të diasporës arbëreshe dhe veçanërisht në universitetet ku ka katedra të gjuhës shqipe apo edhe institute të albanologjisë, qoftë vetë titullarët, qoftë edhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët të gjithë i njohim, nuk shkëputen  kurrë nga hullia e shqiptarësisë. Madje, duke i zgjeruar e zhvilluar  edhe më tej hapësirat e studimeve rreth gjuhës shqipe, rreth traditave gojore e letërsisë së shkruar të ngulimeve arbëreshe e më gjerë, duke përgatitur e botuar edhe vepra madhore si ato që janë vënë në dorë të lexuesve gjatë këtyre dhjetë- pesëmbëdhjetë vjetve të fundit, për të cilat kumtoi hollësisht e me ilustrime e referime të pasura e mahnitëse prof. F. Altimari (realizuar me bashkëpunimin e rendësishmë me studentë dhe doktorantë të Univeristetit të Kalabrisë) dhe nga nga prof. M.Mandala (me bashkëpunëtorët e tij në Universitetin e Palermos), të cilët, ashtu si dhe disa drejtues të katedrave të tjera të gjuhës shqipe në univeristetet italiane, janë dishepuj të vërtetë e krenarë të De Radës së Madh.

U urojmë kolegëve tanë të dashur  e të nderuar (F.Altimarit dhe M.Mandala-së) jetë të gjatë e vlagë pune për vepra të tjera të rëndësishme si ato për të cilat kumtuan sot, po edhe që vlerësimet, pohimet dhe porositë e tyre të vyera të bien në veshin a atyre që kanë në dorë projktet dhe mundësitë e duhura për ta organizuar e drejtuar punën kërkimore dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe ashtu si e kërkojnë kushtet dhe nevojat e sotme.

Tiranë, 24 nëntor 2022

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?