Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në SHBA, deri tani republikanët kanë 209 vende. Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet në SHBA, deri tani republikanët kanë 209 vende. Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit
BoteKryesore

Zgjedhjet në SHBA, deri tani republikanët kanë 209 vende. Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Republikanët iu afruan edhe më shumë të enjten mundësisë për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por me një shumicë të ngushtë dhe larg pritshmërive për një vale të kuqe siç kishin parashikuar. Për kontrollin e kësaj dhome nevojiten të paktën 218 vende nga 435 që ka ajo gjithsej. Aktualisht republikanët kanë fituar 209, ndërsa demokratët 192. Numërimi vazhdon për 34 vende të tjera.

Fati i Senatit varet nga rezultati në disa gara të ngushta. Republikanët kanë fituar 49 nga 100 vende që ka Senati ndërsa demokratët 48. Aktualisht pritet rezultati për Nevadën dhe Arizonën ndërsa Xhorxhia ka kaluar në balotazh, i cili do të mbahet më 6 dhjetor. Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit nëse i fiton të dyja garat, atë në Nevada dhe në Arizona.

Por ekziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vjet, kontrolli i Senatit të varet nga rezultati i balotazhit në Xhorxhia. Në garë është senatori demokrat në detyrë Raphael Warnock i cili sfidohet nga republikani Herschel Walker.

- Publicitet -

Sipas ligjit të këtij shteti një kandidat shpallet fitues kur merr të paktën 50 % të votave, gjë që nuk ndodhi në raundin e parë.

Kontrolli i Kongresit do të jetë përcaktues edhe për fatin e axhendës së Presidentit Biden për dy vitet e ardhshme. Një shumicë republikane mund t’ia vështirësonte përmbushjen e shumë prej prioriteteve të tij.

Zgjedhjet e këtij viti për Kongresin i tejkaluan prishmëritë historike për një parti që drejton Shtëpinë e Bardhë. Partia në pushtet pothuajse gjithmonë pëson humbje në zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit, por edhe nëse republikanët fitojnë Dhomën, humbja e demokratëve nuk do të jetë aq e madhe sa mendohet para zgjedhjeve, ose siç ndodhi më, ose 2018 në 2010.

Një shumicë e vogël në Dhomën e Përfaqësuesve do të përbënte një sfidë të madhe për republikanët dhe kryesisht kreun aktual të republikanëve në këtë dhomë Kevin McCarthy. Ky i fundi pritet të marrë pozicionin që mban aktualisht Nancy Pelosi, duke u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Me një shumicë të brishtë në këtë dhomë zoti McCarthy do të kishte pak hapësirë për gabime për të çuar përpara axhendën republikane. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 3:45 pm

    Republikanet kane figura te reja dhe te pakonsumuara ne politike. Rasti me I mire i zgjedhjeve ne California ku shumica e vendeve per shtepine I shkuan republikaneve.Tani vecse pritet orteku Donald Trump te kandidoje per president ne zgjedhjet e ardheshme.

    Reply
  • Aqif Aqifi says:
    November 11, 2022 at 5:10 pm

    Këtë ortekun me dëborë te shkrirë e shikon vetëm ky zotnia lartë Te gjithë kandidatet republikanë qe kanë fituar vertete jane pjesë e Partisë Republikane por jane kundershtar te Trapit dhe janë per mbrojtjen e instituzioneve demokratike (e kunderta e asaj qe kerkon te beje Trapi)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri
  • Shpresë e re për pacientët me melanomë: Vaksina e personalizuar e mRNA-së jep rezultate pozitive

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  2. Tellalli on 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  3. xxx on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  4. 1thundrak on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  5. 1thundrak on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?