Përfundon numërimi i votave në Brazil. Presidenti në ikje tashme dhe udhëheqësi i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro mposhtet nga ish-presidenti i krahut të majtë Luiz Inácio “Lula” da Silva në raundin vendimtar të votimit presidencial të Brazilit.
Në raundin e dytë që u mbajt dje, Lula fitoi 50.8% të të gjitha votave të vlefshme në gati 49.2% për Bolsonaron. Lula, president nga 2003 deri në 2010, kërkoi një rikthim politik disa kohë pasi u përfshi në disa skandale korrupsioni.
Por pas shpalljes i pafajshëm, kërkoi që të garonte sërish kundër Balsonaros. Gjatë fushatës elektorale, kritikët e Bolsonaros e akuzuan atë për keqpërdorimin e pandemisë Covid dhe lejimin e shpyllëzimit të shfrenuar në Amazon.
Madje mbështetjen më të madhe e kishte nga druvarët, familjet e tyre dhe zonat që merrnin para nga prerja e drruve. Dy kandidatët janë të kundërt polare; Lula është një ish-udhëheqës i sindikatave të krahut të majtë dhe Bolsonaro është një populist i krahut të djathtë dhe ish kapiten i ushtrisë, por duket se brazilianët zgjodhën rikthimin e Lulës. Madje fitorja e tij u prit me lot e fishëkzjarre.
Por kush është Lula?
Luiz Inácio “Lula” da Silva, një ish-punëtor metali dhe lider sindikale, u bë një fytyrë e njohur gjatë grevave të viteve 1970, kur punëtorët kërkuan paga më të larta, duke sfiduar sundimtarët ushtarakë të Brazilit. Ai erdhi në pushtet duke premtuar ndryshime.
I ndihmuar nga çmimet e larta të mallrave, ai shpenzoi të ardhurat e papritura në fusha të tilla si arsimi i lartë dhe programet e mirëqenies që kontribuan në nxjerrjen e miliona brazilianëve nga varfëria. Vitet e fundit, trashëgimia e tij u ndot kur partia e tij – dhe vetë Lula – u lidh me skandale korrupsioni. ë vitin 2017, ai u dënua me 9 vjet burg.
Dënimet e tij u anuluan 4 vjet më vonë, por ashpërsia e tij me ligjin do të thotë se shumë miliona brazilianë e shohin atë si një politikan të korruptuar të papërshtatshëm për detyrë.

Presidenti i SHBA Joe Biden e uroi atë dhe Brazilin për “zgjedhjet e drejta dhe të besueshme”. Ai shtoi: “Mezi pres të punojmë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve tona në muajt dhe vitet në vijim”.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se fitorja e da Silva “hap një faqe të re në historinë e Brazilit” dhe u zotua se të dy kombet “do të rinovojnë lidhjet e miqësisë” dhe do të bashkojnë forcat për të përballuar “sfidat e shumta të përbashkëta… midis dy vendeve tona”.
Frank Bainimarama, kryeministri i Fixhit dhe aktivist i mjedisit, tha se Amazona ishte “mushkëritë e planetit” dhe mirëpriti premtimin e tij për shpyllëzimin.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau gjithashtu iu referua mjedisit ndërsa përgëzoi z. da Silva. Ai tha se mezi pret të punojë për të “forcuar partneritetin midis vendeve tona, për të dhënë rezultate për kanadezët dhe brazilianët dhe për të avancuar prioritetet e përbashkëta – si mbrojtja e mjedisit”.
Presidenti në largim, Jair Bolsonaro, ishte akuzuar për mbikëqyrjen e një epoke të re të shpyllëzimit që shumica besohej se ishte zhdukur. Ai hoqi shumë mbrojtje mjedisore për pyjet e shiut, gjë që çoi në rritje të shpejtë të shpyllëzimeve dhe shumë zjarre – dhe që çoi në një dyfishim të emetimeve të CO2 në 2019 dhe 2020.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha gjithashtu se blloku do të punojë me da Silva, i njohur botërisht si Lula, “në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke përfshirë tregtinë, mjedisin dhe ndryshimet klimatike”.
j.l./ dita

Dhe ankohemi per popullin Shqiptare si apolitike, ja dhe populli Brazilian e hengri prap karamelen e ” majte” te helmatisur te kolonizimit modern.
E djathta ne Ameriken Latine ka qene ne pushtet vetem si junte ose autokraci, madje te drejtuara nga figura pa peshe e merite, ushtarake e jo politikane kariere.
Lula da Silva ka kaluar ne politike duke kapercyer portat e Ferrit.
Uroj qe brazilianet te ringrihen ne demokraci te vertete e t’i japin fund grabitjes se pasurive te medha te vendit nga shumekombeshet.
Edhe nje here u demonstrua,qe turma eshte aq me iracionale,ne veprime,sa me e pazhvilluar te jete ajo:
Me rikthimin e ketij super te korruptuari,ne Brazil,do te rikthehet dhe do te rilulezoje krimi,nga bandat e rruges,ku korrupsioni i rikthyer i markes lula,do te duket si e keqja me e vogel.